Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010

Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010 ishte një ndeshje futbolli e luajtur në Stadiumin Santiago Bernabéu, shtëpia e Real Madridit, të shtunën më 22 maj 2010, për të vendosur fituesin e UEFA Ligës së Kampioneve 2009–10.

Kjo ishte finalja e parë e Ligës së Kampioneve që luhet të shtunën, në vënd të të mërkurës, që ka qënë përherë dita tradicionale. Ndeshja u fitua nga Internazionale, që mposhti klubin gjerman Bayern München 2–0 për të plotësuar tripletën, një arritje që nuk ishte arritur nga asnjë klub në Itali dhe Gjermani. Gjyqtarët e ndeshjes ishin nga Anglia me në krye Howard Webb.

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010
Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2010.

Kjo fitore i dha Interit Kupën Evropiane e tretë në histori, dhe të parën që nga viti 1965; për më tepër, kjo ishte finalja e parë që ata merrnin pjesë që nga viti 1972 si dhe u bë ekipi i parë italian që luan në finale që nga Milani në vitin 2007. Ndërkohë, Bayerni e kishte fituar këtë kompeticion për herë të fundit në vitin 2001 – e cila gjithashtu ishte edhe finalja e fundit që merrnin pjesë – edhe pse ekipi i fundit gjerman që kishte marrë pjesë në një finale ishte Bayer Leverkusen në vitin 2002. Kjo ishte finalja e parë që nga viti 2004 (Porto vs Monaco) ku nuk merr pjesë një ekip anglez, kjo pasi Manchester United u eliminua në çerek-finale me rregullin e golit jashtë fushe nga Bayerni. Kjo ishte finalja e katërt e luajtur në Santiago Bernabéu, pas finaleve të viteve 1957, 1969 dhe 1980.

Si fituesit e kompeticionit, Interi luajti kundër fituesve të Ligës së Evropës Atlético Madrid në UEFA Super Kupën 2010, si dhe u kualifikua në gjysëm-finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube.

Sfondi

Para finales së vitit 2010, Bayerni dhe Interi kishin luajtur gjithsej katër herë në kompeticionet evropiane. Në këto katër ndeshje, Bayerni mbante avantazhin me dy fitore kurse Interi kishte një; ndeshja tjetër ishte mbyllur në barazim. Ndeshja e parë midis dy ekipeve u luajtë në raundin e tretë të Kupës UEFA 1988–89; Interi fitoi ndeshjen 2–0 në Olympiastadion të Mynihut, por Bayerni u kundërpërgjigj me një fitore 3–1 në Milano duke u kualifikuar më tej me rregullin e golit jashtë fushe. Dy ekipet u vendosën në grup B në Ligën e Kampioneve gjatë sezonit 2006–07, sëbashku me Spartak Moskën dhe Sporting CP. Ndeshja e parë midis dy ekipeve u luajt në San Siro, ku Bayerni fitoi 2–0; ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 1–1.

Të dy ekipet shkuan në finale me objektivin për të plotësuar tripletën, një arritje që nuk e kishte arritur asnjë ekip nga të dy shtetet respektive. Interi i shkoi më afër në vitin 1965, kur ata fituan Serie A dhe Kupën Evropiane por u mposht 1–0 nga Juventusi në finalen e kupës. Bayerni fitoi titullin e Bundesligës në javën e fundit të sezonit falë një fitore 3–1 në transfertë ndaj Hertha BSC më 8 maj 2010, para se të arritin dopietën me një fitore 4–0 kundër Werder Bremen në finalen e kupës më 15 maj. Ndërkohë, Interi mposhti Romën më 5 maj për të fituar kupën për herë të gjashtë në histori, kurse më 16 maj, falë fitores 1–0 në transfertë ndaj Sienës, fitoi titullin e 18të të Serie A si dhe dopietën e dytë. Me të dy ekipet që do të luanin në finale si fituese të kampionatit dhe kupës respektivisht, ishte e garantuar që tripleta do të fitohej për të dytin sezon rresht, pas suksesit të të Barcelonës në sezonin 2008–09.

