Thomas Müller: Futbollist gjerman

Thomas Müller (lindur më 13 shtator 1989) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan me klubin gjerman Bayern München në Bundesligë dhe kombëtaren gjermane.

Müller mund të luaj në mesfushë dhe në sulm, dhe mund të vendoset në një shumllojshmëri pozicionesh sulmuese – si mesfushor-sulmues, si sulmues i dytë dhe si sulmues anësor. Ai ka qënë i lavdëruar për teknikën e tij, për vetëpërmbajtjen dhe gjithashtu ka treguar formë të mirë në krijimin dhe shënimin e golave.

Thomas Müller
Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës
Müller në stërvitje me Bayern München në 2019
Të dhënat vetjake
Emri i plotëThomas Müller
Datëlindja (1989-09-13) 13 shtator 1989 (34 vjeç)
VendlindjaWeilheim, Gjermani
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München
Numri25
Karriera me të rinjtë
1993–2000TSV Pähl
2000–2008Bayern München
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2009Bayern München II35(16)
2008–Bayern München302(108)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005Gjermania U166(4)
2007Gjermania U191(0)
2008Gjermania U201(1)
2009–2010Gjermania U216(1)
2010–Gjermania100(38)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 dhjetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2018

Një produkt i akademisë së Bayernit, ai u bashkua me skuadrën e parë në sezonin 2009–10 pasi Louis van Gaal u emërua si trajneri i ri i skuadrës. Ai në atë sezon luajti pothuajse çdo ndeshje ku Bayerni fitoi Bundesligën dhe kupën duke arritur gjithashtu deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Müller shënoi 23 gola në sezonin 2012–13 me Bayernin që fitoi një tripletë historike: ligën, kupën dhe Ligën e Kampioneve.

Müller u thirr në kombëtaren gjermane në vitin 2010. Në Kupën e Botës të atij viti ai shënoi pesë gola në gjashtë ndeshje me Gjermaninë që e mbylli turnamentin në vendin e tretë. Ai u emërua si lojtari i ri më i mirë dhe fitoi edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë me pesë gola dhe tre asiste. Në Kupën e Botës 2014 ai luajti një rol kryesor duke ndihmuar skuadrën të fitonte trofeun, duke shënuar pesë gola duke marrë çmimin Këpuca e Argjendë si golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit, dhe gjithashtu ishte në formacionin e turnamentit.

Karriera me klube

Bayern München

I lindur në Weilheim, Müller filloi duke luajtur futboll që në moshë të vogël me TSV Pähl, kurse në moshën 10 vjeç kryente 50 kilometra për të luajtur me skuadrën e moshave të Bayernit, me të cilën u bashkua në vitin 2008. Ai vazhdoi rrugën me skuadrën e të rinjëve dhe ishte pjesë e ekipit nën-19 të cilët u renditën të dytët në Bundesligën nën-19. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e rezervave në mars 2008, ku zëvëndësoi Stephan Fürstner në një ndeshje të Regionalliga kundër SpVgg Unterhaching; në këtë ndeshje Müller gjeti edhe rrugën e golit. Ai luajti edhe në dy ndeshje të tjera në Regionalliga gjatë sezonit 2007–08, ku ai vazhdoi të luaj për skuadrën nën-19. Në sezonin tjetër, Bayerni i rezervave vendosi një rekord duke u kualifikuar në 3.Liga, me sulmuesin gjerman i cili ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, duke regjistruar 32 ndeshje dhe 15 gola. Ai gjithashtu u përfshi në skuadrën e parë nga trajneri Jürgen Klinsmann; ai luajti në ndeshjet parasezonale të sezonit, dhe më 15 gusht 2008, ai bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën e parë duke zëvëndësuar Miroslav Klosen në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundër Hamburger SV, e vlefshme për Bundesligën. Përkundër ndjesisë së tij se ndeshja e tij nuk do të shkonte mirë, Müller luajti edhe tre ndeshje të tjera në Bundesligë në atë sezon dhe gjithashtu debutoi dhe në Ligën e Kampioneve më 10 mars 2009, ku zëvëndësoi në minutën e 72të mesfushorin Bastian Schweinsteiger në fitoren tenistike 7–1 kundër Sporting CP. Ai shënoi golin e fundit të Bayernit, e cila u kualifikua për në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 12–1.

