Amik Kasoruho

Stampa:Kutia Shkrimtar Amik Kasoruho (Tiranë, 20 nëntor 1932 – 4 maj 2014).

Shkrimtar dhe përkthyes i mirënjohur shqiptar.

Jeta

Amik Kasoruho lindi në vitin 1932 në Tiranë. Ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956–1962. Më tej u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990.

Nga 1956–1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë, më pas si punëtor ndërtimi në Gosë, gjeometër, si teknik ndërtimi në NSHN Durrës.

Pas rrëzimit të diktaturës largohet drejt Italisë, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari.

Vdekja e tij erdhi pas një sëmundje në mushkëri.

Krijimtaria

Më së shumti krijimtaria e tij u fokusua në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj dhe ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj.

Vepra të tij

  • “Një ankth gjysmëshekullor” (1997)
  • “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000)
  • “Midis qiellit dhe burgut”
  • “Ikje nga trilli i perëndive” (Roman autobiografik)
  • “Pa mëri – Publicistika e jetës sime” (2013), (Përfshihen shkrime dhe intervista të autorit, botuar në shtypin shqiptar.

Përkthime

Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Një ndër përkthimet e tij të fundit ishte edhe "Revolta e Atlasit" e shkrimtares dhe filozofes së mirënjohur amerikane Ayn Rand.

Cmime dhe dekorata

  • Fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999.
  • Në vitin 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”.
  • Kasoruho është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Amik Kasoruho JetaAmik Kasoruho KrijimtariaAmik Kasoruho Cmime dhe dekorataAmik Kasoruho ReferimeAmik Kasoruho Lidhje të jashtmeAmik Kasoruho

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi binarLigjiLiqeniStrugaDepresioniLushnjaAteizmiKampionati anglezKanabisi (Drogë)BirraKanadajaLista e personaliteteve ilireEmpatiaFshatrat e ShqipërisëMasturbimiIlir Shaqiri (balerin)KarbohidratetSportiApoloniaEnergjiaAmerikaAli PodrimjaParisiRrethi i DibrësTeorema e PitagorësAmos ZahariaTulipaniVitaminatAleksandër GjokaFigura stilistikeShkodraKalaja e KrujësSpermaShahuShqiptarëtFormat e pashtjelluara të foljesTrekëndëshi i BermudësStimulim me gjoksRevolucioni francezTuberkuloziSëmundjet e syritEnver HoxhaRrethiRoberto BakajKanuniQarku i ShkodrësShenjat e qarkullimit rrugorPoloniaButrintiFoshnja100 VitrinatSuediaPerandoria OsmaneSistemi urinarVjedullaGjuha shqipeMultiple sklerozaFiset shqiptareSëmundjet e zemrësRebelimi i vitit 1997InfermieriaMaltaRajonet e ItalisëEnergjia solareDervish LuzhaLiqenet e KosovësRevolucioni industrialKrujaVdekjaZhurmat në veshArmët e SkënderbeutHixhameFusha magnetikeIlir MetaXhensila MyrtezajBallkaniGegërishtjaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipe🡆 More