Trajnerët e të dy ekipeve e kishin fituar Ligën e Kampioneve më parë: trajneri i Bayernit Louis van Gaal e kishte fituar këtë kompeticion me klubin holandez Ajax në vitin 1995, kurse José Mourinho i Interit triumfoi me Porton në vitin 2004. Trajneri fitues (në këtë rast Mourinho) do të bëhej trajneri i tretë në historinë e kompeticionit që fiton me dy klube të ndryshme, duke ndjekur hapat e Ernst Happel (me Feyenoordin në 1970 dhe Hamburgun në 1983) dhe Ottmar Hitzfeld (me Borussia Dortmundin në 1997 dhe Bayern Munich në 2001). Kjo ishte finalja e pestë në histori ku dy trajnerët e ekipeve e kishin fituar më parë kompeticionin: finalet e tjera ishin ato të viteve 1962, 1978, 2002 dhe 2007.

Në Stadiumin Santiago Bernabéu më parë ishin luajtur tre finale të Kupës Evropiane (1957, 1969 dhe 1980). Real Madridi vetë fitoi finalen e vitit 1957 – fitorja e tyre e dytë nga pesë rresht – duke mposhtur Fiorentinën para 120,000 spektatorëve, pjesmarrja e dytë më e madhe në historinë e finaleve të Kupës Evropiane. Milani fitoi finalen e dytë në stadium, duke mposhtur Ajaxin 4–1 kurse Nottingham Forest mposhti 1–0 Hamburg në finalen e fundit që ishte luajtur në këtë stadium.

Stadiumi u hap në vitin 1947 pas zgjedhjes së Santiago Bernabéu Yestes si president i Real Madrdit. Pas ndërtimit, stadiumi kishte kapacitetin maksimal 75,000 ulëse, por u rrit në 125,000 pas shtimit të tribunës së katërt në vitin 1954. Stadiumi u zgjodh si një nga dy vendet për ndeshjet e Kupës Evropiane të Kombeve 1964, duke pritur dy ndeshjet e Spanjës, përfshirë edhe fitoren 2–1 në finale kundër Bashkimit Sovjetik. Si përgatitje për Kupën e Botës 1982, kërkesat e FIFA-s bënë që stadiumi të rinovohej, duke shtuar një mbulesë në tre nga katër tribunat dhe duke zvogëluar kapacitetin në 90,800 ulëse. Stadiumi priti të gjitha ndeshjet e grupit B si dhe finalen. Kthimi në një stadium i rrethuar me ulëse e paksoi kapacitetin në 75,000 ulëse. Zgjerimi i fundit ndodhi në vitin 2006 dhe stadiumi u bë me kapacitet 80,000 ulsëe. Megjithatë, vetëm rreth 75,000 ulëse ishin të disponueshme për finalen e vitit 2010.

Rruga drejt finales

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Bayern München Raundi Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Internazionale
Kundërshtari Rezultati Faza e grupeve Kundërshtari Rezultati
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Maccabi Haifa 3–0 (J) Java 1 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Barcelona 0–0 (B)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Juventus 0–0 (B) Java 2 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Rubin Kazan 1–1 (J)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Bordeaux 1–2 (J) Java 3 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Dynamo Kyiv 2–2 (B)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Bordeaux 0–2 (B) Java 4 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Dynamo Kyiv 2–1 (J)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Maccabi Haifa 1–0 (B) Java 5 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Barcelona 0–2 (J)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Juventus 4–1 (J) Java 6 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Rubin Kazan 2–0 (B)
Ndjekës në Grupin A
Ekipi Nd F B H Gsh Gp Dg Pk
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Bordeaux 6 5 1 0 9 2 +7 16
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Bayern München 6 3 1 2 9 5 +4 10
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Juventus 6 2 2 2 4 7 −3 8
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Maccabi Haifa 6 0 0 6 0 8 −8 0
Renditja finale Ndjekës në Grupin F
Ekipi Nd F B H Gsh Gp Dg Pk
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Barcelona 6 3 2 1 7 3 +4 11
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Internazionale 6 2 3 1 7 6 +1 9
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Rubin Kazan 6 1 3 2 4 7 −3 6
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Dynamo Kyiv 6 1 2 3 7 9 −2 5
Kundërshtari Rp. Nd 1rë Nd 2të Faza me eliminim Kundërshtari Rp. Nd 1rë Nd 2të
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Fiorentina 4–4 (a) 2–1 (B) 2–3 (J) Raundi i 16-tave Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Chelsea 3–1 2–1 (B) 1–0 (J)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Manchester United 4–4 (a) 2–1 (B) 2–3 (J) Çerek-finalet Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  CSKA Moska 2–0 1–0 (B) 1–0 (J)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Lyon 4–0 1–0 (B) 3–0 (J) Gjysëm-finalet Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Barcelona 3–2 3–1 (B) 0–1 (J)

Para-ndeshjes

Stadiumi

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Pjesa ballore e stadiumit para zhvillimit të finales.

