Republika E Kinës

Tajvani, zyrtarisht i njohur si Republika e Kinës, është një shtet në Azinë lindore, i ndodhu në kryqëzimin e deteve të Kinës lindore dhe jugore në Oqeanin Paqësor, me Republikën Popullore të Kinës në veriperëndim, Japoninë në verilindje dhe Filipinet në jug.

Territori i kontrolluar nga Republika e Kinës përbëhet nga 168 ishuj, me një sipërfaqe të kombinar prej 36,193 kilometrash katrorë.

Republika e Kinës
Një steme rrethore blu, në të cilën është i vendosur një rreth i rrethuar nga 12 rreze.
Stema
Himni: 
中華民國國歌
Zhōnghuá Mínguó Guógē
"Himni Kombëtar i Republikës së Kinës"
Himni i flamurit: 
中華民國國旗歌
Zhōnghuá Míngúo Gúoqígē
"Himni i Flamurit Kombëtar të Republikës së Kinës"
Vula kombëtare:
中華民國之璽
Vula e Republikës së Kinës
Republika E Kinës
Lulja kombëtare:
梅花
Lulja e kumbullës
Republika E Kinës
Republika E Kinës
Republika E Kinës
Republika E Kinës
KryeqytetiTaipei
25°04′N 121°31′E / 25.067°N 121.517°E / 25.067; 121.517
Qyteti më i madhTaipei i Ri
Gjuhët zyrtareGjuha kineze
Shkrimi zyrtarShrimi tradicional kinez
Gjuhët kombëtare
  • Mandarinishtja
  • Hokienishtja
  • Hakaishtja
  • Formosishtja
  • Matsuishtja
  • Putianishtja
  • Gjuha e Shenjave e Tajvanit
Grupet etnike
(2016)
  • 95–97% tajvanezë hanë
  • 2.3% aborgjinë tajvanezë
  • 0.7–2.7% tjerë
Besimi
(2020)
NofkaTajvanez
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë gjysëm presidenciale
• Presidenti
Tsai Ing-wen
• Zëvendës presidenti
Lai Ching-te
• Kryeministri
Chen Chien-jen
• Presidenti i Juanit Legjislativ
You Si-kun
• Presidenti i Juanit Kontrollues
Chen Chu
• Presidenti i Juanit Juridik
Hsu Tzong-li
• Presidenti i Juanit Mbikqyrës
Huang Jong-tsun
KuvendiJuani Legjislativ
Themelimi
• Revolucioni i vitit 1911
10 tetor 1911
• Marrja nën kontroll e Tajvanit dhe ishujve Peskadore
25 tetor 1945
• Miratimi i kushtetutës
25 dhjetor 1947
• Themelimi i qverisë aktuale
20 maj 1948
• Qevria u zhvendos në Taipei
7 December 1949
• Humbja e përfqësimit në OKB
25 tetor 1971
• Marrëdhëniet ndër-ngushticëse u përcaktuan me ligh
31 korrik 1992
Sipërfaqja
• Gjithsej
36,197 km2 (13,976 sq mi)
Popullsia
• Përllogaritje gusht2022
Decrease 23,906,450 (56-të)
• 2010 census
23,123,866
• Dendësia
650/km2 (1,683.5/sq mi) (10-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $1.605 trillion (19-të)
• Për kokë banori
Increase $68,730 (13-të)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $841.209 billion (21-të)
• Për kokë banori
Increase $36,051 (31-të)
MonedhaDollari i ri tajvanez (NT$) (TWD)
Të dhëna të tjera
Gini (2017)Negative increase 34.1
i mesëm
IZHNJ (2019)Increase 0.916
shumë i lartë · 23rd
Zona kohoreUTC+8 (Koha Kombëtare Standarde e Tajvanit)
Formati i datës
  • YYYY-MM-DD
  • YYY-MM-DD (kalendari minguo)
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Prefiksi telefonik+886
Kodi ISO 3166TW
Kodi i internetit TLD
  • .tw
  • .台灣
  • .台湾

Ishulli kryesor i Tajvanit, i njohur më parë si Formosa, ka një sipërfaqe prej 35,808 kilometrash katrorë, dhe dy të tretat e tij (pjesa lindore e ishullit) dominohen nag vargmalet, ndërsa një e treta (pjesa përendimore) nga fushat, ku është e përqendruar popullsia ubrane e ishullit. Kryeqyteti, Taipei, formon së bashku me Taipein e Ri dhe Kilungun zonën më të madhe metropolitane të Tajvanit. Qytetet tjera kryesore janë Kaohsiung, Taiçung, Tainan dhe Taojuan. Me rreth 23.9 milionë banorë, Tajvani është ndër vendet më të dendura të populluara në botë.

