Në matematikë, numri dhjetor periodik 0.999… i cili mund të shkruhet ndryshe si 0.
Shprehur ndryshe, simbolet numerike 0.999... dhe 1 përfaqësojnë të njëjtin numër.
Barazimi 0.999...=1 është pranuar për një kohë të gjatë nga matematikanët dhe është mësuar në librat shkollorë. Dekadat e fundit kërkuesit e matematikës kanë studiuar reagimin e këtij barazimi mes studentëve.
Një arsye pse numrat periodikë janë një zgjatje e numrave joperiodikë është përfaqësimi i pjestimeve. Duke bërë një pjestim të thjeshtë del që, 1⁄9 = 0.111..., ku 1 përsëritet pambarimisht. Ky numër dhjetor na jep një provë të rëndësishme për barazimin e 0.999... me 1. Duke shumëzuar 9 me 0.111... kemi 0.999... dhe 9 × 1⁄9 është e barabartë me 1, kështu që 0.999…= 1:
Një tjetër mënyrë është shumëzimi i 1⁄3 me 3.
Kur një numër dhjëtor periodik shumëzohet me 10, numrat nuk ndryshojnë, por numri i parë pas presjes zhvendoset një herë në të djathtë. Ndaj 10 × 0.999… është e barabartë me 9.999…, e cila është 9 më e madhe se numri i mëparshëm.
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: 0.999.... |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article 0.999..., which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.