Umberto Boccioni

Umberto Boccioni (Reggio Calabria, 19 tetor 1882- Verona, 17 gusht 1916) ishte një piktor dhe skulptor italian, dhe konsiderohet si një nga eksponentët më kryesor të Futurizmit.

Ideja e përfaqësimit vizual të lëvizjes dhe kërkimi i tij mbi marrëdhëniet midis objektit dhe hapësirës ndikuan fuqimisht në të ardhmen e pikturës dhe skulpturësshekullit XX.

Umberto Boccioni
Umberto Boccioni Lindur më 19 tetor 1882 * Vendlindja Reggio Calabria * Vdiq më 17 gusht 1916 * Vendvdekja Verona Shkollimi Akademia e Arteve të Bukura, Romë Lëvizja Futurizmi
Umberto Boccioni
Umberto Boccioni, autoportret


Biografia

Umberto Boccioni 
Umberto Boccioni
Portret i nënës (1907).

Raffaele Boccioni dhe Celicia Forlani ishin prindërit e Umbertos, dhe kishin origjinë nga Morciano di Romagna. Umberto Boccioni lindi më 19 tetor 1882Reggio Calabria, dhe këtu ai ndoqi mësimet e para . Familja e tij më vonë u transferua në Forlì, dhe më pas në Genova dhe Padova . Në vitin 1897, një transferim tjetër u detyrua për në Catania. Kësaj radhe familja e tij u nda: Umberto dhe babai i tij së bashku shkuan në Siçili; ndërsa e ëma me motrën e tij të madhe Amelia, mbetën në Veneto.

Në vitin 1901 Umberto u transferua në Romë, ndërsa i ati i tij u transferua përsëri në një vend të ri.

Për një kohë të shkurtër ai dashurohet me një nga vajzat e tezes së tij, Sandrinën. Umberto ishte afro njëzet vjeç dhe shkonte në studion e një krijuesi posterësh, ku aty mësoi gjërat elementare rreth pikturës dhe artit.

Gjatë kësaj peridhe ai u takua me Gino Severini, me të cilin frekuentoi studion e piktorit Giacomo Balla në Porta Pinciana . Në fillim të vitit 1903 Umberto dhe Severini ndoqën Shkollën Falas të Nudos, ku ata takuan Mario Sironin, gjithashtu edhe një nxënës, me të cilin do të krijonin një shoqëri. Në atë vit Umberto pikturoi veprën e tij të parë Campagna Romana. Me ndihmën e të dy prindërve ai arrin të udhëtojë jashtë vendit: destinacioni i tij i parë është Parisi (Prill-Gusht 1906 ), dhe më pas ai shkon në Rusi, dhe kthehet në nëntor të po atij viti.

Paris ai takohet me Augusta Popoff: dhe më pas lind djali i tyre në prill 1907, Pietro . Në muajin prill të vitit 1907, Umberto u regjistrua në Shkollën Falas Nudo të Institutit Mbretëror të Arteve të Bukura në Venecia . Më pas ai fillon një rrugëtim tjetër për në Rusi, por e ndërpret atë në qytetin Mynih.

Gjatë kthimit të tij ai vizaton dhe pikturon aktivisht, por ai mbetet i pakënaqur. Në ndërkohë ai përballet me përvojat e tij të para në fushën e gdhendjes.

Gjatë këtyre viteve, ai viziton shumë muze dhe galeri. Kështu, ai ka mundësinë të njohë drejtë për së drejti veprat e artistëve të të gjitha moshave, por, veçanërisht ato më antike. Disa nga ato, si veprat e Michelangelos për shembull, do të mbeten gjithmonë modelet e tij ideale.

Në vitin 1907 në qytetin e Milanos ai takoi artistët Futuristë dhe së bashku me Filippo Tommaso Marinetti ai shkroi, së bashku me Carlo Carrà, Luigi Russolo, Giacomo Balla dhe Gino Severini, Manifesti i Piktorëve Futurist[lidhje e vdekur] ( 1910 ), i cili u pasua më vonë nga Manifesti Teknik i Futuristit Lëvizja ( viti 1912): sipas artistëve, qëllimi i piktorit modern ishte që ata të liroheshin nga modelet dhe traditat e së shkuarës.

Umberto Boccioni 
Umberto Boccioni
Autoportret, 1916

Boccioni në veprat e tij, shprehte me mjeshtëri lëvizjen e formave dhe konkretësinë e materies. Edhe pse ai ishte mjaft i ndikuar nga lëvizja artistike e Kubizmit, ai gjithsesi u përpoq tu shmangej linjave të drejta dhe si zëvendësim të përdorte ngjyra plotësuese.

Në pikturat si

  • Dinamizmi i një çiklisti ( 1913 ), ose
  • Dinamizmi i një futbollisti ( 1911 ), përfaqësimi i të njëjtës temë në faza të njëpasnjëshme në kohë sugjeron në mënyrë efektive idenë e zhvendosjes në hapësirë. Qëllimi i ngjashëm rregullon gjithashtu skulpturën e Boccioni, në të cilat ai linte pas dore materiale shumë të përdorura si mermeri dhe bronzi, dhe shprehte preferim për drurin, hekurin dhe xhamin .

Një numër shumë i vogël i skulpturave të tij kanë mbijetuar.


Disa nga veprat pikturale më të rëndësishme të Boccionit konsiderohen

  • Il Lavoro (Qyteti që ngrihet) ( 1910 )
  • Përleshja në galeri ( 1910 )
  • Stati d'animo n. 1 Lamtumirë ( 1911 )
  • Forcat e një rruge ( 1911)

Pas vdekjes së tij

Umberto Boccioni 
Gur varri, Verona

Më 1959 tre nga veprat e tij shumë të njohura si ( Gruaja në tryezë, Peisazhi dhe format unike të vazhdimësisë në hapësirë ), u paraqitën në ekspozitën 50 vjeçare të artit në qytetin e Milanos.

Referime

Tags:

17 gusht188219 tetor1916PiktorReggio CalabriaSkulpturaVerona

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BakriHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLufta e ÇanakalasëIbrahim KodraPjetër BogdaniCilindriKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeHënaDemografia e KosovësLufta e TrojësKiblaAlfabeti arabToskërishtjaLista e lumenjve në ShqipëriKaliumiHidroenergjiaMigrimetZeqatiStatistikaDante AligieriHimni i FlamuritLumi i DrinitShiu acidikPashkëtMedinaItaliaNjëqind vjet vetmi (Sabri Hamiti)VullkaniAtmosferaFutbolliGjeografia e GjermanisëKimiaShkencat natyroreSëmundjet e syritPuna (fizikë)ShkencaRrotullimi i TokësAnkthiLipidetLetërsiaLista e kafshëve të egraLimfocitiLlojet e vargjevSindroma DownRrethi i TropojësQeverisjaLëkuraAdelina MamaqiDramaLista e vendeve sipas sipërfaqesShehadetiZvicraFlamuri i ShqipërisëUshtria Çlirimtare e KosovësKalaja e ShkodrësRënia e komunizmit në ShqipëriNdotja e ujitLeje DrejtimiLufta e KosovësShqipëria e PavarurKëndiMikroorganizmatBashkitë e ShqipërisëMali i KorabitShkolla ShqipeVaginaAluminiEmpatiaSali BerishaRexho MulliqiTraktati i fshehtë i LondrësAssim el-HakimKushtetutaLiturgjia bizantineJudaizmiDendësiaRomeo dhe ZhuljetaUdhëtimet e Gulliverit🡆 More