Franck Ribéry: Futbollist francez

Franck Henry Pierre Ribéry (lindi më 7 prill 1983) është futbollist francez i cili luan për klubin gjerman Bayern München.

Ai ishte lojtarë në kombëtaren franceze. Ai më shumë preferon të luajë si mesfushor i krahut të majtë. Kur u bashkua me Bayern München, ai u bë i njohur si një nga lojtarët më të mirë francez të gjeneratës së tij.

Franck Ribéry
Franck Ribéry: Karriera me klube, Jeta personale, Referime
Ribéry më Francën.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFranck Henry Pierre Ribéry
Datëlindja (1983-04-07) 7 prill 1983 (41 vjeç)
VendlindjaBoulogne-sur-Mer, Francë
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)
PozicioniMesfushor i krahut majtë, Mesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Salernitana
Numri7
Karriera me të rinjtë
1989–1996Conti Boulogne
1996–1999Lille
1999–2000Boulogne
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2002Boulogne28(6)
2002–2003Alès19(1)
2003–2004Brest35(3)
2004–2005Metz20(1)
2005Galatasaray14(0)
2005–2007Marseille60(11)
2007–2019Bayern München219(72)
2019–2021Fiorentina50(5)
2021–Salernitana24(0)
Karriera ndërkombëtare
2004–2006Franca U2113(2)
2006–2014Franca81(16)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Vitet e para

Ribéry filloi karrierën e tij futbollistike në moshën gjashtë vjeçare duke luajtur për sektorin e të rinjëve të klubit amator FC Conti de Boulogne-sur-Mer. Pas një qëndrimi shtatë vjeçar, në vitin 1996, ai u bë pjesë e klubit profesionist Lille, të cilët në atë kohë luanin në divizionin e dytë. Të Lille, ai shkëlqeu në aspektin sportiv, por shfaqi probleme disiplinore dhe akademike, gjë që bëri që klubi ta hiqte. Në vitin 2012, në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Bayernit në Ligën e Kampioneve kundër Lille në vitin 2012, Ribéry shpjegoi se atë e hoqën nga akademia e Lille për shkak se theu brrylin, duke shtuar se zyrtarët e klubit kishin bërë përpjekje për ta hequr më parë për shkak se ishte "shumë i vogël fizikisht".

Pas largimit nga Lille, Ribéry u rikthye në vendlindje dhe u bë pjesë e klubit më të madh të qytetit, US Boulogne. Ai luajti fillimisht për një vit me ekipin rezervë dhe më pas u vendos në ekipin e parë. Ribéry luajti vetëm katër ndeshje në sezonin e tij debutues për Boulogne, e cila në kohë luantë në divizionin e katërt francez. Ekipi në përfundim të sezonit siguroi ngjitjen në Championnat National. Në sezonin e tij të dytë, Ribéry u aktivizua në 25 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Pavarësisht se Boulogne u rrëzua nga kategoria pasi e mbylli kampionatin në vendin e 17të, paraqitjet pozitive të Ribéry bënë që ai të transferohej te Olympique Alès, duke qëndruar në divizionin e tretë. Në sezonin e vetëm me Alès, Ribéry luajti 18 ndeshje dhe shënoi një gol.

Edhe pse Alès e mbylli kampionatin në një vend të sigurtë, ata u rrëzuan në Division d'Honneur, divizionin e gjashtë, nga DNCG asi klubi shpalli falimentimin. Kjo ngjarje bëri që Ribéry të transferohej te Stade Brest, një tjetër klub që militonte në divizionin e tretë. Pas kalimit te Brest, Ribéry u konsolidua si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, duke regjistruar 35 ndeshje dhe 3 gola. Paraqitjet e tij pozitive por edhe të ekipit bënë që Brest t'a mbyllte kampionatin në vendin e 2të, duke siguruar ngjitjen në Ligue 2.

Pavarësisht suksesit me Brest, Ribéry synonte të luante në Ligue 1, e cila ishte elita e futbollit francez. Synimi i tij u realizua kur trajneri i Metz, Jean Fernandez, e solli në skuadër me parametra zero. Ribéry qëndroi vetëm në gjysmën e parë të sezonit te Metz, gjatë sē cilës u shpall lojtari i muajit në gusht 2004. Goli i tij i vetëm në kampionat erdhi më 6 nëntor në barazimin 1–1 kundër Toulouse. Ribéry u dallua për lojën e tij në të djathtë, duke bërë që tifozët e Metz t'a krahasonin me Robert Pires, i cili në të kaluarën kishte luajtur me klubin. Pasi negociatat për rinovimin e kontratës dështuan, Ribéry u transferua në Turqi te Galatasaray, duke firmosur për tre vite e gjysëm më 1 shkurt 2005.

Galatasaray

Ribéry u soll te Galatasaray nga trajneri Gheorghe Hagi; në pjesën e dytë të sezoni4 2004–05, ai luajti katërmbëdhjetë ndeshje me ekipin që e mbylli kampionatin në vendin e 3të. Gjatë kohës së tij në klub, tifozët i vendosën pseudonimin "Ferraribery", duke j'u referuar shpejtësisë së tij me top dhe shenjës në fytyrê. Në Kupën e Turqisë, Ribéry ishte protagonist në fitoren 5–1 kundër ekipit rival Fenerbahçe në finale; ai shënoi golin e parë në minutën e 16të dhe asistoi të dytin. Ai u zëvëndësua në minutën e 52të kur Galatasaray po fitonte 3–1. Ky ishte trofeu i parë madhor në karrierën e tij.