Sezoni 2009–10

Në shkurt 2009, Müller firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, duke nënshkruar për du vite sëbashku me shokun e ekipit të të rinjëve Holger Badstuber. Ai ishte i përgatitur për tu huazuar ose transferuar te ndonjë klub tjetër, por kur Louis van Gaal u emërua trajneri i ri, të dy lojtarët u bënë titullar në pothuajse të gjitha ndeshjet e sezonit. Në ndeshjet e para të sezonit, Müller ishte një zëvëndësues i rregullt, dhe më 12 shtator 2009, ai hyri në ndeshjen kundër Borussia Dortmund dhe shënoi dy gola në fitoren 5–1. Tre ditë më vonë, Müller shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 3–0 kundër Maccabi Haifa në Ligën e Kampioneve. Ai e mbylli muajin shtator duke u emëruar si lojtari më i mirë në Bundesligë, duke fituar edhe lëvdata nga legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Gerd Müller. Pas ndeshjes me Maccabin, Müller ishte në formacionin titlluar pothuajse në çdo ndeshje, duke humbur vetëm në ndeshje kundër Bordeaux në Ligën e Kampioneve për shkak se ishte i pezulluar se kishte plotësuar numrin e kartonave.

Në shkurt 2010, Müller firmosi një kontratë të re deri në vitin 2013. Gjatë pjesës së dytë të sezonit, Müller vazhdoi të ishte lojtar titullar, duke luajtur në çdo ndeshje; zakonisht aktivizohej në qëndër të sulmit i mbështur nga Franck Ribéry dhe Arjen Robben në krah. Në prill 2010, ai shënoi golin e dytë në fitoren 2–1 kundër rivalëve për titull të Schalke 04; në ndeshjen e parafundit të kampionatit, ai shënoi tregolëshin e tij të parë në karrierë në fitoren 3–1 kundër Bochumit, duke ndihmuar ekipin të siguronte titullin e Bundesligës. Në kampionat, Müller regjistroi 34 paraqitje, 29 prej të cilave si titullar, duke shëniar 13 gola dhe 11 asiste.

Müller dhe Bayerni u rikthyen në Berlin një javë më vonë, për t'u përballur me Werder Bremen në finalen e DFB-Pokal. Müller e nisi ndeshjen si titullar me Bayernin që fitoi 4–0 për të kompletuar dopietën e trofeve vendor. Müller shënoi 4 gola dhe dhuroi 2 asiste gjatë kompedicionit, duke u shpallur dhe golashënuesi më i mirë i sezonit. Sezoni i Bayernit u mbyll në tentativë për të kompletuar tripletën e parë në histori, në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Interit në Santiago Bernabeu në Madrid. Kjo gjë nuk u realizua, pasi ata humbën 2–0, me të dy golat që u shënuan nga Diego Milito. Müller ishte në formacionin titullar dhe pati një rast vendimtar në fillim të pjesës së dytë, ku Bayerni po humbiste 1–0, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Júlio César. Müller u ndje veçanërisht i zgënjyer nga kjo humbje, por ai ishte lojtari me më shume ndeshje i Bayernit këtë sezon, por ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me 52 paraqitje duke shënuar 19 gola në të gjitha kompedicionet.

Në një votim të kryer nga revista sportive kicker, ai u votua nga kolegët e tij si talenti më i mirë i sezonit 2009–10, dhe gjithashtu ishte në formacionin e sezonit të Bundesligës. Müller ja dedikoi suksesin e arritur trajnerit Van Gaal i cili kishte pjesën më më të madhe për lojën e tij dhe për suksesin e tij – trajneri mbërriti te Bayerni me reputacionin për promovimin e lojtarë të rinj, veçanërisht tek Ajaxi, dhe vazhdimisht i dha mundësinë Müllerit për të luajtur në skuadrën e parë, madje shkoi aq larg duke thënë "Müller spielt bei mir immer" (Me mua, Müller gjithmonë do të luaj). Müller pasi u kthye, e përshkroi trajnerin Van Gaal si një "gjeni taktik", i cili i bën lojtarët "që të përmirsohen në çdo kohë."

Sezoni 2010–11

Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Thomas Müller, 18 maj 2011.

Müller u rikthye nga pushimet pas paraqitjet në Kupën e Botës 2010 për të rinovuar sërisht kontratën, këtë duke e zgjeruar qëndrimin e tij te Bayerni deri në vitin 2015. Sëbashku me të gjithë shokët e tij të skuadrës që luantën në Kupën e Botës, ai humbi shumicën e fazës përgatitore, dhe ndeshja e parë e sezonit për të ishte kundër Schalke 04 për Superkupën e Gjermanisë 2010 më 7 shkurt. Ai ishte emëruar në formacionin titullar, dhe shënoi golin e parë në një fitore 2–0. Dy javë më vonë ai shënoi golin e parë të Bayernit në Bundesligë për sezonin 2010–11 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër VfL Wolfsburg. Müller luajti në çdo ndeshje në pjesën e parë të sezonit, zakonisht si titullar, por skuadra luftoi për rezultate, Müller nuk ishte në gjëndje të kishte formën e shënimit si në sezonin e kaluar, duke bërë që të vendosej në stol për shkak se humbi një mundësi të lehtë në humbjen 2–0 kundër 1. FC Kaiserslautern në gusht. Müller humbi shumë nga forma e tij duke qëndruar tetë ndeshje pa shënuar gol, por u rikthye te goli duke shënuar në fitoren 4–1 kundër Eintracht Frankfurt më 27 nëntor; ky gol u pasua nga golat në ndeshjet rresht kundër VfB Stuttgart në ligë dhe kupë tre javë më vonë. Këto golave e ngjitën atë në shifrën e tetë golave në të gjitha kompedicionet duke përfshirë një gol spektakolar në fitoren 2–0 në fitoren në Ligën e Kampioneve kundër Romës më 15 shtator.