Tajvani ka për kryeqytet ka Taipenin (Taipeh) ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore ka gjuhën kineze. Organi i nxjerrës së ligjeve është organi legjislativ i quajtur Juanë (Yuan) të cilit i është përgjegjës edhe qeveria (Juani ekzekutiv). Në vitin 1996 janë mbajtur për herë të parë zgjedhjet e drejt-për-drejta, më parë presidenti i shtetit zgjidhej nga Kuvendi Kombëtarë (K. Nacional).

Perëndimi i sipërfaqes është i rrafshët që kalon në terren bregore, në lindje shtrihen male të larta. Mbi sipërfaqen e Tajvanit sundon klimë tropikale monsune.

Bujqësia veçohet me kultivimin e orizit, sheqerit, kallamoqit, ananasit. Tajvani llogaritet të ketë pasuri natyrore të tokës qymyrin dhe gazin natyrorë. Zhvillimi industrial është në shkallë të mirë, dallohen industria e ushqimit, e tekstilit, e lëkurës, e letrës, e makinave dhe aparateve, e metalit , e lëndës artificiale (plastikës) dhe industria kimike. Partnerët kryesorë të tregtisë me Tajvanin janë Japonia dhe ShBA-ja.

Rrjeti i transportit është i gjithanshëm duke filluar nga portat detare ndërkombëtare në qytete e quajtura Kaohsiung dhe Keelung e deri te porta ajrore po ashtu ndërkombëtare në qytete T´aoyuan (afër kryeqytetit) dhe Kaohsiung.

Historia

Sipërfaqja e ishullit dhe ishujt në rrethinë e tij duket të kenë qenë popullzuar nga fiset polonezë të Malajës. Nga 1624-ta deri 1662 dihet të ketë rënë nën zgjedhjen e holandezëve dhe nga 1683-ta pjesë e Kinës. Gjatë viteve 1895-1945 pjesë e Japonisë ndërsa më 1947 një kryengritje popullore shtypet përgjakshëm nga trupat nacionaliste. Më 1949 qeveria e Kuao-min-tang së bashku me pjesën e mbetur të trupave tërhiqet prapa në Tajvan dhe më 1950 shpallin Republikën e Kinës (në rrethin e ngushtë thirrej, "Kina Nacionale")

Më 1971 anëtarësia në OKB i merret dhe Tajvani i dorëzohet Republikës Popullore të Kinës, e cila ndjekë një politik të ri-bashkimit të Tajvanit. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të ShBA-së dhe R. P. të Kinës më 1979, ShBA-ja ndërpretë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin. Pas vdekjes së presidentit të shtetit Çiang Kai-sheksit (Chiang Kai-sheks) pasardhës me radhë zgjidhen: Jen Çia-kan (1975-1978), Çiang Çing-ku (1978-1988 I biri i Çiang Kai-sheksit) dhe nga 1988 deri në 2000-ën Li Teng-hui (Lee Teng-hui). Zgjedhjet në marsin e vitit 2000 i ka fituar për herë të parë, një kandidat nga opozita, kandidati Çen Shui-biani (Chen Shui-bian) nga Partia e Përparimit Demokratik.

Politika

    Shiko edhe: Mardheniet e jashtme të ...

Gjeografia

Ekonomia

Industrializimi i shpejtë dhe rritja e shpejtë e Tajvanit gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20 eshte quajtur "mrekullia e Tajvanit". Tajvani është një nga "Katër tigrat e Azise" së bashku me Hong Kongun, Korene e Jugut dhe Singaporin.

Drejtimi japonez para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore solli ndryshime në sektorët publik dhe privat, veçanërisht në fushën e punëve publike, të cilat bënë të mundur nje komunikim të shpejtë dhe ndihmuan transportin në të gjithë ishullin . Japonezet gjithashtu përmirësuan arsimimin e publikut dhe e bëne ate të detyrueshem për të gjithë banorët e Tajvanit .

Deri në vitin 1945 , hiperinflacioni ishte në zhvillim e sipër në territorin e Kinës dhe Tajvanit , si rezultat i luftës me Japoninë . Për të izoluar Tajvan prej saj , qeveria Nacionaliste krijoi një fushë të re të monedhës për ishullin , dhe filloi një program stabilizimi të çmimeve . Këto përpjekje ngadalësuan ndjeshëm inflacionin .

