Treni

Treni ose ne dialektin e vjetër 'pampuri' është një formë e transportit hekurudhor që përbëhet nga një seri mjetesh të lidhura që zakonisht kalojnë përgjatë një shtegu hekurudhor (binarët) për të transportuar pasagjerë ose ngarkesë mallrash.

Fjala "tren" vjen nga frëngjishtja e vjetër, trahiner përmes gjuhës latine trahere që do të thotë "tërheq", "tërheqje" ose "të tërheqësh".

Treni
Treni në Stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës
Treni
Treni në Stacionin hekurudhor të Tiranës
Treni
Treni në Stacionin hekurudhor të Shkupit

Përmbledhje

Fuqia vepruese për një tren sigurohet nga një motor i veçantë ose lokomotivë individuale në një njësi të shumëfishtë vetëlëvizëse. Termi "motor" shpesh përdoret si një alternative për lokomotivën. Megjithëse historikisht mbizotëronte lokomotiva me avull, llojet më të zakonshme të lokomotivës janë me naftë dhe lokomotivat elektrike, e ku kjo e fundit furnizohet nga tela nga linjat e sipërme ose shina shtesë. Në të kaluarën trenat gjithashtu mund të tërhiqeshin nga kuajt, mund të viheshin në lëvizje nga motorët dizel, nga pneumatikët, turbina me gaz ose bateri .

Shtegu zakonisht përbëhet nga dy binarë me një ndarje fikse, të cilat mund të plotësohen me shina shtesë siç janë binarët elektrikë përçues (hekurudha e tretë) dhe binarët e raftave. Në disa vende përdoren edhe hekurudhat me nga një binarë si dhe trenat me energji magnetike.

Një tren pasagjerësh përfshin automjete që mbajnë pasagjerë dhe shpesh mund të jetë shumë i gjatë dhe i shpejtë. Shërbimi hekurudhor me shpejtësi të lartë filloi të zhvillohet sidomos në fund të shekullit XX, dhe që është gjithashtu në proces të zhvillimit të mëtutjeshëm. Shprehja "hekurudha e lehtë" ndonjëherë përdoret për t'iu referuar një sistemi modern të tramvajit, por gjithashtu mund të nënkuptojë një formë të ndërmjetme midis një tramvaji dhe treni, ngjashëm me një sistem të transitit të shpejtë hekurudhor.

Një tren mallrash përdor makina mallrash (vagonë) për të transportuar mallra, materiale ose ngarkesa tjera. Sot është e mundur që të transportohen pasagjerë dhe mallra në të njëjtin tren duke përdorur një transport të përzier.

Lokomotivat, makinat dhe makineria tjetër hekurudhore që përdoren për mirëmbajtjen dhe riparimin e binarëve (shinave), quhen pajisje për mirëmbajtjen e hekurudhës"; mjete këto që mund të gjenden në garazhdet dhe punëtoritë e mirëmbajtjes së trenave rrugor. Në mënyrë të ngjashme, trenat e dedikuar mund të përdoren për të siguruar shërbime mbështetëse për stacionet përgjatë një linje treni, siç janë mbeturinat ose mbledhja e të ardhurave.

Historiku

Treni 
Treni i tërhequr nga lokomotiva me avull
Treni 
Lokomotiva me avull e vitit 1922 ekspozuar në Muzeun e Hekurudhave KosovareFushë Kosovë
Treni 
Stacioni hekurudhor në Prishtinë rreth vitit 1900
Treni 
Stacioni hekurudhor në Mitrovicë rreth vitit 1900

Shpikja e motorit me avull paraqet një moment me rëndësi për trenat dhe hekurudhat moderne. Kështu në vitin 1803, një njeri me emrin Samuel Homfray vendosi të financojë zhvillimin e një makine me avull për të zëvendësuar karrocat me kuaj në tramvaje. Richard Trevithick (1771-1833) ndërtoi lokomotivën e parë të tramvajit me motor me avull. Më 22 shkurt 1804, lokomotiva ngarkoi 10 ton hekur, 70 burra dhe pesë vagona shtesë për ti transportuar nëntë milje më tutje, nga Peny-Darron në qytetin Merthyr Tydfil, Uells, deri në fund të luginës së quajtur Abercynnon, duke bërë rreth dy orë për të përfunduar udhëtimin. Në vitin 1821, anglezi Julius Griffiths ishte personi i parë që patentoi një lokomotivë të udhëtarëve, dhe në shtator të vitit 1825 Stockton & Darlington Railroad Company filloi si hekurudha e parë për të kryer transportin e mallrave dhe pasagjerëve në oraret e rregullta duke përdorur lokomotivat e dizajnuara nga shpikësi anglez George Stephenson. Këta trena të rinj mund të tërhiqnin gjashtë makina me qymyr të ngarkuar dhe 21 vagona me 450 pasagjerë mbi 9 milje për rreth një orë.