Me skuadrën e tij që ishte në pushimet dimërore, Müller u la të reflektonte në atë që ai e përfshkruante si "një vit i pabesueshëm si profesionist". Ai e nisi pjesën e dytë të sezonit në formë të mirë, por u përfshi në një grindje me shokun e skuadrës Arjen Robben, i cili ishte i nevrikosur me gjermanin që shprehu dëshpërimin e tij për në goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të dobët nga Robben në fitoren 3–1 kundër Werder Bremen. Müller luajti sërisht në të gjitha ndeshjet e sezonit dhe shënoi 19 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 12 në Bundesligë. Për Bayernin ky ishte një sezon i pasuksesshëm, pasi ata u renditën në vendin e tretë në kampionat, u eliminuan në në gjysëm-finale të DFB-Pokal nga Schalke 04, si dhe u eliminuan në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve nga Interi; Bayern kishte fituar ndeshjen e parë në San Siro 1–0, kurse në ndeshjen e dytë Müller shënoi në minutën e 31të për rritur rezultatin e përgjithshëm në 3–1, por Inter barazoi rezultatin 3–3 në minutën e 88të, duke kaluar më tij me rregullin e golit jashtë fushe. Trajneri Van Gaal u kritikua gjithnjë e më shumë për shkak të dobsive taktike dhe përzgjedhjes së lojtarëve, dhe në fund humbi punën e tij, duke u zëvëndësuar nga Jupp Heynckes.

Sezoni 2011–12

Në ndeshjen e parë të sezonit të Bayernit në DFB-Pokal, Müller u shpall lojtari më i mirë pasi fitoi dy penallti që u shënuan në gol nga Mario Gómez dhe Bastian Schweinsteiger, kurse Müller vetë shënoi golin e tretë duke vulosur fitoren 3–0 kundër Eintracht Braunschweig. Atij më pas j'u deshën pesë ndeshje për të shënuar golin e parë në ligë, e cila erdhi në fitoren 2–0 Schalke 04. Më pas ai shënoi një gol tjetër në ndeshjen e rradhes kundër Bayer Leverkusen, ku Bayern fitoi me rezultatin 3–0. Më 26 nëntor 2011, Müller shënoi golin e parë në fitoren 6–0 FC Ingolstadt 04 në raundin e dytë të DFB-Pokal; ky ishte edhe goli i dytë për të në DFB-Pokal. Müller ishte në listën e kanditatëve për të fituar Topin e artë. Më 10 dhe 15 janar, në dy ndeshjet miqësore të Bayernit, Müller luajti në të dyja ndeshjet duke shënuar edhe tre gola: dy gola kundër skuadrës kombëtare indiane (ku Bayerni fitoi me rezultatin 4–0) dhe një gol tjetër në fitoren 4–0 kundër Rot-Weiß Erfurt. Müller gjithashtu dhuroi dy asiste në fitoren kundër VfB Stuttgart në DFB-Pokal.

Më 11 shkurt 2012, Bayern luajti kundër 1. FC Kaiserslautern dhe Müller përfundoi rekordin negativ pa shënuar gol që nga 24 shtatori i vitit 2011, duke shënuar me kokë në fitoren 2–0. Më 31 mars, Müller regjistroi ndeshjen e tij të 100të në Bundesligë kundër 1. FC Nürnberg. Më 19 maj, Müller shënoi golin e vetëm të Bayernit në finalen e Ligës së Kampioneve me një gjuajtje me kokë të fuqishme. Ai më pas u zëvendësua në minutën e 86të me mbrojtësin Daniel Van Buyten. Bayeri humbi në finale nga penalltitë. Müller më pas deklaroi se ai ishte i pakënaqur me kohën e shpenzuar në stolin e rezervave. Ai gjithashtu shtoi se pavarësisht se ishte i pakënaqur, ai donte sërisht të qëndronte te Bayerni.

Sezoni 2012–13

Müller shënoi golin e parë në Bundesligë në fitoren 3–0 kundër kampionëve të 2. Bundesliga SpVgg Greuther Fürth më gusht 2012. Më 2 shtator, ai shënoi një dygolësh me Bayernin që shkaktërroi me rezultatin 6–1 rivalët jugor të Stuttgart, në mes të 71,000 tifozëve në Allianz Arena, tashmë me më shumë kapacitet. Müller ndihmoi Bayernin të thyente rekordin për fillimin më të mirë të sezonit, duke shënuar edhe dy herë kundër Fortuna Düsseldorf në fitoren 5–0 më 20 tetor. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e parë të sezonit 2012–13 në Ligën e Kampioneve me penallti në fitoren e Bayernit në Grand Stade Lille Métropole me rezultatin 0–1 kundër skuadrës franceze Lille.