Kur qeveria KMT iku në Tajvan ajo solli miliona sasi prej ari dhe rezerva në monedhë të huaj të Kinës kontinentale , e cila , sipas KMT , do te stabilizonte çmimet dhe do të reduktonte hiperinflacionin . Ndoshta më e rëndësishmja , si pjesë e tërheqjes të saj në Tajvan ,KMT solli elitat intelektuale dhe të biznesit nga Kina kontinentale . Qeveria KMT krijoi shumë ligje dhe reforma te tokës te cilat ajo kurrë nuk I kishte zbatuar në mënyrë efektive në Kinën kontinentale. Qeveria zbatoi edhe një politikë të zevendesimit te importit , duke u përpjekur të prodhonte mallrat e importuara në vend .

Në vitin 1950 , me shpërthimin e Luftës së Koresë , Shtetet e Bashkuara filluan një program ndihmës i cili rezultoi me çmime të stabilizuara plotësisht në 1952. Zhvillimi ekonomik është i inkurajuar nga ndihma amerikane ekonomike dhe programe të tilla si Komisioni i Përbashkët për Rindërtim Rural, e cila u kthye per sektorin e bujqësisë në nje bazë për rritje të mëvonshëm . Nën ndikimin e kombinuar të reformës së tokës dhe programet e zhvillimit bujqësor , prodhimi bujqësor u rrit me një normë mesatare vjetore prej 4% ne vitet 1952-1959 , e cila ishte më e madhe se rritja e popullsisë , prej 3.6% .

Në vitin 1962 , Tajvan kishte te ardhurat per fryme 170 $ , duke e vendosur ekonominë e saj në një nivel me ato të Zairese dhe Kongos . Te ardhurat e saj për frymë në fillim të viteve 1960 ishte $ 1353 (sipas vleres se vitit 1990) . Në vitin 2011 teardhurat për frymë ishte rritur në 37.000 $ , duke kontribuar në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor, e barabarte me atë të vendeve të tjera të zhvilluara . IZhNj i Tajvanit në vitin 2012 është 0,890 , (I njezete e treti ne bote) , sipas metodes te llogaritjes se OKB-së.

Në vitin 1974 , Chiang Ching - Kuo zbatoi dhjetë projekte te medha te ndërtimit, duke filluar me fondet që ndihmuan Tajvanin te transformohet në nje ekonomi te drejtuar nga eksporti. Që nga vitet 1990 , një numër i firmave të teknologjisë me kapital ne Tajvan kanë zgjeruar shtrirjen e tyre në mbarë botën . Kompani të njohura të teknologjisë ndërkombëtare me qendër në Tajvan janë: prodhuesit e kompjuterit personal Acer Inc dhe Asus, krijues telefonit celular HTC, si dhe prodhuesi gjigand i elektronikës Foxconn , që prodhon produkte për Apple, Amazon, dhe Microsoft .

Sot Tajvani ka një ekonomi kapitaliste dinamike e drejtuar prej eksportit me rënie graduale te përfshirjes se shtetit në investime dhe ne tregtinë e jashtme . Në përputhje me këtë prirje , disa banka të mëdha qeveritare dhe firmat industriale janë duke u privatizuar . Rritja reale e prodhimit te brendshem bruto ka qenë mesatarisht rreth 8% gjatë tre dekadave të fundit . Eksportet kanë dhënë shtysë parësore për industrializimin . Suficiti tregtar është i konsiderueshëm , dhe rezervat valutore janë te pestat me te medha ne bote. Republika e Kinës ka monedhën e vet , Dollarin e ri tajvanez.

Që nga fillimi i viteve 1990 , lidhjet ekonomike midis Tajvan dhe Kina kontinentale kanë qenë shumë te medha . Duke qene se në 2008 , më shumë se US$ 150 miliardë janë investuar në PRC nga kompanitë Taivaneze , dhe rreth 10 % e fuqisë punëtore Taivaneze punon në PRC , shpesh për të drejtuar bizneset e tyre Edhe pse ekonomia e Tajvan përfiton nga kjo situatë , disa kanë shprehur pikëpamjen se ishulli është bërë gjithnjë e më shumë i varur ekonomikisht nga Kina Kontinentale . Ne një letër të bardhë te 2008-es nga Departamenti i Teknologjisë Industriale theksohet se: " Tajvani duhet të kërkojë të mbaje lidhje të qëndrueshme me Kinën duke vazhduar të mbrojë sigurinë kombëtare , duke iu shmangur ' Sinicization ' të ekonomisë Taiwanese". Të tjerë argumentojnë se lidhjet e ngushta ekonomike midis Tajvanit dhe Kines kontinentale do bëjnë çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e Ushtrise kineze (PLA-People's Liberation Army) kundër Tajvanit shumë të kushtueshme , dhe për këtë arsye më pak të mundshme.

Tregtia totale Tajvanit në vitin 2010 arriti një nivel lartë prej 526,04 miliardë US $ , sipas Ministrisë së Financave . Të dy, eksportet dhe importet arritën nivele rekord , që arrijnë respektivisht 274,64 milion $ amerikan dhe 251.4 miliardë US $.