Kalimi te Marseille dhe vendimi i CAS

Më 15 qershor 2005, Ribéry njoftoi se ai do të transferohej te Marseille në një marrëveshje pesë-vjeçare, duke u rikthyer në Ligue 1; ai gjithashtu u ribashkua me trajnerin Jean Fernandez. Ky njoftim surprizoi Galatasarayn pasi francezi kishte edhe tre vite të tjera kontratë me klubin turk, të cilët i paguan Metz 2 milion € më 30 mars për ta bërë transferimin përfundimtar. Ribéry deklaroi se ai nuk kishte marrë rrogat që klubi turk i detyrohej, dhe i kërkoi FIFAs, organit qeverisës më të madh të futbollit, që t'i anullonte kontratën. Ai gjithashtu shtoi se, gjatë një pike të sezonit, ai u kërcënua me një shkop bejzbolli nga ish agjenti i tij dhe nga një drejtues i Galatasarayt. Një ditë para se të njoftonte rikthimin në Francë, zyrtarët e Galatasarayt dhe trajneri Eric Gerets akuzuan lojtarin se kishte tradhëtuar klubin si dhe shtuan se do t'i kërkonin FIFAs të hetonin situatën.

Në korrik 2005, FIFA mbajti anën e Ribéry dhe hodhi poshtë pretendimet e Galatasarayt se lojtari ishte në faj. Si kundërpërgjigje, Galatasaray njoftoi se do ta apelonte vendimin e FIFAs te Gjykata Arbitrare Sportive (CAS). Më 25 prill 2007, apeli i tyre u hodh poshtë nga gjykata e cila deklaroi në një deklaratë se Ribery kishte ndërprerë kontratën e tij me klubin turk në fund të sezonit 2004–05 për arsye të drejta dhe se Galatasaray nuk kishte të drejtë për ndonjë kompensim. Galatasaray kishte kërkuar 10 milion € kompensim nga Marseille.

Sezoni 2005–06

Pas mbërritjes në klub, Ribéry j'u dha fanella me numrin 7. Ai debutoi zyrtarisht më 30 korrik në suksesin 2–0 kundër Bordeaux, duke marrë një karton të verdhë. Goli i tij i parë me Marsejezët erdhi më 17 shtator në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Troyes. Dy javë më vonë, Ribéry shënoi rresht në fitoret kundër Metz dhe Nice. Më 17 nëntor, Ribéry shënoi golin e dytë të fitores 2–1 kundër Nantes, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje nga rreth 35 metra distancë. Ky gol u zgjodh si goli i sezonit nga tifozët.

Në Kupën e Francës, Ribéry performoi mirë, fillimisht duke shënuar një dopietë në suksesin 3–1 kundër Le Havre dhe më pas një gol në fitoren 2–1 kundër Rennais në gjysëm-finale, duke ndihmuar Marsejen të shkonte në finale ku u përballën me rivalët e Le Classique, Paris Saint-Germain. Kjo ishte finalja e kupës e dytë rresht për të.

Jeta personale

Vëllezërit e tij François dhe Steve janë gjithashtu futbollist. Ai ka dy vajza me emrin Hiziya dhe Shahinez dhe dy djem me emrin Salf dhe Muhammed. Ribéry u konvertua në Islam dhe pas konvertimit ai e morri emrin si Bilal Jusuf Muhammed.

Referime

Tags:

Franck Ribéry Karriera me klubeFranck Ribéry Jeta personaleFranck Ribéry ReferimeFranck RibéryFC Bayern MünchenKombëtarja franceze e futbollit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MesjetaNdërtimi i brendshëm i TokësLuigj GurakuqiLista e elementeve kimikëUjëvarat e MirushësTeatriTrekëndëshiPashkëtPashallëku i ShkodrësHomeriPsikologjiaGjeografia e ShqipërisëInflacioniFran FrrokajAkiliKalaja e KrujësZana e malitMustafa Qemal AtaturkuDardanëtÇarls DarvinCikli i UjitViolinaNumrat romakëKanadajaEritrocitiElektricitetiVeshiMjedisiHepatiti BSerbiaNumrat dhjetorOrkestra simfonikeUltësira Perëndimore e ShqipërisëTrupat e Sistemit DiellorAlfabeti shqipMatilda MakoçiAhmed KalajaMiti i SkënderbeutIliriaEkonomia e ShqipërisëNdajfoljaInfermieriaLahutaRobin HoodHepatitiPrincipata e ArbëritTelefoni celularPeshkaqeniFosiletKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeLumi i DrinitAleksandri i MadhPiter PanPrishtinaFusha magnetikeÇPesë Shtyllat e IslamitBurimet natyroreLufta e KosovësBronkitiEnergjia e ripërtëritshmeZjarriHerodotiDuhaniLista e elementeve kimike sipas numrit atomikTumori i truritArsimiMarsiSerie AFestivali i 11-të i Këngës në RTSHGordana Siljanovska-DavkovaLeje DrejtimiPozita gjeografike e ShqipërisëDielliRryma elektrikeEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminorePlazma e gjakut🡆 More