Më 13 dhjetor, pas formës së tij të mirë në pjesën e parë të sezonit në Bundesligë, Müller u zotua për besnikërinë e tij duke thënë se ai ishte në shtëpi në Mynih; ai citoi: "Nuk ka asnjë klub ku të shkelësh kur ju largoheni nga FC Bayern ... nuk ka asnjë klub më të mirë." Gjashtë ditë më vonë, ai rinovoi kontratën edhe për dy vite të tjera, gjë që do të thoshte se ai do të qëndonte në Allianz Arena deri në vitin 2017. Gjatë pushimeve dimërore, Müller kishte shënuar 9 gola dhe kishte asistuar 6 herë në 16 ndeshje në Bundesligë, gjithashtu ai kishte shënuar tre gola edhe në Ligën e Kampioneve, duke arritur gjithsej në 13 realizime gjatë pjesës së parë të sezonit, përfshirë edhe golin kundër Borussia Dortmund në finalen e Superkupës Gjermane ku Bayerni fitoi 2–1. Müller shënoi golin e parë të Bayernit në ndeshjen e kthimit kundër VfB Stuttgart, Bayerni fitoi me rezultatin 2–0. Müller shënoi edhe golin e pestë për sezonin 2012–13 në Ligën e Kampioneve më 2 prill, duke shënuar të dytin e fitores 2–0 kundër Juventusit në çerek-finalen e parë në Allianz Arena, duke prishur edhe rekordin e klubit italian me 18 ndeshje pa humbur në kupat evropiane.

Më 23 prill 2013, Müller shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në fitoren 4–0 në gjysëm-finalen e parë në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës në Allianz Arena. Në ndeshjen e kthimit, Müller shënoi një gol të bukur me kokë me Bayernin që fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Camp Nou me rezultatin 0–3, duke i shkaktuar Barcelonës rezultatin më të keq të arritur ndonjë herë në Ligën e Kampioneve. Müller luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Bayernit 2–1 kundër Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampioneve. Më 1 qershor, Müller shënoi një gol me penallti në finalen e DFB-Pokal kundër Stuttgart, ku Bayerni fitoi me rezultatin 3–2 për të kompeltuar Tripletën historike. Müller shënoi 23 gola në të gjithë kompedicionet përfshirë 13 në ligë, 1 gol në DFB-Pokal, dhe në mënyre mbreslënëse 8 gola në Ligën e Kampioneve, gjithashtu edhe një gol në finalen e Superkupës. Ky ishte sezoni më i mirë në aspektin personal dhe me skuadrën.

Sezoni 2013–14

Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Müller me Bayernin në vitin 2013.

Müller e filloi sezinin 2013–14 duke shënuar 7 në 12 ndeshjet para-sezonale të Bayernit. Më 5 gusht 2013, në raundin e parë të Bayernit në DFB-Pokal kundër Schwarz-Weiß Rehden, Müller shënoi tregolëshin e tij të parë në karrierë në fitoren e Bayernit me rezultatin 5–0. Në ndeshjen e parë të Bayernit në sezonin 2013–14 të Bundesligës, Müller humbi penalltinë e parë në karrierën e tij. Vetëm disa sekonda pasi penalltia u prit nga portieri Álvaro Domínguez, Bayerni fitoi një penallti tjetër që u shënua gol nga mbrojtësi David Alaba; në fund të ndeshjes, Müller tha: "Unë jam akoma i lumtur që të gjuaj penallti, por mendoj se njeriu i duhur për të gjuajtur penallti është Alaba." Më 25 shtator, kundër Hannover 96 në ndeshjen e raundit të dytë të DFB-Pokal, Müller shënoi edhe dy herë për të arritur në shifrën e pesë golave në vetëm dy ndeshje. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër VfL Wolfsburg, duke shënuar golin e parë në Bundesligë për sezonin 2013–14. Müller shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ri më 2 tetor në suksesin 3–1 kundër anglezëve të Manchester City në Etihad Stadium.

Më 17 Maj 2014, Müller shënoi golin e dytë të skuadrës në fitoren 2–0 në kohën shtesë kundër rivalëve të Borussia Dortmund në finalen e DFB-Pokal, duke i dhënë die Roten dopietën e dhjetë në histori të ligë dhe kupës. Müller e mbylli kompedicionin si shënuesi më i mirë i saj me tetë gola në pesë paraqitje.

