Sulejman Vokshi: Politikan kosovar

Sylejman Vokshi (1815 – 1890) ishte komandant ushtarak shqiptar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit.

Anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes si kreu i komisionit të financave, Vokshi ishte gjithashtu një drejtues i rëndësishëm i degës ushtarake të organizatës shqiptare dhe oficer i stafit të saj ushtarak.

Sulejman Vokshi
Sulejman Vokshi: Biografia, Nderime pas vdekjes, Shih edhe
Lindur më20 Shkurt 1815
Voksh, Gjakovë, Perandoria Osmane, (sot Kosova)
Vdekur më1890
Gjakovë, Perandoria Osmane, (sot Kosova)
Në aleancë meLidhja e Prizrenit
GradaKomandant Ushtarak
Betejat/luftratKryengritja e Dervish Carës (1843–1844)
ÇmimetSulejman Vokshi: Biografia, Nderime pas vdekjes, Shih edhe Hero i Popullit
Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Biografia

Sulejman Vokshi i lindur në Gjakovë, në një familje spahinjsh, i quajtur Sulejman Lokaj i degës Vokshi të fisit të Thaçit. Në periudhën e Tanzimatit mori pjesë në lëvizjen e Dervish Carës, arsye për të cilën e internuan në Anadoll.

Më 1878 mori pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat i Gjakovës, ku dhe firmosi Kararnamenë, por pa myhyr/vulë. Po atë vit, më 6 shtator, qe ndër organizatorët që mësyen kullën e Abdullah pashë Drenit për të shtënë në dorë mareshallin Mehmet Ali pashë Maxharrin që ishte mik tek ai, ndodhi që shënjoi të parin veprim ushtarak të Lidhjes.

Në dhjetor të 1880 Lidhja u riorganizua dhe Vokshi mbajti krahun aktiv autonomist dhe me konfliktimin e Lidhjes me perandorinë, Vokshi luftoi përkrah Haxhi Zekës dhe njësitë e tij zunë Shkupin më 4 janar 1881, Prishtinën me 18 janar dhe Mitrovicën. Sanxhaqet e Shkupit dhe Prishtinës u futën nën autoritetin e Lidhjes, prej të cilës Vokshi me Ali Ibër Nezajn mbetën dy të patundurit deri në fund. U kap më 1885, fillimisht u dënua me vdekje por më pas Sulltan Abdyl Hamidi II e fali dhe u dënua me internim dhe punë të detyruar. Pas një amnistie të radhës u lirua.

Nderime pas vdekjes

Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u shpall "Hero i Popullit". Disa institucione të arsimit fillor dhe të mesëm mbajnë emrin e tij.

Shih edhe

Referime

    Citimet
    Burimet

Tags:

Sulejman Vokshi BiografiaSulejman Vokshi Nderime pas vdekjesSulejman Vokshi Shih edheSulejman Vokshi ReferimeSulejman Vokshi18151890Lidhja e Prizrenit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mona LizaHomeriAmerika JugoreMiniera e TrepçësPikëpresjaLista e aktorëve të teatrit shqiptarVendkalimet kufitare të ShqipërisëForca Ajrore ShqiptareMeleqët në IslamEvropaKulla EiffelNamazi i SabahutSpermaPiter PanShtjefën GjeçoviFieriTeatriMajat më të larta malore në KosovëDaulljaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenVideosexQytetet e ShqipërisëGreqiaHistoria e TiranësPresidenti i ShqipërisëLufta e KosovësVjosa OsmaniOsmani IFatos ArapiLista e bimëveDon Kishoti i MançësShqiponjaKalaja e GjirokastrësLëvizja Nacional-ÇlirimtarePejgamberët në IslamLista e liqeneve në KosovëLufta e vitit 2001 në MaqedoniMitiSuediaEkonomia e ShqipërisëSindroma DownLasgush PoradeciKoniPogradeciVektoriJuventus F.C.Hormonet e gjëndrave mbiveshkoreShtetet e Bashkuara të AmerikësNumriTingulliAlbert AjnshtajniInfermieriaHistoria e libritVitamina DHixhameMuzeu Kombëtar i KosovësDita Ndërkombëtare e PunëtorëveVeshkaSkënderbeuIsa BoletiniRajoni JuglindorBashkimi Demokratik për IntegrimEgjipti i lashtëEnergjia elektrikeForca e Sigurisë së KosovësNamazi i JacisëPranveraNeurologjiaQyteti i KukesitLista e lumenjve në ShqipëriGalileo GalileiKryefjalaArkimediLazeriLiqeni i OhritSerbiaRiciklimi🡆 More