Stadiumi Santiago BernabéuMadrid u zgjodh si vëndi mikpritës i finales pas një mbledhje të komitetit ekzekutiv të UEFA-s në VaduzLihtenshtajnit më 28 mars 2008. Komiteti – që gjithashtu zgjodhi stadiumin ku do të zhvillohej finalja e Ligës së Evropës – e bazoi vendimin e saj në bazë të kritereve, kapacitetit të stadiumit dhe sigurisë. Më para ishte vendosur që finalja do të luhej të shtunën; kjo ishte hera e parë që një finale e Ligës së Kampioneve do të luhej në këtë ditë. Ky vendim u mor nga komiteti në LuzernZvicrës më 30 nëntor 2007.

Indentiteti vizual unik i finales së vitit 2010 u zbulua në ceremoninë e veçantë në Ciudad del Fútbol Español të Madridit më 20 nëntor 2009. Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin ambasadori i finales Emilio Butragueño, presidenti i federatës spanjolle Ángel María Villar Llona dhe drejtori i kompeticioneve të UEFA-s Giorgio Marchetti. UEFA i ka dhënë finaleve të Ligës së Kampioneve një identitet vizual unik që nga viti 1999, me qëllim për t'i dhënë "një shije dalluese qytetit mikpritës". Në logo ishte trofeu i Ligës së Kampioneve në bërthamë, e rrethuar nga elemente të stemës së Ligës së Kampioneve; në logo ndodhej stadiumi Santiago Bernabéu si dhe Puerta de Alcalá. Logoja u modelua për të kapur aspektet "kulturale" dhe "fiesta" të Madridit për të cilat shquhet.

Dorëzimi i trofeut ndodhi në Palacio de Cibeles të Madridit më 16 prill 2010, kur Johan Cruyff dhe Joan Laporta – si përfaqësues të Barcelonës kampione të vitit 2009 – i rikthyen trofeun e Ligës së Kampioneve presidentit të UEFA-s Michel Platini. Platini më pas i dorëzoi trofeun presidentit të federatës spanjolle Ángel María Villar Llona dhe kryetarit të bashkisë Madrid, Alberto Ruiz-Gallardón, me qëllim për t'u ekspozuar në qytet deri në ditën e finales. Presidenti i Real Madridit Florentino Pérez, lojtarët Raúl, Kaká dhe Cristiano Ronaldo, dhe ambasadori i finales Emilio Butragueño ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Biletat

Pavarësisht se kapaciteti i stadiumit Santiago Bernabéu ishte mbi 80,000 ulëse, kapaciteti i disponueshëm për finalen e Ligës së Kampioneve ishte rreth 75,000 ulëse. Dy klubet finaliste morën nga 21,000 bileta secila, kurse 11,000 bileta të tjera u bënë të disponueshëm për publikun. Aplikimet për biletat u hapën më 8 mars 2010 dhe u mbyllën më 19 mars; fituesit u zgjodhën me llotari. Një numër i caktuar i këtyre biletave ishin veçanërisht vetëm për fëmijët; 2,000 bileta nga secila klub shkuan për fëmijët dhe të rriturit shoqërues të tyre, kurse nga publiku shkuan 1,000 bileta. Së fundmi, 500 bileta ishin rezervuar për fëmijët që merrnin pjesë në aktivitetet në Festivalin e Kampioneve të UEFA-s në javën e finales.

Një ngjarje për nisjen e shitjeve të biletave u mbajt në Madrid në 5 mars 2010, në të cilën u njoftua se si do të bëhej shitja biletave për finalen. Ngjarja u përdor gjithashtu për të promovuar fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen, dhe u ndoq nga ambasadori i finales, Emilio Butragueño, presidenti i Komunitetit të Madridit, Esperanza Aguirre, përfaqësues nga UEFA, Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll dhe klubi pritës, Real Madrid. Në ngjargje, Aguirres ju dha bileta e parë e finales nga Cristiano Ronaldo dhe Raúl.