Sezoni 2014–15

Pas mbarimit të sezonit 2013–14, Müller firmosi një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2019 duke refuzuar një ofertë nga Manchester United. Müller luajti në DFL-Supercup, e cila ishte ndeshja e parë e Bayernit për sezonin 2014–15. Ata u mposhtën me rezultatin 2–0. Goli i tij i parë i sezonit erdhi kundër Preußen Münster në DFB-Pokal më 17 gusht 2014. Më pas në ndeshjen hapëse të Bundesligës, më 22 gusht 2014, Müller shënoi golin e parë të skuadrës për sezonin e ri kundër VfL Wolfsburg, duke udhëhequr skuadrën në një fitore 2–1.

Karriera ndërkombëtare

Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Müller në stërvitje me Gjermaninë në vititn 2011

Müller ka qënë pjestar i kombëtareve gjermane të moshave të ndryshme, duke filluar me kombëtaren nën-16 në vitin 2004. Në gusht 2009, ai u thirr për herë të parë për të luajtur me kombëtaren nën-21; ai bëri debutimin e tij në humbjen 1–3 kundër Turqisë në një ndeshje miqësore. Ai luajti gjashtë herë për ekipin nën-21 dhe shënoi një gol; ky gol, u shënua më 17 nëntor 2009 në fitoren fantastike 11–0 ndaj modestëve të San Marinos.

Në tetor të të njëjtit vit, paraqitjet e rregullta që zhvillonte me Bayernin e detyruan trajnerin e Gjermanisë, Joachim Löw që ta merrte në konsideratë dhe t'a thërriste për herë të parë në kombëtaren e të rriturve, pavarësisht hezitimit fillestar nga bordi i Bayern Munich. Një muaj më vonë, Müller u thirr për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Bregut të Fildishtë. Në të njëjtën kohë ai ishte thirrur në një ndeshje tjetër miqësore në të njëjtën javë kundër Kilit, por ndeshja u anullua për shkak të vdekjes së portierit Robert Enke. Me pak mundësi për të provuar lojtarët e rinj dhe me kombëtaren nën-21 që kishin ndeshje të vështira për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2011, trajneri Löw dhe trajneri i kombëtares nën-21, Rainer Adrion mendonin se ishte e nevojshme që Müller të ktheheshe me skuadrën e të rinjëve, gjë që ndodhi.

Kupa e Botës 2010

Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Goli i Thomas Muller në ndeshjen kundër Argjentinës.

Müller ishte një nga 27 lojtarët që u thirrën përkohësisht për të luajtur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2010 sëbashku me shtatë bashklojtarë nga Bayern Munich. Ai u rrezua me biçikletë në qëndrën stërvitore South Tyrol, por që fatmirësisht kishte vetëm dëmtime sipërfaqsore në këmbë, por gjithsesi në listën përfundimtare, Müller ishte një nga 23 lojtarët e përzgjedhur për të luajtur Gjermaninë në Kupën e Botës. Ai zgjodhi fanellën me numrin 13, që ishte lënë nga kapiteni i skuadrës Michael Ballack, i cili nuk u thirr për shkak dëmtimi, dhe që më përpara ishte mbajtur nga legjenda Gerd Müller. Müller luajti ndeshjen e tij të dytë me kombëtaren në fitoren 3–1 kundër Bosnjës ku zëvëndësoi në fillim të pjesës së dytë mesfushorin Piotr Trochowski.

Ai luajti në ndeshjen hapëse të ekipit në Grupin D kundër Australisë, duke kontribuar me gol në suksesin 4–0. Ky gol, i shënuar në minutën e 68të, ishte i pari tij me ekipin e të rriturve, si dhe u shpall goli më i bukur gjerman i muajit. Müller gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet e tjera, me Gjermaninë që u shpall fituese e grupit me gjashtë pikë; në ndeshjen e tretë ndaj Ganës, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43të.

Në ndeshjen e raundit të 16-tave, Gjermania u përball kundër Anglinë; Müller ishte protagonist i takimit me dy gola dhe një asist duke udhëhequr ekipin në fitoren 4–1. Ai luajti për 72 minuta, dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Në çerek-finale, Müller e gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm tre minutash në një fitore 4–0 ndaj Argjentinës; ai shënoi pas një krosimi në zonë të Bastian Schweinsteiger, dhe gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35të për shkak se preku topin me dorë. Ky karton i verdhë bëri që ai të humbiste ndeshjen gjysëm-finale ndaj Spanjës, e cila më vonë fitoi turnamentin. Ai deklaroi se ishte shumë nervoz për faktin që luajti në atë ndeshje, e cila u mbyll me humbjen 0–1.

Ai u rikthye në fushë në finalen e vogël për vendin e tretë kundër Uruguajit; ai luajti për 90 minuta, duke shënuar edhe golin e parë të takimit në minutën e 19të. Müller u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit me pesë gola sëbashku me mesfushorin Wesley Sneijder dhe sulmuesit David Villa dhe Diego Forlán. Ai fitoi çmimin Këpucën e Artë për shkak se kishte më shumë asiste (3). Përveç kësaj, ai u shpall edhe lojtari më i mirë i ri duke lënë mbrapa André Ayew të Ganës dhe Giovani dos Santos të Meksikës. Me këto dy çmime, ai pasoi fituesit e vitit 2006 të cilët ishin respektivisht Miroslav Klose dhe Lukas Podolski.

