David Villa: Futbollist spanjoll

David Villa Sánchez (lindur më 3 dhjetor 1981) është një ish futbollist profesionist spanjoll i cili luante si sulmues.

Villa konsiderohet nga specialistët si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij dhe një nga sulmuesit më të mirë spanjoll të të gjitha kohërave.

David Villa
David Villa: Jeta e hershme, Karriera me klube, Referime
Villa duke luajtur për Atlético Madrid në vitin 2013.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDavid Villa Sánchez
Datëlindja (1981-12-03) 3 dhjetor 1981 (42 vjeç)
VendlindjaLangreo, Spanjë
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1991–1999Langreo
1999–2000Sporting Gijón
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2001Sporting Gijón B36(14)
2001–2003Sporting Gijón80(38)
2003–2005Zaragoza73(32)
2005–2010Valencia166(108)
2010–2013Barcelona77(33)
2013–2014Atlético Madrid36(13)
2014–2018New York City117(77)
2014→ Melbourne City (huazim)4(2)
2019–2020Vissel Kobe28(13)
Gjithsej617(330)
Karriera ndërkombëtare
2001–2002Asturias2(1)
2000–2003Spanja U217(0)
2005–2017Spanja98(59)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Pavarësisht një dëmtimi që pësoi kur ishte fëmijë, Villa filloi karrierën e tij profesioniste me Sporting de Gijón. Ai u transferua te Real Zaragoza pas dy sezonesh, ku bëri edhe debutimin e tij në La Liga, gjithashtu duke fituar edhe trofetë e tij të parë (Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës). Ai u transferua te Valencia CF në vitin 2005 për 12 milion dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Mbretit në sezonin 2007–08. Në vitin 2010, Villa u transferua te Barcelona për 40 milion €, ku në sezonin e parë fitoi titujt e La Ligas dhe Ligës së Kampioneve.

Villa bëri debutimin e tij me Spanjën në vitin 2005. Që nga ajo kohë ai mori pjesë në katër turnamente madhore, duke qënë një lojtar i rëndësishëm në ekipet që fituan Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010. Ai shënoi tre gola në Kupën e Botës 2006, ish golashënuesi më i mirë në Euro 2008 dhe fitoi Këpucën e Argjendë në Kupën e Botës 2010. Ai u bë lojtari i parë spanjoll që arriti 50 gola ndërkombëtar, dhe pas një rikthimi të shkurtër në vitin 2017, ai u tërhoq nga ekipi kombëtar me 59 gola në 98 ndeshje, duke qënë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Spanjës. Ai është gjithashtu shënuesi më i mirë i Spanjës në Kupën e Botës me nëntë gola.

Jeta e hershme

Villa ka lindur në Tuilla, një fshat i vogël në Langreo, Asturias, një rajon në veri të Spanjës. Ai është djali i José Manuel Villa, që ka qënë një minator. Kur Villa ishte i ri, karriera e tij futbollistike u vu në rrezik sepse ai pësoi një frakturë të rëndë në këmbën e djathtë, por u shërua tërësisht. Gjatë kohës kur Villa ishte i dëmtuar, babai i tij u përpoq shumë që këmba e tij të shërohej sa më shpejtë.

Villa pranoi se ai ishte afër tërheqjes nga futbolli në moshën 14 vjeç, pasi ai kishte ulje-rritje në marrëdhënjen me tranjerin e tij. Megjithatë, falë inkurajimit të prindërve të tij, ai vazhdoi ëndërrën për tu bërë futbollist, duke thënë: "Në ato ditë, nuk fitova asnjë qindarkë dhe gjatë gjithë sezonit qëndrova në stol, unë kisha dëshirë që të largohesha dhe të futboll me shokët e mi." Ai gjithashtu shtoi: "Babai im gjithmon më ka mbështetur mua dhe ka brohoritur për mua deri sa karriera ime u kthye. Ai filloi karrierën e tij futbollistike te UP Langreo, dhe kur mbushi 17 vjeç ai u bashkua me shkollën e futbollit Mareo.

Karriera me klube

Sporting de Gijón

Sezonet 2000–2003

Villa kishte tërhqur interesimin e shumë skuadrave asturiake, por edhe një nga skuadrat më të mëdha të krahinës, Real Oviedo, kishte deklaruar se ai ishte shumë i shkurtër dhe se nuk kishte potencial të mjaftueshëm/ Ai më pas filloi karrierën e tij profesionste me klubin lokal të qytetit të tij Sporting Gijón, duke filluar të ndjekë hapat e idhullit të tij Quini. Ai filloi duke luajtur me skuadrat e moshave dhe bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në sezonin 2000–01. Pasi shënoi 25 Gola në 2 sezone, ai u bë lojtar i skuadrës së parë. Pepe Acebal, trajneri i Sporting Gijón në atë kohë, ka thënë se Villës i mungonte qëndrueshmëria për të dhënë impakt në fushën e lojës, por gjithashtu tha se kapaciteti i Villës për punë ishte "i pakrahasueshëm".

"Ai ka aftësi të mira teknike. Prekja e tij e parë ishte madhështore dhe, unë mund të them se ai është i talentuar. Ai bën vrapime diagonale të zgjuara, i shmang mbrojtësit, dhe bën vendime të drejta. Ai është shumë intuitiv."

–Pepe Acebal, ish-trajneri i Sporting Gijón

Real Zaragoza

Sezoni 2003–04

Referime

Stampa:Kupa e Botës 2010 Skuadra e Turnamentit

Tags:

David Villa Jeta e hershmeDavid Villa Karriera me klubeDavid Villa ReferimeDavid VillaFutbolliSpanjaSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Historia e ShkodrësKalatë e ShqipërisëIslamiMësonjëtorja e KorçësSerie AMacjaVitamina B12Bashkitë e ShqipërisëMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutMujiThethiAfrikaKosova në Luftën e Dytë BotëroreDua LipaUlçera në stomakNatyraBelgjikaMetri katrorUlqiniMbretëria e IlirisëAparati riprodhues mashkullor te njeriuNdotja e ajritKarnavalet brazilianeLista e qyteteve në GjermaniPresidenti i ShqipërisëLea YpiSëmundjet e syritVullkaniTeuta e IlirisëKanuni i Lekë DukagjinitFustanellaMargarita TutulaniDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeTom SojerLista e markave të automobilaveDitar (Anne Frank)EvropaZgjebjaNdryshimet klimatikeUshtria Çlirimtare e KosovësÇifteliaKanceri i gjiritVeshjet popullore shqiptareZvicraNamazi i SabahutTundraFiset ilireMagnetiAnatomia e njeriutIraniBimëtKampionët e Seria AAli Pashë TepelenaSportiQytetet e ShqipërisëLista e lumenjve në KosovëNezim FrakullaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianSistemi muskulorInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPërrallaLindja (biologji)PukaHarun AliuAriFibroza kistikeBotaBaza e të dhënavePunime artizanaleShqipëriaKalendariSëmundjet e zemrësTrëndafiliËndrraPjesët përbërëse të kompjuteritSintaksa e gjuhes shqipeJava (gjuhë programimi)MetaforaHistoriku i gjuhes letrare shqipe🡆 More