Miroslav Klose: Futbollist gjerman

Miroslav Josef Klose (Gjermanisht: ; lindur më 9 qershor 1978) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan me klubin italian Lazio në Serie A si sulmues.

Miroslav Klose
Miroslav Klose: Jeta e hershme dhe personale, Karriera, Kombëtarja
Klose in 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMiroslav Josef Klose
Datëlindja (1978-06-09) 9 qershor 1978 (45 vjeç)
VendlindjaOpole, Poloni
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München U17 (trajner)
Karriera me të rinjtë
1987–1997SG Blaubach-Diedelkopf
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–1998SG Blaubach-Diedelkopf
1998–1999FC 08 Homburg II15(10)
1998–1999FC 08 Homburg18(1)
1999–20011. FC Kaiserslautern II50(26)
1999–20041. FC Kaiserslautern120(44)
2004–2007Werder Bremen89(53)
2007–2011Bayern München98(24)
2011–2016Lazio139(54)
Gjithsej529(213)
Karriera ndërkombëtare
2001–2014Gjermania137(71)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Klose është i njohur më mirë për performancat e tij me kombëtaren gjermane, ku është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 71 Gola. Ai ka bërë paraqitje të shkëlqyera edhe në Kupën e Botës, ku ai është golashënuesi më i mirë në histori me 16 gola. Ai ishte pjesë e skuadrës fituese gjermane në Kupën e Botës 2014, duke qënë gjithashtu pjesë e skuadrave të shkuara që kanë përfunduar turnamentin respektivisht të dytët (2002) dhe të tretët (2006, 2010). Klose shënoi pesë Gola në edicionin e tij debutues në vitin 2002 dhe fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani, ku edhe në atë rast Klose shënoi pesë Gola , Klose gjithashtu shënoi katër herë në Kupën e Botës 2010 dhe shënoi dy herë edhe në Kupën e Botës 2014, duke përshirë një gol në fitoren 7–1 në gjysmë–finale kundër Brazilit, gjë që e vendosi atë para Ronaldos me 16 Gola . Duke shënuar në turnamentin e vitit 2014, Klose barazoi arritjen e patriotit të tij Uwe Seeler dhe brazilianit Pelé, duke u bërë lojtarët e vetëm që kanë shënuar në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës , si dhe lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën katër Gola në tre edicione të ndryshme të Kupës së Botës . Kombëtarja gjermane nuk ka humbur asnjë ndeshje ku Klose ka shënuar . Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtarë më 11 gusht 2014.

Në nivel klubesh, Klose nuk ka qënë një golashënues i dalluar por ka qënë një golashënues i rregullt dhe i besueshëm. Pasi filloi karrierën e tij te FC 08 Homburg, ai ka luajtur në Bundesligë me Kaiserslautern, Werder Bremen dhe Bayern Munich, si edhe në Serie A me klubin kryeqytetas Lazio. Ai ka fituar dy tituj të ligës me Bayernin, dhe gjithashtu ka fituar kompedicionet e kupave me Bayernin, Werder Bremen dhe Lazion.

Jeta e hershme dhe personale

Klose ka lindur në qytetin silesian të Opoles, Poloni. Të dy prindërit e tij kanë qënë atletë profesionist. Babai i tij, Josef Klose, ishte një ish futbollist profesionist i cili ka luajtur me Odra Opole, përpara se të largohej në vitin 1978 nga Polonia komuniste për të luajtur me klubin francez AJ Auxerre. Mamaja e tij, Barbara Jeż, ishte një pjestare e Kombëtares polake të hendbollit për femra. Si një gjerman etnik dhe gjerman, Josef Klose ishte një Aussiedler familja e të cilit kishte mbetur prapa, kur Silesia u dha në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendosi për të sjellë familjen e tij në Gjermani. Në vitin 1986, në atë kohë tetë vjeçari Klose u bashkua me babain e tij në Kusel Rhineland-Palatinate dhe ai dinte vetëm dy fjalë gjermanisht. Klose përmirësoi aftësitë dhe pasionin e tij në futboll në klubin e fshatit, SG Blaubach-Diedelkopf, që në atë kohë ishte në divizionin e shtatë të futbollit gjerman. Ai gjithashtu u stërvit si nxënës për t'u bërë një marangoz.

Klose dhe gruaja e tij Sylwia kanë dy djem, Luani dhe Noah. Në vitin 2007 në një intervistë me Der Spiegel, ai tha se gruaja e tij dhe ai i flasin fëmijëve polonisht në shtëpi, kurse fëmijët e mësojnë gjermanishten në shkollë.

Klose është katolik.

Karriera

Kaiserslautern

Në vitin 1998, karriera e tij profesionsite filloi kur ai ishte 20 vjeç ku filloi të luante me rezervat e FC Homburg. Dymbëdhjetë muaj më vonë, ai kaloi te FC Kaiserslautern . Ai luajti me skuadrën e parë, dhe bëri paraqitjen e parë në Bundesligë në prill 2000. Ai shënoi 16 Gola në sezonin 2001–02 dhe ishte vetëm dy Gola larg për t'u bërë golashënuesit më i mirë .

Werder Bremen

Miroslav Klose: Jeta e hershme dhe personale, Karriera, Kombëtarja 
Miroslav Klose në aksion me Werder Bremen

Në mars 2004, Klose firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin gjerman të Bundesligës Werder Bremen për 5 milion € (6.2 milion $). Ai bëri debutimin e tij në ligë me klubin më 6 gusht 2004, duke hyrë si zëvëndësues për sulmuesin paraguajian Nelson Valdez në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Schalke 04. Klose shënoi Golin e parë me klubin më 29 gusht 2004, një Gol barazimi të përkohshëm në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Wolfsburg.

