Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës

Shqipëria ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 19 herë prej debutimit në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë.

Festivali i Këngës, një festival i kahershëm që zhvillohet çdo vit në Shqipëri që nga viti 1962, përdoret për të përzgjedhur përfaqësuesin e shtetit për Eurovizionin e atij viti. Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 me Anjeza Shahinin në vendin e shtatë. Ai mbeti rezultati më i lartë i shtetit në garë deri në vitin 2012, kur Rona Nishliu përfundoi e pesta.

Shqipëria
Flag
Televizioni transmetuesRadio Televizioni Shqiptar (RTSH)
Eventi përzgjedhësFestivali i Këngës (2004-2023)
Paraqitjet
Paraqitjet19 (11 finale)
Paraqitja e parë2004
Rezultatet më të miraVendi i 5-të: 2012
Link
Faqja zyrtare: Shqipëria në Eurovizion

Historia

Vitet 2000

Transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), shprehu synimin e tyre për të marrë pjesë në Eurovision 2002 dhe 2003, por atyre iu refuzua pjesëmarrja për shkak të numrit të madh të shteteve pjesëmarrëse.

Megjithatë, Shqipëria debutoi në konkursin e vitit 2004 në Stamboll me këngën "The Image of You" interpretuar nga Anjeza Shahini. Shteti mblodhi 106 pikë në finale dhe përfundoi në vendin e shtatë duke mbetur vendi më i lartë i tij deri në vitin 2012. Në vitin 2005, për shkak të renditjes në top 11 të shtetit në vitin e kaluar, hyrja pasuese "Tomorrow I Go" nga Ledina Çelo u kualifikua automatikisht në finale dhe arriti në vendin e gjashtëmbëdhjetë në Kiev. Një vit më pas, Luiz Ejlli me këngën e tij “Zjarr e ftohtë” nuk arriti të kualifikohej në finale në Athinë duke shënuar njëkohësisht herën e parë të moskualifikimit në historinë e pjesëmarrjes.

Kënga pjesëmarrëse e vitit 2007 ishte "Hear My Plea" e Frederik Ndocit, interpretuar në Festivalin e Këngës 45 si "Balada e gurit". Kënga u interpretua në Eurovizion në anglisht dhe shqip. Në gjysmëfinalen e garës, ai mori 49 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të nga 28 dhe duke mos arritur të kualifikohej në finale.

Fituesja e Festivalit të Këngës 46 u shpall Olta Boka me këngën “Zemrën e lamë peng”. Megjithatë, rezultati i jurisë që zgjodhi fituesin ishte i diskutueshëm dhe dolën zëra se dy gjyqtarët e fundit i dhanë qëllimisht vlerësime të larta Bokës për të shmangur dërgimin e nënkampioneve, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, në garë. Reagimet e shtypit në Shqipëri nuk ishin të kënaqura me vendimin dhe RTSH-ja njoftoi se do të hetonte për mashtrimin e pretenduar nga dy gjyqtarët e fundit për të dhënë pikët e tyre. Pavarësisht kësaj, fitorja e Olta Bokës mbeti dhe ajo këndoi për Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2008 në Beograd, Serbi. Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 9-ta në një fushë me 19 në gjysmëfinalen e dytë dhe në finale mori 55 pikë, duke mbetur e 17-ta me 25 pikë.

Shqipëria ishte shteti i parë që zgjodhi artistin e tyre dhe prezantoi publikisht këngën e tyre për Eurovision 2009. Fituesi u zgjodh sërish nga Festivali i Këngës. Fituese e Festivalit të Këngës 47 u shpall Kejsi Tola me këngën "Më merr në ëndërr", e cila është kompozuar nga kompozitorët e këngës së parë të Shqipërisë Edmond Zhulali dhe Agim Doçi. Kënga u interpretua në anglisht si "Carry Me in Your Dreams". Shqipëria u rendit e 7-ta nga 19 në gjysmëfinalen e dytë me 73 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, ku u përdor si juria ashtu edhe televotimi, Shqipëria shënoi 48 pikë, duke përfunduar e 17-ta në një fushë me 25. Megjithatë, nëse do të ishte përdorur vetëm televotimi, Shqipëria do të ishte e 11-ta në garë. Në të kundërt, nëse do të ishte përdorur vetëm votimi i jurisë, Shqipëria do të ishte e 23-ta.

