Abdullah Pashë Dreni

Abdullah pashë Dreni (1820 – 6 shtator 1878) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane, përfaqësues i Gjakovës në Lidhjen e Prizrenit dhe kryetar i degës së Lidhjes në vendlindje.

Biografia

U lind në Gjakovë, në degën e Drenjve të familjes bejlere Kryeziu. Shërbeu në ushtrinë osmane, ku u shqua në luftime në Rrethimin e Plevnës si betejë kyçe e Luftës Ruso-Turke 1877-78, pas së cilës iu dha titulli pashë.

Më 1878 mori pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat i Gjakovës, ku dhe firmosi Kararnamenë me gradën mir-i miran. Shtatorin e po atij viti ia mësyu derën Mehmet Ali pashë Maxharri, i dërguari i Portës për të mbikëqyrur dorëzimin e Plavës dhe Gucisë sipas traktatit të Shën Stefanit, i cili nuk u dëgjua nga paria e Lidhjes në Prizren për këtë çështje. Abdullah pashë Dreni ishte në krye të degës së Lidhjes në Gjakovë. Pasi populli i indinjuar i vuri kushte Maxharrit, i kërkuan Drenit që ta përcillte Maxharrin brenda 24 orëve. Dreni i indinjuar që jo vetëm njerëz jo të shtresës së tij po i vinin kushte, por edhe po ia përdhosnin ushtrimin e zakonit të mikpritjes, organizoi mbrojtjen së bashku me eskortën e Maxharrit brenda sarajit të vet. Aksioni i Gjakovës zgjati tri ditë e tri net, ku u vranë 400 vetë dhe u plagosën 700 sipas një raporti të Konsullit austro-hungarez në Prizren; ndër të vrarët edhe i zoti i shtëpisë. Për këtë ndodhi të hidhur, populli i këndoi:

Vajmedet për Abdullah begun,

Miqt e premë e vet' i vdekun!

Referime

Tags:

18786 ShtatorLidhja e PrizrenitPerandoria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arben TaravariSyri i kaltër, DelvinëRomantizmi në kulturën europianeArsimi në ShqipëriMarrëdhënia seksualeOrkestra simfonikeMbreti Zogu IGjithësiaMitrush KuteliPjetër BogdaniLimfocitiKanuniTiranaShoqëriaShpallja e Pavarësisë së KosovësZgjebjaBunkerët në ShqipëriKolesteroliKundrinori-kryefjala-kallëzuesiMbiemriZambaku shqiptarFotosintezaAdoleshencaNjeriuShfletuesi i internetitRilindjaÇifteliaMacjaZorra e trashëCuca e maleve (Dramë)KinaNaim FrashëriBujar OsmaniLufta e Parë BallkanikeKrujaKromozomiHidrokarburetShëndeti publikShqipëriaKarnavaletPlaku dhe detiSportiLëvizjaMali i ZiGjeografia e GjermanisëRrethi i TropojësSulfuriKoniMerkuri (planet)EozinofiliaMiniera e TrepçësKomunikimiHekuri i RrobaveGjakuLista e kafshëve të egraMotori elektrikBashkimi Demokratik për IntegrimMbretëria e IlirisëFormat e shtjelluara të foljesZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021Zana e malitQelizaMitologjiaCilindriTeuta e IlirisëHalucinacioniLista e sureve në KuranGjergj FishtaPenisiLasgush PoradeciRrotullimi i TokësBashkësitëF.C. Internazionale MilanoProteinaVeshkaLiqeniZënia e Diellit (Eklipsi)🡆 More