Më 7 qershor 2007, Klose konfirmoi se ai do të largohet nga Werder Bremen për të kaluar te Bayern Munich përpara fillimit të sezonit 2007–08, pavarësisht se kontrata e tij me skadonte në fund të sezonit 2007–08.

Bayern Munich

Miroslav Klose: Jeta e hershme dhe personale, Karriera, Kombëtarja 
Luca Toni dhe Klose (18), Olympiastadion, Hertha BSC vs. Bayern Munich, 2009

Më 26 qershor 2007, presidenti i FC Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se klubi kishte arritur një marrëveshje me Werder Bremen për trasnferimin e Kloses te skuadra e Munich. Klose bëri testet mjeksore me klubin më 28 qershor 2007 përpara se të firmoste kontratën katër vjeçare .

Klose fitoi 2010 Superkupën Gjermane; duke shënuar një Gol në minutën e 81 .

On 7 qershor 2011, me kontratën e tij e cila ishte gati për të skaduar, Klose nuk arriti dot një argument të ri me Bayern Munich, duke lënë klubin në fund të sezonit 2010–11 Ai kishte shënuar vetëm një Gol në Bundesligë gjatë 20 ndeshjeve në sezonin e tij të fundit .

Lazio

Sezoni 2011–12

Sezoni 2012–13

Sezoni 2013–14

Kombëtarja

Kupa e Botës 2002

Euro 2004

Kupa e Botës 2006

Euro 2008

Kupa e Botës 2010

Euro 2012

Kupa e Botës 2014

Golat me kombëtaren

Statistikat

Klubet

Kombëtarja

Stili i lojës

Fair play

Përgjatë karrierës së tij, Klose është dalluar për lojën e tij të drejtë dhe ndershmërinë sëbashku me aftësinë e tij të shënimit të golave si futbollist. Më 30 prill 2005, duke luajtur me Werder Bremen, Klose refuzoi të pranojë një penallti të fituar ndaj Arminia Bielefeld pasi ai e ndjeu se vendimi nuk ishte i saktë. Ai më pas u nderua me një çmim fair play për këtë veprim, edhe pse ai kishte emocione të përziera për këtë çmim, duke deklaruar: "Është një nder i madh për mua të marrë këtë çmim, por jam gjithashtu edhe pak i acaruar. Për mua, është një gjë që duhet ta bësh përherë. Unë do ta bëja sërisht – gjithnjë."

Në fund të shtatorit 2012, Klose shënoi një gol duke përdorur krahun në një ndeshje të Lazios kundër Napolit. Ai e pranoi këtë gjë te gjyqtari, i cili e ktheu golin, i zgjati dorën dhe i kurseu një karton të verdhë. Më vonë në atë vit, ai u nderua me një tjetër çmim fair play për veprimin e tij nga Federata Gjermane e Futbollit; ai e komentoi këtë çmim duke thënë: "Gjyqtari më pyeti nëse e kisha prekur me dorë dhe nuk ishte problem që t'i thoja "po". Janë shumë të rinjë që shohin futboll dhe neve jemi shëmbuj për ta. Në vitin 2016, atij j'u dha çmimi i etikës sportive për ndershmërinë e tij në Universitetin e Romës Tor Vergata, dhe më pas u shtoi në lidhje me episodin, "Napoli? Për mua ishte e lehtë, është në karakterin tim. Neve duhet të vendosim një shëmbull, ... Nëse unë mundem t'i ndihmojë gjyqtarët, do ta bëja vullnetarisht."

Trofe

Referime

Lidhje të jashtme


Tags:

Miroslav Klose Jeta e hershme dhe personaleMiroslav Klose KarrieraMiroslav Klose KombëtarjaMiroslav Klose StatistikatMiroslav Klose Stili i lojësMiroslav Klose TrofeMiroslav Klose ReferimeMiroslav Klose Lidhje të jashtmeMiroslav Klose19789 qershorGjuha gjermaneS.S. LazioSerie ASulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FamiljaEgjiptiVendbanimiNjohja ndërkombëtare e KosovësLista e shteteve të EvropësKanadajaUlçera në stomakPashallëku i JaninësNamazi i AkshamitVeshje popullore të KosovësDita e mësuesitNapoleon BonapartiMetaforaRevolucioni FrancezLuljaPerandoria OsmaneGjirokastraQeveria e Përkohshme e ShqipërisëBujqësiaSëmundjet e zemrësHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)AnaforaUltësira Perëndimore e ShqipërisëINTELEGJENCA ARTIFICIALEXhensila MyrtezajNumriLeukocitSëmundja infektiveKohaPsikozaUjëvarat e MirushësDiabetiFlamuri i ShqipërisëFjaliaSistemi periodik i elementeveFyelliTruriLidhëza bashkërenditëseRënia e komunizmit në ShqipëriHolandaEkonomia e ShqipërisëElektromagnetiFigura stilistikeLista e liqeneve në ShqipëriKisha e Shna Ndout, LaçWilliam ShakespeareKontinentetHistoria e botësLista e komunave në KosovëMitologjiaDritaGravitetiAbetarja shqipeGëzim KameVjosaLufta e Parë BotëroreTurqiaSëmundja e LeukemisëPerandoria RomakeEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriRreth botës për 80 ditëFejaLista e personaliteteve ilireMeningjitiMario Mitaj2008DuhaniHistoria e ShqipërisëMitologjia grekeNdotjaMorfinaHidroenergjiaKoha e hekuritPoloskëTestosteroni🡆 More