Në vitin 2001 , bujqësia përbënte vetëm 2 % të PBB-së , nga 35% në vitin 1952 . Industritë tradicionale te punës intensive janë duke lëvizur në mënyrë të qëndrueshme në det të hapur dhe industritë me shume kapitalit dhe teknologji intensive jane duke i zëvendësuar ato. Parqet industriale me teknologji te larte kanë arritur në çdo rajon në Tajvan. Tajvani është bërë investitori më i madh i huaj në PRC , Tajlandë , Indonezi, Filipine , Malajzi, dhe Vietnam. Është vlerësuar se rreth 50,000 biznese tajvaneze dhe 1.000.000 Biznesmenët dhe vartësit e tyre janë të vendosur në PRC.

Për shkak të qasjes së tij konservatore financiare dhe pikave e forta të tij sipërmarrëse , Tajvan vuajtur pak në krahasim me shumë nga fqinjët e saj nga kriza financiare aziatike e vitit 1997. Ndryshe nga fqinjët e saj , Koreja e Jugut dhe Japonia , ekonomia tajvaneze është e dominuar nga bizneset e vogla dhe të mesme , në vend të grupeve të madha të biznesit. Rënia ekonomike globale , e kombinuar me koordinimin e politikave të dobët nga ana e administratës së re, dhe rritjen e borxheve të këqija në sistemin bankar , e shtyu Tajvan në recesion në vitin 2001, viti i parë i recesionit që nga viti 1947. Për shkak të zhvendosjes së shumë ndustrive te prodhimit dhe te punës intensive në PRC , papunësia arriti gjithashtu një nivel të mos parë që nga kriza e naftës e vitit 1970 . Kjo u bë një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 . Rritja ishte mesatarisht më shumë se 4% në periudhën 2002-2006 dhe niveli i papunësisë ra nën 4%.

ROC shpesh është bashkuar me organizat ndërkombëtare nën një emër politikisht neutral . ROC është anëtar i organizatave tregtare qeveritare të tilla si Organizata Botërore e Tregtisë nën emrin Territori I Vecuar Doganor i Tajvanit , Penghu-se , Kinmen-it dhe Matsu-së ( Taipei kinez ) që nga viti 2002 .

Demografia

Kultura

Telekomunikacioni

Transporti

Ushtria

Pushime

Shënime

Referime

Lidhje të jashtme


Tags:

Republika E Kinës HistoriaRepublika E Kinës PolitikaRepublika E Kinës GjeografiaRepublika E Kinës EkonomiaRepublika E Kinës DemografiaRepublika E Kinës KulturaRepublika E Kinës TelekomunikacioniRepublika E Kinës TransportiRepublika E Kinës UshtriaRepublika E Kinës PushimeRepublika E Kinës ShënimeRepublika E Kinës ReferimeRepublika E Kinës Lidhje të jashtmeRepublika E KinësAzia LindoreDeti i Kinës JugoreDeti i Kinës LindoreFilipinetJaponiaOqeani PaqësorRepublika Popullore e KinësShteti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Vitamina EBalli KombëtarMësonjëtorja e KorçësAleksandri i MadhShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreEposi i kreshnikëveKëshilli EvropianKalendari katoliko-romak i shenjtorëveKëshilli i EvropësKryefjalaDrejtkëndëshiTruriPrinc VidiMuri i BerlinitLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësBunkerët në ShqipëriTeoritë e personalitetitHekuriAlbano BogdoLufta e TrojësEnergjia kinetikeNdarja administrative e ShqipërisëLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneLista e revistave shqipBashkitë e ShqipërisëHidrografia e ShqipërisëBashkimi SovjetikFieriLidhja kovalenteKripaAlfabeti shqipLista e markave të automobilaveGreqiaTrëndafiliSaturniKaliVallet shqiptareKulla EiffelKarboniTanzimatiKongresi i LushnjesSuediaFjaliaTeatri në ShqipëriFutbolliTuberkuloziNjohja ndërkombëtare e KosovësRrotullimi i Tokës rreth DiellitTeknologjiaOrkestra simfonikeBelgjikaJometaliDynymEnergjia e erësVjosaShiuAfërditaSateliti artificialMagnetiModemiAhmet KrasniqiUjëvarat e MirushësSonetiLista e komunave në KosovëOutlook.comBeni ecën vetëJupiteriAgjërimi i RamazanitRomeo VeshajEmra pellazgëLista e viteveKarizmaTaxhikistaniVeshjet popullore shqiptareVloraLufta e Dytë BotëroreTransformatorët🡆 More