Asim Vokshi: Politikan shqiptar

Asim Vokshi (Gjakovë, 1909 - Spanjë, 4 tetor 1937) ka qenë ushtarak, pjesë e Grupit Komunist të Tiranës, luftar i brigadave komuniste në Luftën e Spanjës.

Asim Vokshi: Politikan shqiptar
Asimi

Biografi

Lindi në Gjakovë, Kosovë në një familje me tradita patriotike. Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgecaj, të mesmen e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin.

Në vitet 30-të zhvilloi veprimtari të gjerë aktive në grupin e themeluar nga Hasan Reçi, mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Pas daljes nga burgu, u internua në Peqin. Në bisedat me Demir Godellin, Hasan Reçin e Mustafa Gjinishin u fol për Luftën e Spanjës, ku duhej të venin shokët më të shëndetshëm dhe Asimi doli i pari vullnetar.

Një njeri i afërt i Musa Jukës, Hilmi Juka, protokollist i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërhyri që Asimi të pajisej me pashaportë për të shkuar vullnetar në Luftën e Spanjës. U nis nga Marseja me Teni Konomin, por rrugës anija u bombardua, Teni u vra dhe Asimi doli gjallë në bregdetin spanjoll majin e 1937. Qe pjesë e radhëve të Brigadës Garibaldi, i së cilës qe edhe oficer dhe përgjegjës kompanie. Ra në Fuente del Ebro më 4 tetor 1937.

Shih edhe

Referime

Tags:

190919374 tetorBrigadat ndërkombëtareGjakovaGrupi Komunist i TiranësLufta civile spanjolle

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Prilli i thyerPrizreniRryma elektrikePoniDrogaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Shqipëria e PavarurEnver HoxhaLlojet e vargjevMitozaApoloniaShëndetiLezhaZhurmat në veshDeti AdriatikBakteriAutizmiIsaiLaguna e KaravastasëVullnetarizmiRepublika ÇekeEshtrat e njeriutErnest HemingwayFutbolliPopullsia botëroreMbreti Zogu ITargat e automjeteve të ShqipërisëKaratiArmët e SkënderbeutPeshkuNjësia matëseVetëtimaIlirëtEnergjiaKafshëtMenstruacionetDita e TokësShpendëtËndrraSistemi muskulorMajmuniLista e liqeneve në KosovëPërcaktoriLuigj GurakuqiGentiMarrëdhënia seksualePenicilinaHasan TahsiniPejgamberët në IslamShehadetiFusha magnetikeAtifete JahjagaFrancaDafina Zeqiri (këngëtare)Muzika shqiptareEmra pellazgëInteligjenca artificialeKara Mahmud pashë BushatiTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriLista e presidentëve të ShqipërisëAmerika JugoreBreshkaSëmundjet e zemrësPrishtinaNdotja e ajritKanuni i Lekë DukagjinitRrahman DedajFiset ilireVaginaTurizmi në ShqipëriKonflikti izraelito-palestinezRrafshi i DukagjinitOrgazmaIslami SynitAzem ShkreliHistoria e arteveDrama🡆 More