Vitet 2010

Fituesja e Festivalit të Këngës 48 u vendos më 27 dhjetor, ku Juliana Pasha fitoi ndaj ish-fitueses Anjeza Shahini. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2010 në Oslo me këngën "It's All about You". Kënga ishte një kompozim tipik me ritëm të lartë dhe është krahasuar me këngën "Keeps Gettin' Better" të Christina Aguilera-s dhe "Womanizer" të Britney Spears. Shqipëria doli e 6-ta në gjysmëfinalen e parë me 76 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, Juliana përfundoi e 16-ta me 62 pikë ku mori 12 pikë nga Maqedonia.

Pjesëmarrësja shqiptare për Eurovizionin 2011 u zgjodh në Festivalin e Këngës 49 në dhjetor të vitit 2010 dhe doli të ishte Aurela Gaçe, duke fituar për herë të tretë pas 10 vitesh. Kënga e saj u quajt "Kënga ime" dhe u përkthye në anglisht me emrin "Feel the Passion", publikuar më 12 mars 2011, gjatë një shfaqjeje të quajtur "Historia nis këtu" në RTSH. Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e parë kundër 18 shteteve të tjera, duke luftuar për një vend në finale më 14 maj. Megjithatë, ata humbën kualifikimin për në finale për herë të parë në 4 vjet, duke u renditur në vendin e 14-të.

Shqipëria konkurroi në konkursin e vitit 2012 me këngën "Suus", e cila u interpretua nga Rona Nishliu. Kënga kaloi në finale, duke u renditur në vendin e 5-të në total me 146 pikë. Rezultat rekord për Shqipërinë ka shënuar Rona Nishliu nga Kosova.

Shqipëria konkurroi në Eurovision 2013 me këngën "Identitet" e cila u interpretua nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Kjo këngë u zgjodh fituese përmes Festivalit të Këngës. Rezultatet vareshin vetëm nga votimi i jurisë. Në mesin e ekspertëve në juri ishte edhe shefi i delegacionit italian në Eurovision Song Contest, Nicola Caligiore, i cili përshëndeti dhe dha pikët në anglisht për të gjithë shikuesit nga transmetimi i Eurovision.tv. Shqipëria doli e 15-ta në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës 2013 në Malmö dhe nuk arriti të shkonte në finale.

Më 28 dhjetor 2013, Herciana Matmuja fitoi Festivalin e Këngës 52 dhe u zgjodh për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2014 me këngën e saj "One Night's anger". Në kohën para Eurovizionit 2014 ajo regjistroi versionet në anglisht dhe shqip të kësaj kënge. Më 16 mars ajo publikoi versionin përfundimtar të 'One Night's anger' për Eurovision 2014. Shqipëria nuk arriti të kualifikohej për të dytin vit radhazi.

Më 28 dhjetor 2014, Elhaida Dani fitoi Festivalin e Këngës 53 me këngën "Diell", dhe kjo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2015. Më 23 shkurt 2015 u njoftua se tekstshkruesit kishin vendosur ta tërhiqnin këngën për "arsye personale dhe të parevokueshme", dhe Dani do të performonte diçka tjetër në Eurovizion. Të nesërmen u zbulua se Dani do të performonte "I'm Alive".

Më 27 dhjetor 2015 Eneda Tarifa fitoi Festivalin e Këngës 54 me këngën e saj "Përrallë" që nënkuptonte se do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion 2016. Më vonë u përkthye në anglisht dhe u quajt "Fairytale" dhe videoklipi u shfaq premierë në lajmet e mbrëmjes në TVSH. Shqipëria nuk arriti të kualifikohej, duke dalë e 16-ta nga 18 në gjysmëfinalen e dytë.