Në tetor 2010, ai ishte në listën e kanditaturave për të fituar Topin e artë sëbashku me katër shokët e tij gjerman.

Euro 2012

Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Müller duke luajtur në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012 kundër Austrisë.

Müller ishte titullar në të gjithë ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ku Gjermania e mbylli grupin në vendin e parë me pikë të plota. Gjatë kualifikueseve, Müller kishte dhuruar asistuar shtatë gola, ku tre prej tyre erdhën në fitoren 6–2 kundër Austrisë në shtator 2011, gjë që i siguroi ekipit një vend në finalet e turnamentit dy ndeshje përpara përfundimit të grupit. Gjatë kualfikueseve, Müller shënoi vetëm tre gola, ku dy prej tyre erdhën në fitoren 4–0 kundër Kazakistanit më 26 mars 2011. dhe goli tjetër erdhi kundër Turqisë më 7 tetor 2011.

Müller ishte një nga 23 lojtarët që u përzgjodh nga trajneri Joachim Löw për të luajtur UEFA Euro 2012, ku Gjermania u eleminua nga Italia në gjysëm-finale me rezultatin 1–2. Ai luajti në të gjitha ndeshjet, ku në tre ndeshjet e grupit luajti si titullar dhe dy ndeshjet e tjera luajti si zëvëndësim. Në tre ndeshjet e grupit, Müller u zëvendësua në minutat e 94, 92 dhe 84 respektivisht kundër Portugalisë, Holandës dhe Danimarkës. Gjermania e mbylli grupin e saj në vendin e parë me nëntë pikë. Në dy ndeshjet e tjera ku luajti si zëvëndësues, Müller hyri në fushë në minutat 67 dhe 71 respektivisht kundër Greqisë dhe Italisë.

Kupa e Botës 2014

Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Thomas Müller (#13) duke festuar me lojtarët gjerman pas triumfit në Kupën e Botës 2014.

Müller shënoi golat e parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014 më 22 mars 2013 në fitoren 0–3 kundër Kazakistanit. Më 6 dhe 10 shtator, Müller shënoi nga një gol në fitoret 3–0 kundër Austrisë dhe Ishujve Faroe duke ndihmuar Gjermaninë të zhvillonte një nga fushatat më të mira kualifikuese si dhe të kalonte në fazën finale të turnamentit.

Më 16 qershor 2014, në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, Müller shënoi tregolëshin e parë të turnamentit në një fitore të mrekullueshme 4–0 ndaj Portugalisë. Gjatë ndeshjes, saktësisht në minutën e 37të, ai ishte protagonist i një incidenti me mbrojtësin kundërshtar Pepe, i cili "gjoja" e goditi me kokë pas një ndërhyje. gjë që bëri që ai të përjashtohej nga ndeshja. Müller u shfajsua pas ndeshjes, duke thënë që nuk ishte faji i tij për kartonin e kuq të portugezit. Më 26 qershor, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes së tretë të fundit të grupit kundër Shteteve të Bashkuara, duke udhëhequr Gjermaninë drejtë fitimit të Grupit G, duke hequr thashethemet e e mundshme të ndonjë marrëveshje të fshehtë midis trajnerit të Gjermanisë Joachim Löw dhe atij amerikan Jürgen Klinsmann për të luajtur për barazim siç ndodhi në vitin 1982.

Më 8 korrik, ai shënoi golin e parë të Gjermanisë në fitoren tenistike 7–1 në gjysëm-finalen e fituar kundër Brazilit. Ky gol ishte goli i 2000të në historinë e kombëtares gjermane. Müller tani kishte shënuar nga pesë gola në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, duke u bërë lojtari i tretë në histori që e arrin këtë (pas Teófilo Cubillas dhe shokut të tij të skuadrës Miroslav Klose). Me këtë gol, ai barazoi Helmut Rahn me dhjetë gola në Kupën e Botës.

Më 11 korrik, Müller ishte në listën e dhjetë lojtarëve për të fituar çmimin FIFA Topi i Artë për lojtarin më të mirë të turnamentit. Duke luajtur një nga rolet kryesore në triumfin e skuadrës, Müller fitoi Këpucën e argjendë si golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit dhe gjithashtu ishte në formacionin më të mirë të turnamentit.

Kupa e Botës 2018

Müller ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Ai luajti në të tre ndeshjet e grupit për Gjermaninë kundër Meksikës, Suedisë dhe Koresë së Jugut. Ai luajti si titullar në dy ndeshjet e para dhe hyri si zëvëndësues në ndeshjen e tretë ndaj Koresë së Jugut. Ai nuk mundi të shënojë në këtë kompedicion me Gjermaninë që u eliminua në fazën e grupeve.