Topi i ndeshjes

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Topi i finales së Ligës së Kampioneve në festivalin e Ligës së Kampioneve 2011 në Hyde Park, Londër.

Topi zyrtar i ndeshjes për finalen e Ligës së Kampioneve, i quajtur Adidas Finale Madrid, u prezantua për herë të parë më 9 mars 2010. Ky ishte topi i dhjetë që kishte modelin "Starball", e cila ishte bërë sinonimi i Ligës së Kampioneve. Çdo yll që ndodhej në top kishte një element të çdo logoje të dhjetë finaleve të fundit të Ligës së Kampioneve, të vizatuara me ngjyrë ari. Në referencë të ngjyrave të flamurit spanjoll, çdo yll i artë ka një vizë të kuqe, ndërsa ngjyra bazë e topit ishte e bardhë, duke j'u referuar fanellës së bardhë të Real Madridit. Topi ruajti strukturën "goosebump" të dy versioneve të mëparshme, por konfigurimi i panelit u ndryshua, duke u bërë Finale Madrid, me panelet që ndjekin modelin e yllit në top.

Gjyqtarët

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Howard Webb, gjyqtari i zgjedhur për ndeshjen finale.

Gjyqtari për finalen e Ligës së Kampioneve 2010 ishte Howard Webb, i cili përfaqsonte Shoqatën e Futbollit të Anglisë. Webb u bë gjyqtar ndërkombëtar në vitin 2005, duke drejtuar ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve në gusht të atij viti; ndeshja ishte Haka kundër Vålerenga, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues. Ndeshja e tij e parë në një ndeshje të fazës së grupeve erdhi një vit më pas, duke drejtuar përballjen midis Steaua Bucureşti dhe Lyon më 26 shtator 2006. Para finales së vitit 2010, ai kishte qënë gjyqtar në 17 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe nëntë në Kupën UEFA. Ai gjithashtu gjyqtar në UEFA Euro 2008 dhe FIFA Kupën e Konfederatave 2009. Pas finales, ai gjithashtu ishte gjyqtar në Kupën e Botës 2010 si përfaqësues i Federatës Angleze.

Si zakonisht, gjyqtari kryesor u shoqërua nga dy ndihmësa, një gjyqtar i katërt si dhe gjyqtari rezervë; ndihmësit e Webb ishin Darren Cann dhe Mike Mullarkey kurse Martin Atkinson ishte gjyqtar i katërt.

Transmetimi

Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, mbulimi televiziv i finales së Ligës së Kampioneve u transmetua në një rrjet tokësor mbarëkombëtar. Televzionet partner të Fox kapën mbulimin, duke filluar me një shfaqje para lojës në 14:30 (ora perëndimore)/11:30 (ora e paqsorit).

Ceremonia e hapjes

Finalja e Ligës së Kampioneve u hap zyrtarisht me Festivalin e Kampionëve të UEFA-s më 15 maj. Festivali u zhvillua në Parque del Retiro të Madridit dhe zgjati për një javë deri në ditën e finales. Aty u zhvilluan disa aktivitete dhe ekspozita për tifozët që të merrnin; disa aktivitete përfshinin edhe lojëra në fusha të vogla, si dhe tifozët kishin mundësi që të njiheshin me historinë e Ligës së Kampioneve. Në ditën e finales, festivali kulmoi me një ndeshje midis ish lojtarësh spanjoll dhe ish lojtarësh evropian.

Himni i UEFA Ligës së Kampioneve u performua nga tenori peruan Juan Diego Flórez.

Ndeshja

Përzgjedhja e ekipit

Formacioni i Interit që nisi finalen nuk ishte asnjë italian, kurse në formacionin e Bayernit kishte pesë gjerman, të gjithë pjesë e kombëtares gjermane që luajtën në Kupën e Botës 2010. Franck Ribéry ishte mungesa më e rëndësishme e Bayernit, i cili ishte pezulluar me tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Lyon për një faull ndaj sulmuesit Lisandro López, kurse për Interin mungonte mesfushori Thiago Motta, i cili ishte pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në gjysëm-finalen e dytë kundër Barcelonës.

Përmbledhja

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Koreografia e tifozëve të Interit para fillimit të ndeshjes.