Pasi nuk arriti të kualifikohej edhe një herë më 2017 me Linditën dhe këngën “World”, Shqipëria u rikthye në finale në vitin 2018 me këngën “Mall” të Eugent Bushpepës. Përfundoi në vendin e 11-të nga 26 në finale duke marrë 184 pikë, duke i dhënë Shqipërisë rezultatin e tretë më të mirë në garë që nga debutimi i saj.

Në vitin 2019, Shqipëria përzgjodhi Jonida Maliqin për ta përfaqësuar me këngën "Ktheju tokës". Shqipëria arriti të kualifikohej nga gjysmëfinalja e dytë, duke u bërë hera e parë që Shqipëria kualifikohej dy herë radhazi që nga viti 2009 dhe 2010. Në finale, ajo u rendit e 17-ta me 90 pikë.

Vitet 2020

Për konkursin 2020, Shqipëria zgjodhi Arilena Arën për ta përfaqësuar shtetin e saj pasi fitoi Festivalin e Këngës 58 me këngën "Shaj" më 22 dhjetor 2019. Më 9 mars 2020, një version i rinovuar i këngës me emrin "Fall from the Sky" u publikua në anglisht. Sidoqoftë, konkursi i vitit 2020 u anulua më 18 mars 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19 në Evropë.

Për konkursin e vitit 2021, RTSH-ja bëri të ditur se Arilena Ara nuk do të rizgjidhej nga brenda për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe se Festivali i Këngës 59 do të vazhdonte siç ishte planifikuar. Finalja kombëtare u zhvillua më 23 dhjetor 2020 dhe u fitua nga Anxhela Peristeri me këngën "Karma". Anxhela arriti të kualifikohej në finale, duke e bërë të parën që nga viti 2008-2010 që Shqipëria të kualifikohej tri herë radhazi. Në finale ajo u rendit e 21-ta me 57 pikë.

Për konkursin e vitit 2022, Ronela Hajati fitoi Festivalin e Këngës 60 dhe u përzgjodh për ta përfaqësuar shtetin me këngën “Sekret”. Kënga iu nënshtrua një rinovimi përpara Eurovizionit, ku u shtuan linja në anglisht dhe spanjisht. Megjithatë, nuk arriti të kualifikohej në finale, duke dalë në vendin e 12-të nga 17 në gjysmëfinalen e parë.

Për konkursin e vitit 2023, Albina Kelmendi dhe familja e saj doli e dyta në Festivalin e Këngës 61, por u përzgjodh nga publiku për ta përfaqësuar shtetin me këngën “Duje”. Ata arritën të kualifikohen në finale, duke u renditur në vendin e 9-të me 83 pikë. Në finale u renditën në vendin e 22-të me 76 pikë.

Pjesëmarrësit

Treguesi
2 Vendi i dytë
Vendi i fundit
X Kënga u zgjodh, por nuk konkurroi
Viti Artist(ë) Kënga Gjuha Finale Pikë Gjysmëfinale Pikë
2004 Anjeza Shahini "The Image of You" Anglisht 7 106 4 167
2005 Ledina Çelo "Tomorrow I Go" Anglisht 16 53 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës 
2006 Luiz Ejlli "Zjarr e ftohtë" Shqip Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  14 58
2007 Frederik Ndoci "Hear My Plea" Anglisht, shqip 17 49
2008 Olta Boka "Zemrën e lamë peng" Shqip 17 55 9 67
2009 Kejsi Tola "Carry Me in Your Dreams" Anglisht 17 48 7 73
2010 Juliana Pasha "It's All About You" Anglisht 16 62 6 76
2011 Aurela Gaçe "Feel the Passion" Anglisht Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  14 47
2012 Rona Nishliu "Suus" Shqip 5 146 2 146
2013 Adrian Lulgjuraj and Bledar Sejko "Identitet" Shqip Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  15 31
2014 Hersi "One Night's Anger" Anglisht 15 22
2015 Elhaida Dani "I'm Alive" Anglisht 17 34 10 62
2016 Eneda Tarifa "Fairytale" Anglisht Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  16 45
2017 Lindita "World" Anglisht 14 76
2018 Eugent Bushpepa "Mall" Shqip 11 184 8 162
2019 Jonida Maliqi "Ktheju tokës" Shqip 17 90 9 96
2020 Arilena Ara "Fall from the Sky" Anglisht Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  X
2021 Anxhela Peristeri "Karma" Shqip 21 57 10 112
2022 Ronela Hajati "Sekret" Shqip, Anglisht Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  12 58
2023 Albina and Familja Kelmendi "Duje" Shqip 22 76 9 83
2024 TBD December 2023 Upcoming