Më 5 mars 2019, trajneri i ekipit kombëtar Joachim Löw konfirmoi se Müller nuk do të ishte në planet e tij për një të ardhme të pacaktuar, sëbashku me shokët e ekipit Jérôme Boateng dhe Mats Hummels.

Stili i lojës

Müller është një sulmues i çdo anëshëm, i cili është i aftë të mbulojë disa pozicione të repartin e avancuar. Pasi erdhi nga sistemi i të rinjtë e Bayernit, pozicioni i tij natyral ishte mesfushor, por që kur u bë pjesë e ekipit të parë, ai filloi të luante në pozicione më sulmuese. Bayern München si dhe Gjermania luajnë me formacionin 4-2-3-1, duke bërë që Müller si një nga tre mesfushorët sulmues mrapa sulmuesit kryesor; kur luan me kombëtaren ai pozicionet në të djathtë.

Pavarësisht se nuk ka forcë fizike, Müller është vlerësuar për pjekurinë e tij, shpejtësinë, teknikën, ndërgjegjësimin, inteligjencën taktike dhe pozicionimin. Ai është dalluar veçanërisht për vetëpërmbajtjen e tij dhe qetësinë; trajneri i Gjermanisë Joachim Löw ka thënë se ai është "indiferent ndaj presionit", kurse ish-trajneri i Bayernit, Louis van Gaal ka thënë se ai ka forcë të madhe mendore. Një shënues i rregullt dhe krijues i golave, ai e ka përshkruar veten e tij si një lojtar i cili gjen hapsira në mbrojtjet kundërshtare por jo i mirë në driblimet një-kundër-një. Müller e përshkruan rolin e tij me termin "Raumdeuter", që përkthehet si "interpretues i hapsirës". Gjatë Kupës së Botës 2014, trajneri i Gjermanisë Joachim Löw e përshkroi atë si "një lojtar joortodoks i cili nuk i parashikon vrapimet e tij, por ka vetëm një qëllim dhe ajo është "si të shënoj gol?".

Jeta personale

Müller lindi në Weilheim, Upper Bavaria, dhe u rrit në fshatin e afërt të Pahl, e cila u bë qëndra e vëmëndjes së mediave gjatë shpërthimit të tij në Kupën e Botës. Prindërit e tij quhen Klaudia dhe Gerhard; ai gjithashtu ka edhe një vëlla i quajtur Simon, i cili është dy vjet e gjysëm me i ri se ai. Ai është i martuar me Lisën, e cila është një modele, ata u martuan bashk në dhjetor 2009, pasi kishin dy vite të lidhur sëbashku. Në qershor 2011, ai u bë ambasodor për YoungWings (Anësorët e rinj), një organizatë bamirëse që ndihmon fëmijët që kanë pësuar humbje me trauma.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 8 mars 2020
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Bayern München II 2007–08 Regionalliga Süd 3 1 3 1
2008–09 3. Liga 32 15 32 15
Gjithsej 35 16 35 16
Bayern München 2008–09 Bundesliga 4 0 1 1 5 1
2009–10 34 13 6 4 12 2 52 19
2010–11 34 12 5 3 8 3 1 1 48 19
2011–12 34 7 5 2 14 2 53 11
2012–13 28 13 5 1 13 8 1 1 47 23
2013–14 31 13 5 8 12 5 3 0 51 26
2014–15 32 13 5 1 10 7 1 0 48 21
2015–16 31 20 5 4 12 8 1 0 49 32
2016–17 29 5 3 0 9 3 1 1 42 9
2017–18 29 8 5 4 10 3 1 0 45 15
2018–19 32 6 6 3 6 0 1 0 45 15
2019–20 25 6 4 2 6 2 1 0 36 10
Gjithsej 343 116 54 32 113 44 11 3 521 195
Gjithsej karriera 378 132 54 32 113 44 11 3 556 211

Kombëtarja

    Redaktuar më 19 nëntor 2018
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania 2010 12 5
2011 13 5
2012 13 0
2013 9 6
2014 15 10
2015 6 5
2016 15 5
2017 6 1
2018 11 1
Gjithsej 100 38