Ndeshja u fitua nga Interi 2–0. Italianët luajtën me një startegji kundër-sulmi, e cila lejonte Bayernin ta mbante më shumë topin, por Interi e ruajti kryesimin me saktësi. Të dy golat u shënuan nga sulmuesi argjentinas Diego Milito në minutat 35të dhe 70të. Goli i tij i parë erdhi pas një topi të gjatë të portierit Júlio César, që u ul nga Milito te Wesley Sneijder, i cili i riktheu pasimin Militos që më pas shënoi. Goli i dytë i Militos erdhi pas një pasimi të Samuel Eto'os; ai shënoi pasi dribloi mbrojtësin Daniel Van Buyten në një duel një-kundër-një. Milito u zëvëndësua disa momente para përfundimit të takimit, duke u duartrokitur nga të gjithë tifozët zikaltër. Pas ndeshjes, ai deklaroi se fitorja solli një "lumturi të jashtëzakonshme" dhe gjithashtu shtoi se ekipi i tij e meritoi fitoren. Kapiteni i Bayernit Mark van Bommel deklaroi se Interi ishte "ekipi më efektiv", duke ju referuar taktikave të suksesshme të Interit në kundër-sulm. José Mourinho zbuloi pas ndeshjes se ai kishte dëshirë të jepte dorëheqjen për të ndjekur objektivin e të qënit trajneri i parë që fiton Ligën e Kampioneve me tre ekipe të ndryshme. Raportimet e kishin lidhur atë me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Detajet

Bayern München Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 0–2Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Internazionale
Report Milito Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  35, 70'
Pjesëmarrja: 73,490
Gjyqtari: Howard Webb (Anglia)
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Bayern München
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
Internazionale
PT 22 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Hans-Jörg Butt
MB 21 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Philipp Lahm
MB 5 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Daniel Van Buyten
MB 6 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Martín Demichelis Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  26'
MB 28 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Holger Badstuber
MF 17 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Mark van Bommel (c) Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  78'
MF 31 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Bastian Schweinsteiger
MF 10 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Arjen Robben
MF 8 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Hamit Altıntop Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  63'
SU 25 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Thomas Müller
SU 11 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Ivica Olić Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  74'
Zëvëndësimet:
PT 1 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Michael Rensing
MB 13 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Andreas Görlitz
MB 26 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Diego Contento
MF 23 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Danijel Pranjić
MF 44 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Anatoliy Tymoshchuk
SU 18 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Miroslav Klose Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  63'
SU 33 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Mario Gómez Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  74'
Trajneri:
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Louis van Gaal
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 
PT 12 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Júlio César
MB 13 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Maicon
MB 6 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Lúcio
MB 25 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Walter Samuel
MB 26 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Cristian Chivu Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  30' Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  68'
MF 4 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Javier Zanetti (c)
MF 19 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Esteban Cambiasso
MF 10 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Wesley Sneijder
SU 9 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Samuel Eto'o
SU 22 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Diego Milito Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  90+2'
SU 27 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Goran Pandev Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  79'
Zëvëndësimet:
PT 1 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Francesco Toldo
MB 2 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Iván Córdoba
MB 23 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Marco Materazzi Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  90+2'
MF 5 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Dejan Stanković Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  68'
MF 11 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Sulley Muntari Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  79'
MF 17 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  McDonald Mariga
SU 45 Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Mario Balotelli
Trajneri:
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  José Mourinho

Lojtari i ndeshjes nga UEFA:
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Diego Milito (Internazionale)
Lojtari i ndeshjes nga tifozët:
Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010  Wesley Sneijder (Internazionale)

Ndihmës-gjyqtarët:
Mike Mullarkey (Anglia)
Darren Cann (Anglia)
Gjyqtari i katërt:
Martin Atkinson (Anglia)
Gjyqtari rezervë:
Peter Kirkup (Anglia)