Çmime

Barbara Dex Award

Viti Performues Qyteti pritës Ref.
2012 Rona Nishliu Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Baku

Komentuesit dhe spikerët

Viti Komentues Spiker Ref.
2003 I panjohur Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës 
2004 Leon Menkshi Zhani Ciko
2005 Leon Menkshi Zhani Ciko
2006 Leon Menkshi Leon Menkshi
2007 Leon Menkshi Leon Menkshi
2008 Leon Menkshi Leon Menkshi
2009 Leon Menkshi Leon Menkshi
2010 Leon Menkshi Leon Menkshi
2011 Leon Menkshi Leon Menkshi
2012 Andri Xhahu Andri Xhahu
2013 Andri Xhahu Andri Xhahu
2014 Andri Xhahu Andri Xhahu
2015 Andri Xhahu Andri Xhahu
2016 Andri Xhahu Andri Xhahu
2017 Andri Xhahu Andri Xhahu
2018 Andri Xhahu Andri Xhahu
2019 Andri Xhahu Andri Xhahu
2021 Andri Xhahu Andri Xhahu

Pikët

Shqipëria ka dhënë 2310 Pikë gjithesej.Këto janë pikët e dhëna më se shumti:

Rangu Shteti Pikët
1 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Greqia 230
2 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Maqedonia e Veriut 183
3 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Italia 132
4 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Turqia 113
5 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Azerbajxhani 92

Shqipëria ka marrë pikë më së shumti nga :

Rangu Shteti Pikët
1 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Maqedonia e Veriut 209
2 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Greqia 198
3 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Zvicra 138
4 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Mali i Zi 106
5 Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës  Kroacia 88

Galeria

Shënime

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Shqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës HistoriaShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës PjesëmarrësitShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës ÇmimeShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës Komentuesit dhe spikerëtShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës PikëtShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës GaleriaShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës ShënimeShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës ReferimeShqipëria Në Festivalin Evropian Të Këngës Lidhje të jashtmeShqipëria Në Festivalin Evropian Të KëngësAnjeza ShahiniFestivali Evropian i KëngësFestivali Evropian i Këngës 2004Festivali Evropian i Këngës 2012Festivali i Këngës në RTSHFestivali i Parë i Këngës në RTSHRona NishliuShqipëriaStamboll

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HolandaFeja në KosovëNumrat romakëMatilda MakoçiFiset ilireQiprojaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësTretjaArteriaDiarrejaKalciumiShqipëria e MesmeLista e shteteve sipas popullsisëSistemi i organeve të frymëmarrjesSistemi riprodhues femërorMorfinaLista e qyteteve në GjermaniPankreasiKorridori VIIIMariana KondiLeku shqiptarHënaArben TaravariEgla CenoMercedes-BenzSami FrashëriPërcaktoriTurizmi në ShqipëriStimulim me gjoksIndi (organ)Josip RelaÇrregullimi bipolarLeje DrejtimiPjetër BogdaniSpondiliartrozaSëmundjet e zemrësADNThyesaSlloveniaKryefjalaMigjeniPashallëku i JaninësArma bërthamoreMbreti Zogu ISistemi urinarThomas EdisonPlakatQelizaDibraAdelina MamaqiPërrallaLezhaElhamdulilahGreqiaLista e shfaqjeve teatraleFiset shqiptareKanadajaElvana GjataKaratiNdotja e ajritADHDHistoriaNdajfoljaNdotjaAlbaniaSexhdeLiqeni i OhritRusiaGjuha shqipeThoma XhixhoEposi i kreshnikëveBetametazoniLista e filmave të ShqipërisëVlerësimi i nxënësveGrupet e gjakutDemografia e IranitLulëkuqja🡆 More