Golat me kombëtaren

    Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren gjermane.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 13 qershor 2010 Moses Mabhida Stadium, Durban, Afrika e Jugut Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Australia
3–0
4–0
2010 FIFA Kupa e Botës
2. 27 qershor 2010 Free State Stadium, Bloemfontein, Afrika e Jugut Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Anglia
3–1
4–1
2010 FIFA Kupa e Botës
3.
4–1
4. 3 qershor 2010 Cape Town Stadium, Cape Town, Afrika e Jugut Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Argjentina
1–0
4–0
2010 FIFA Kupa e Botës
5. 10 qershor 2010 Nelson Mandela Bay Stadium, Port Elizabeth, Afrika e Jugut Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Uruguaji
1–0
3–2
2010 FIFA Kupa e Botës
6. 26 Mars 2011 Fritz-Walter-Stadion, Kaiserslautern, Gjermania Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Kazakistani
2–0
4–0
Kualifikueset e UEFA Euro 2012
7.
3–0
8. 7 tetor 2011 Turk Telekom Arena, Stamboll, Turqi Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Turqia
2–0
3–1
Kualifikueset e UEFA Euro 2012
9. 11 nëntor 2011 Olympic Stadium, Kiev, Ukrainë Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Ukraina
3–3
3–3
Ndeshje Miqësore
10. 15 nëntor 2011 Volksparkstadion, Hamburgu, Gjermani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Hollanda
1–0
3–0
Ndeshje Miqësore
11. 6 Shkurt 2013 Stade de France, Paris, Francë Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Franca
1–1
2–1
Ndeshje Miqësore
12. 22 Mars 2013 Astana Arena, Astana, Kazakistani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Kazakistani
1–0
3–0
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
13.
3–0
14. 14 gusht 2013 Fritz-Walter-Stadion, Kaiserslautern, Gjermani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Paraguaji
2–2
3–3
Ndeshje Miqësore
15. 6 shtator 2013 Allianz Arena, Mynihu, Gjermani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Austria
3–0
3–0
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
16. 10 shtator 2013 Tórsvøllur, Torshavn, Ishujt Faroe Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Ishujt Faroe
3–0
3–0
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
17. 1 qershor 2014 Borussia-Park, Mönchengladbach, Gjermani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Kameruni
1–1
2–2
Ndeshje Miqësore
18. 16 qershor 2014 Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Portugalia
1–0
4–0
2014 FIFA Kupa e Botës
19.
3–0
20.
4–0
21. 26 qershor 2014 Arena Pernambuco, Recife, Brazil Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Shtetet e Bashkuara
1–0
1–0
2014 FIFA Kupa e Botës
22. 8 korrik 2014 Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Brazili
1–0
7–1
2014 FIFA Kupa e Botës
23. 7 shtator 2014 Westfalenstadion, Dortmund, Gjermani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Skocia
1–0
2–1
Kualifikueset e UEFA Euro 2016
24.
2–1
25. 14 nëntor 2014 Frankenstadion, Nürnberg, Gjermani Thomas Müller: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës  Gjibraltari
1–0
4–0
Kualifikueset e UEFA Euro 2016
26.
4–0

Trofe

Klube

    Bayern München

Kombëtarja

    Gjermania

Personale

Rekorde

  • Më shumë shumë Kupa Bote ku ka shënuar të paktën pesë gola (2010–2014); rekordi i ndarë me Teófilo Cubillas (1970, 1978) & Miroslav Klose (2002–2006)

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Thomas Müller Karriera me klubeThomas Müller Karriera ndërkombëtareThomas Müller Stili i lojësThomas Müller Jeta personaleThomas Müller Statistikat e karrierësThomas Müller TrofeThomas Müller ReferimeThomas Müller Lidhje të jashtmeThomas Müller13 shtator1989BundesligaFC Bayern MünchenFutbolliKombëtarja gjermane e futbollitMesfushoriSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Efekti serrëAlketa VejsiuAeroporti i PrishtinësGjeografia e GjermanisëSëmundja e LeukemisëRajoni JuglindorPersefoni KokëdhimaShpataJaponiaJezusiLista e liqeneve në ShqipëriLeje DrejtimiParku i TiranësFjalë të urtaNapoleon BonapartiVjosaRilindja Kombëtare ShqiptareLepuri i butëNumrat romakëPrimo ShllakuAndon Zako ÇajupiPashallëqet shqiptareAlbin KurtiQelizaMarin BarletiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeÇarls DarvinMuhammediNaim FrashëriPeshkopiaMësonjëtorja e KorçësZënia e Diellit (Eklipsi)Shtetet e Bashkuara të AmerikësRrethi i TropojësRomaTurqiaHaidiLista e lumenjve në ShqipëriSëmundja infektiveMigrimetKëshilli i EvropësAeroplaniPalestinaLec ShllakuShqiponjaLista e fjalëve në IslamSelanikuPesë Shtyllat e IslamitIsak NjutoniRrafshi i DukagjinitBashkia TiranëLibrat e shenjtë islamINTELEGJENCA ARTIFICIALEJometaliKuzhina shqiptareLista e maleve të ShqipërisëBimëtZeusiLaguna e KaravastasëNikola TeslaSerbiaNamazi i JacisëKanceri i gjiritSionizmiLetërsia romantike shqiptareArma bërthamoreAnemiaIkametiMicrosoft WordNënë TerezaMujdin AliuKanuni i Lekë DukagjinitGjirafaPlastikaOrgazmaGjitariKroaciaLlojet e vargjev🡆 More