Statistikat

Pjesa e parë
Bayern München Internazionale
Gola të shënuar 0 1
Gjuajtje gjithsej 10 7
Gjuajtje në portë 1 4
Zotërimi i topit 67% 33%
Korne 2 0
Faulla të shkaktuar 8 6
Pozicione jashtë loje 0 0
Kartonë të verdhë 1 1
Karton të kuqë 0 0
Pjesa e dytë
Bayern München Internazionale
Gola të shënuar 0 1
Gjuajtje gjithsej 11 4
Gjuajtje në portë 5 3
Zotërimi i topit 69% 31%
Korne 4 2
Faulla të shkaktuar 8 7
Pozicione jashtë loje 0 0
Kartonë të verdhë 1 0
Karton të kuqë 0 0
Gjithsej
Bayern München Internazionale
Gola të shënuar 0 2
Gjuajtje gjithsej 21 11
Gjuajtje në portë 6 7
Zotërimi i topit 68% 32%
Korne 6 2
Faulla të shkaktuar 16 13
Pozicione jashtë loje 0 0
Kartonë të verdhë 2 1
Karton të kuqë 0 0

Pas ndeshjes

Si rezultat i fitores së Interit në finale, Italia ruajti vendin e tretë në renditjen e shteteve sipas e koeficientëve të UEFA-s, duke ruajtur kështu katër vënde për Ligën e Kampioneve të sezonit 2010–11. Pasi kishte fituar kupën dhe Scudetton, Interi kompletoi tripletën duke u bërë klubi i parë italian në histori që e arrin këtë gjë.

Pavarësisht suksesit të arritur, José Mourinho dha dorëheqjen si trajner i Interit më 28 maj dhe zëvëndësoi kilianin Manuel Pellegrini si trajner i Real Madridit, duke cituar dëshirën e tij për tu bërë trajneri i parë në histori që fiton Ligën e Kampioneve me tre klube të ndryshme si arsyen e largimit. Megjithatë, ai nuk e realizoi dëshirën e tij, duke u rikthyer te ish klubi i tij Çelsi në qershor 2013. Ai u zëvëndësua nga trajneri italian Carlo Ancelotti.

Si fitues të Ligës së Kampioneve, Interi luajti në ndeshjen e UEFA Super Kupës 2010 kundër fituesve të UEFA Ligës së Evropës Atlético Madrid. Ata u mposhtën 2–0 në Monako; golat u shënuan nga José Antonio Reyes dhe Sergio Agüero. Ata gjithashtu morën pjesë në FIFA Kupën e Botës për Klube 2010, duke nisur rrugëtimin e tyre në me një fitore 3–0 ndaj Seongnam Ilhwa Chunma, ekipi fitues i Ligës së Kampioneve Aziatike. Në finale, ata fituan sërisht 3–0, këtë herë ndaj TP Mazembe, ekipit fitues të Ligës së Kampioneve Afrikane, duke marrë edhe trofeun.

Shiko gjithashtu

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Finalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 SfondiFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 Rruga drejt finalesFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 Para-ndeshjesFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 NdeshjaFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 Pas ndeshjesFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 Shiko gjithashtuFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 ReferimeFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010 Lidhje të jashtmeFinalja E Uefa Ligës Së Kampioneve 2010F.C. Internazionale MilanoFC Bayern MünchenFutbolliReal Madrid C.F.Stadiumi Santiago BernabéuTripleta (futboll)UEFA Liga e Kampioneve

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fan NoliCristiano RonaldoGjergj FishtaHolandaKanadajaPjesët përbërëse të kompjuteritBronkitiKortizoliHarta e BotësGjyste VulajPenisi i njeriutKalaja e BeratitLëkuraMaqedonia e VeriutYlli detarFoshnjaDioksidi i karbonitCuca e maleve (Dramë)Lumi i DrinitFerma VIPKorçaKanuniAlkooliZbulimi i zjarritAziaZiadin SelaLekë DukagjiniNatyraPylliAtletikaVeshiItaliaMjedisi natyrorKomunikimiProteinaHendbollNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenLushnjaLigjet e KepleritSëmundjaKinaVitaminaMbiemriAmerika JugoreArben TaravariGrupi i tetëmbëdhjetë i elementeve kimikeErnest HemingwayStatistikaTrupi i njeriutHerodotiÇPikësimiTë drejtat e njeriutMitiQelizaArsimi në ShqipëriTikTokPosta elektronikeVolejbolliLista e viteveMartin CamajPesë Shtyllat e IslamitSistemi periodik i elementeveKushtetutaHalucinacioniNdërtimi i brendshëm i TokësMesjetaNjeriuKolesteroliHepatiti BTermocentraliNjohja ndërkombëtare e KosovësGreta ThunbergEvropaVenaEnergjia elektrikeRomeo dhe ZhuljetaPashkët🡆 More