Ermanno Armao

Ermanno Armao (Izmir, 14 tetor 1889 - Alassio, 1976) ka qenë diplomat, jurist dhe studjues italian.

Biografia

U lind në Izmir, në kohën e Perandorisë Osmane, më 14 tetor 1889 nga Adolfo dhe Irene Scherer. Familje me mbiemrin e tyre janë përmendur si me kombësi greke, por katolikë, si dhe francezë, apo venedikas; i ati ishte për vete i lindur në Izmir dhe mbahej si njeri me rëndësi në mesin e komunitetit italian të qytetit bregdetar. U diplomua për Jurisprudencë në Universitetin Mbretëror të Romës më 10 korrik 1909.

Hyri në karrierën konsullore më 1912, pas një konkursi me anë të të cilit u emërua I Ngarkuar me Punë konsullore. Ushtroi karrierën konsullore prej vitit 1912 deri më 1940, duke mbuluar detyrën e Konsullit të ItalisëAntalia, Kordovë, Shkodër, Boston, Stamboll e Këln.

I dhënë pas hartografisë, i interesoi vepra e hartografit të madh venedikas, Vinçenco Koroneli. Për hartën e të cilit (Corso delli fiumi Drino e Boiana, Venezia 1688) Armao botoi një studim më 1933 në Romë, të titulluar "Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale", të cilin e saktësoi me të dhëna të imtësishme për toponiminë e përdorur nga Coronelli.

Më 1944 botoi edhe biografinë e titulluar Vincenzo Coronelli, cenni sull'uomo e la sua vita mbi hartografin, botuar në Firence.

Ndërroi jetë më 1976.

Referime

Tags:

14 tetor18891976DiplomatiItalianIzmiriJuristi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësZhurmat në veshKategoria SuperioreLogopediaNëna surrogateNumrat e telefonit në KosovëLista e vendbanimeve ilireLista e kalave në ShqipëriVera (stinë)FoshnjaRevolucioni i dytë industrialJulian DedaInternetiMejozaZvicraNënë TerezaBasketbolliLeukocitIliriaÇifteliaTeuta e IlirisëAeroplaniPëremriMesjetaHëna e PlotëSkizofreniaAleksandri i MadhShoqëriaRoma e lashtëMeteoriAnoreksiaHistoria e kompjuteritPyetja retorikeAutizmiHekuriPoeziaLista e komunave në KosovëPashallëqet shqiptareSaturniElefanti afrikanLidhëza bashkërenditëseSinuzitiMercedes-BenzAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianReaksioni kimikKëshilli i EvropësIsa BoletiniKallëzuesiLista e shteteve të EvropësArmët e SkënderbeutTiroidetÇarls DarvinMagnetiArsimi në ShqipëriThyesaLista e Kryeministrave të ShqipërisëKalaja e PrezësYlberiNjësia matëseNaum VeqilharxhiLojërat OlimpikeEnergjia e brendshmeLepuriMuzika populloreSëmundjaBelgjikaMangaVaginaNATOAventurat e Tom SojeritAmerika QendroreProblem globalBioteknologjiaLetërsia e vjetër shqiptareHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiBashkimi EvropianNumrat e plotëTemperaturaLibrazhdi🡆 More