Stephenson konsiderohet të jetë shpikësi i parë i motorit të lokomotivës me avull për hekurudhat, ndërkohë që shpikja e Trevithick konsiderohet lokomotiva e parë e tramvajit, e cila është një lokomotivë rrugore, e projektuar për një rrugë dhe jo për një hekurudhë. Në vitin 1812, Stephenson u bë një ndërtues i njohur motorësh dhe në vitin 1814 ndërtoi lokomotivën e tij të parë për linjën hekurudhore Stockton - Darlington, ku ai u angazhua si inxhinier i kompanisë. Ai së shpejti i bindi pronarët që të përdorin fuqinë e motorit me avull dhe ndërtoi lokomotivën e parë të linjës, Locomotion. Në vitin 1825, Stephenson u transferua në hekurudhën Liverpool - Manchester.

Nga ana tjetër koloneli John Stevens konsiderohet të jetë babai i hekurudhave në Shtetet e Bashkuara. Stevens në vitin 1826 demonstroi mundësinë e lokomotivës me avull në një shteg eksperimental rrethor të ndërtuar në pronën e tij në Hoboken, New Jersey, tre vjet para se Stephenson të përsoste një lokomotivë praktike me avull në Angli. Stevens lëshoi kartën e parë të hekurudhës në Amerikën e Veriut në vitin 1815, por ndërkohë të tjerët filluan që të përfitojnë grante dhe filluan punimet në hekurudhat e para operacionale. Në vitin 1930, Peter Cooper ka projektuar dhe ndërtuar lokomotivën e parë amerikane me avull që operonte në një hekurudhë të përbashkët të transportit të njohur si Tom Thumb. Xhorxh Pullman shpiku makinën Pullman Sleeping Car në vitin 1857, e cila ishte projektuar për udhëtimin e udhëtarëve gjatë natës, edhe pse makinat tjera përdoreshin në hekurudhat amerikanë që nga vitet 1830.

Në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, kishte interes të konsiderueshëm për mundësinë e ndërtimit të trenave të pasagjerëve që mund të udhëtonin shumë më shpejt se trenat konvencionalë. Nga vitet 1970, interesi për një teknologji alternative me shpejtësi të lartë përqendrohet në levëzimin magnetik, ose maglev, ku makinat hipin në një jastëk ajri të krijuar nga reagimi elektromagnetik midis një pajisjeje në bord dhe një tjetër të ngulitur në udhën e saj.

Hekurudha e parë e trenave me shpejtësi të madhe filloi në vitin 1964 midis Tokios dhe Osakës në Japoni. Që atëherë, sisteme të tilla janë instaluar në të gjithë botën, duke përfshirë Spanjën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Skandinavinë, Belgjikën, Korenë e Jugut, Kinën , Mbretëria e Bashkuar dhe Tajvanin. Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar gjithashtu për instalimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë midis San Franciskos dhe Los Anxhelosit dhe në bregun lindor ndërmjet Bostonit dhe Uashingtonit.

Makineritë elektrike dhe avancimet në teknologjitë e transportit të trenave kanë lejuar që njerëzit të udhëtojnë me shpejtësi deri në 320 milje në orë. Hulumtime tjera progresive në trenat bashkëkohorë janë në procesin e zhvillimit, duke përfshirë trenin e tubit Hyperloop, i cili është planifikuar të arrijë shpejtësi deri në 700 milje në orë.

Shih edhe

Referime

Literatura


Lidhje të jashtme

Një kategori në Wiki Commons përmban dokumente multimediale për Treni.

Treni  tips for rail travel udhëzues të udhëtimeve nga Wikivoyage

Tags:

Treni PërmbledhjeTreni HistorikuTreni Shih edheTreni ReferimeTreni LiteraturaTreni Lidhje të jashtmeTreniFrangjishtja e vjetër (Gjuhë)Gjuha latineHekurudhaTransporti hekurudhorVagoni

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Republika Popullore e ShqipërisëShpyllëzimiDokumentet e Gjuhes ShqipeRobotikaPozita gjeografike e ShqipërisëKolesteroliINTELEGJENCA ARTIFICIALELuigj GurakuqiPlutoni (planet)Zef PllumiMujiIzet MexhitiBallkani PerëndimorNdryshimi i klimësJupiteriMercedes-BenzFunksionet trigonometrikeEvropa VerioreFutbolliGjirokastraKalaja e PrezësVullkaniStreptokoketInstrumenti muzikorInsulinaUniversiteti i PrishtinësAmerikaEgjiptiLista e liqeneve në KosovëTumori i truritSlloveniaKromozomiPula (shpend)Muzeu i LuvritNdërtimi i brendshëm i TokësMatilda MakoçiDelfiniSuediaSistemi diellorRrno vetëm për me tregueArtan GrubiDemografia e KosovësDemokraciaDemografia e ShqipërisëAsdren GjikolliAeroplaniNdihma e parëMuzika shqiptareLëvizja Nacional-ÇlirimtareBeni ecën vetëÇStambolliPaneli diellorZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021Pozicioni seksualLista e kryeqyteteveShkupiKalendariVeshjet popullore shqiptareQarku elektrikFormat e shtjelluara të foljesAstronomiaMiguel de CervantesGreqia e lashtëHënaAutobiografiaAudiIsmail KadareTiranaKryeministri i Maqedonisë së VeriutEnver HoxhaMultiple sklerozaGjeografia e ShqipërisëKontaminimi i tokësMbretëria e IlirisëPikëpresjaBesimet folklorike shqiptareLigjet e NjutonitGjendja agregate🡆 More