Historia E Koresë Jugore

Qytetërimi korean është një nga qytetërimet më të lashta të botës.

Gjetjet arkeologjike tregojnë se Gadishulli Korean u popullua qysh në periudhën e paleolitit të poshtëm. Historia koreane fillon me themelimin e shtetit Kogjoson më 2333 p.K. nga prijësit legjendar Tangun. Që nga bashkimi i tri mbretërive të Koresë më 668 e.s., gadishulli u sundua si një vend i vetëm nga dinastitë vendëse Silla, Gorjo dhe Çoson, duke i bërë ballë sulmeve të shumta kineze e japoneze. Perandoria Koreane u shpërbë më 1910, kur vendi u aneksua nga Japonia. Pas çlirimit dhe okupimit nga forcat sovjetike dhe amerikane në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, gadishulli u nda në Korenë e Veriut dhe të Jugut. Kjo e fundit u shpall shtet demokratik më 1948, ndonëse zgjedhje të lira e demokratike u zhvilluan deri në vitin 1987.

Historia E Koresë Jugore
Gyeongbokgung, 1395

Pas pushtimit të Koresë së Jugut nga Veriu më 25 qershor 1950, lufta pasuese mes dy Koreve përfundoi me një armëpushim të papërshtatshëm dhe që nga ajo kohë kufiri mes dy vendeve është më i fortifikuari në botë. Pas luftës, ekonomia jugkoreane u rrit dukshëm dhe vendi ka arritur të bëhet një nga ekonomitë më të fuqishme në botë, demokraci e plotë dhe fuqi rajonale në Azinë Lindore.

Koreja e Jugut është republikë presidenciale, e ndarë në 16 njësi administrative, dhe vend i zhvilluar me standard të lartë të jetesës. Është ekonomia e katërt më e madhe në Azi dhe e 13-ta në botë sipas barazisë së fuqisë blerëse. Ekonomia është e orientuar ndaj eksportit, me prodhim të përqendruar në elektronikë, automobila, anije, makineri, petrokemikale dhe robotikë. Korea e Jugut është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe ekonomive të G-20-shes. Është gjithashtu anëtare themeluese e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) dhe Samitit të Azisë Lindore.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ZgjebjaKryeministri i Maqedonisë së VeriutKalciumiSkeleti i njeriutLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneForcat e Armatosura të ShqipërisëMajlinda KelmendiDita e ÇlirimitPsoriazaAnemiaGordana KingjiPermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitFluturaEnergjiaPerandoria OsmaneVirusiProdhimi i Brendshëm BrutoDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeVlera ushqyeseSasia e nxehtësisëHIV/AIDSEkonomiaIbrahim RugovaIzet MexhitiLista e elementeve kimikëAriuHistoria e ItalisëIlir MetaMejozaPashallëku i JaninësLista e vendeve sipas sipërfaqesLista e elementeve kimike sipas numrit atomikRrethiLogopediaSistemi riprodhues femërorSlloveniaGjergj FishtaTelefoniAtomiNamazi i AkshamitFruthiNumëroriKarnavaletDaulljaPozicioni mashkulli-sipërPjetër BogdaniBektashiFrancaLumi i BunësDashuriaKalaja e KrujësGjakuTigriGjeografia e ShqipërisëKrahasimiDardanëtAutobiografiaHistoriaLegjendaPlani i biznesitMikroorganizmatLista e sureve në KuranMasaRomeo VeshajGreta ThunbergKoniUNESCOMbeturinatMbiemriLista e lumenjve në ShqipëriAsdren GjikolliDy pikatRrëqebulliDiarrejaFjodor DostojevskiFazat e detitMarin BarletiQeni i Sharrit🡆 More