Berk Cankat (lindi më 9 maj 1984) është një aktor dhe dizajner grafiku turk.
Berk Cankat | |
---|---|
U lind në | Ömer Berk Cankat 9 maj 1984 (38 vjet) Ankara, Turqi |
Kombësia | Turk |
Profesioni | Aktor, dizajner grafiku |
Vite aktiviteti | 2013–prezent |
Cankart ka lindur më 9 maj 1984 në Ankara në një familje me prejardhje çerkeze.
Ai kurrë nuk ishte i interesuar për aktrimin në kolegj. Pasi mbaroi universitetin, erdhi në Stamboll për të punuar si grafik me shokun e tij të ngushtë. Pasi erdhi në Stamboll vendosi të bëhej aktor. Studioi për aktrim në Akademinë 35 Buçuk Sanat Evi dhe filloi karrierën e tij profesionale në teatër. Në vitin 2011, ai luajti në shfaqjet Pulëbardha e shkruar nga Anton Chekhov dhe Barut Kıvısı me shkrim nga Dejan Dukovski, e ndjekur nga shfaqja teatrale Merhaba Efendim e shkruar nga Muzaffer İzgü në vitin 2012. Ai gjithashtu punoi si asistent i Civan Canova në shfaqjen Kızıl Ötesi Aydınlık dhe Vahide Perçin në Otobüs.
Përvoja e tij e parë televizive ishte në Sana Bir Sır Vereceğim në FOX TV. Në këtë serial ai portretizoi personazhin e "Savash" i cili kishte fuqi fantastike dhe kontrollonte mendjet me shikimin e tij. Pasi bëri emër, ai iu bashkua serialit Medcezir si aktor i ftuar në rolin e Xhemit. Pasi u bë i njohur në Turqi, në verën e vitit 2014 ai mori një rol në serialin e Güzel Köylü duke luajtur personazhin e "Xhemal". Në nëntor 2015, ai u luajt si "İskender (Alex)" në serialin historik Muhteşem Yüzyıl: Kösem, prodhuar nga Tims Productions për Star TV. Në janar 2016, Cankat fitoi një Elle Style Awards si Aktori i Vitit. Në vitin 2017, ai mori një rol kryesor në Yıldızlar Şahidim përballë Özge Gürel.
Teatër | ||
---|---|---|
Viti | Shfaqja | Shkruesi |
1999 | Ay Işığında Samata | Haldun Taner |
2011 | Pulëbardha | Anton Çehov |
Barut Fıçısı | Dejan Dukovski | |
2012 | Merhaba Efendim | Muzaffer İzgü |
Seriale | |||
---|---|---|---|
Viti | Titulli | Roli | Shënimet |
2013-2014 | Sana Bir Sır Vereceğim | Savash | Roli mbështetës |
2014 | Medcezir | Xhem | Mysafir |
2014-2015 | Güzel Köylü | Xhemal | Roli kryesor |
2015-2016 | Muhteşem Yüzyıl Kösem | Aleks / Iskender | Roli mbështetës |
2017 | Yıldızlar Şahidim | Aras Demir | Roli kryesor |
2018 | Gülizar | Murat | |
2018 | Bir Deli Rüzgar | Ugur | |
2022- | Sıfırıncı Gün | Mert | |
Internet | |||
Viti | Titulli | Roli | Shënimet |
2022- | Aslında Özgürsün | Koraj | Roli mbështetës |
2023 | Atatürk | Ali Fuat Cebesoy | Film televiziv Film kinema |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Berk Cankat, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.