Skënder Drini

Skënder Drini (Voskopojë, 9 gusht 1935 - Tiranë, 16 dhjetor 2014) ka qenë shkrimtar, diplomat dhe shahist shqiptar.

Skënder Drini
Skënderi

Biografia

U lind në Voskopojë më 9 gusht 1935, i biri i Riza Drinit. I ati kishte lindur në Strugë dhe kishte përkrahur Lëvizjen e Qershorit, arsye për të cilën u largua në dhjetor të 1924 dhe më pas në sajë të një amnistie u kthye më 15 nëntor 1930. Pas pushtimit italian, i ati u emërua prefekt i Shkodrës në periudhën maj-gusht 1943.

Mësoi në Shkodër dhe studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel edhe në Shkodër përgjatë viteve 1954-82.

Ka shkruar për fëmijët, të rriturit, por nuk ka lënë pas as esetë politike për Kosovën edhe Maqedoninë. Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve ’70-80 të shekullit të kaluar, bënë që Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese. Pas viteve ’90, ai do të shërbente si diplomat, në Turqi në vitet 1992-1997. Më pas, kthehet në Shkodër, ku punon si drejtor i televizionit “Shkodra TV1”, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në shtypin e këtyre viteve. Për kontributin e tij në kulturë ai është laureat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë. U nda nga jeta në Tiranë më 16 dhjetor 2014.

Ne shkurt të 2018 u zhvillua në Shkodër "Kupa Skender Drini" ne shah për nder të tij.

Veprat

  • Tregimet e së shtunës, 1960
  • Shqipja e kreshtave tona I, 1967 dhe II, 1971
  • Njeriu Gjigant, 1973
  • Shembja e idhujve, 1975
  • Midis dy kohëve, 1978
  • Vraje tradhtinë, 1980
  • Bajram Curri, 1984
  • Njerëzit dhe deti, 1987
  • Rruga e njeriut, 1990
  • Klas, 2008
  • Planeti i lodhur, 2011

Referime

Tags:

193520149 GushtTiranaVoskopoja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PenisiHidrokarburetQeniAdem JashariKokainaSëmundjet e zemrësNepotizmiAnoreksiaHerodotiMëlçiaShtjefën GjeçoviArabia SauditeShtatë mrekullitë e botësAgim NeshoOrganizata e Kombeve të BashkuaraMercedes-BenzFiset shqiptareMikroorganizmatMiniera e TrepçësMozaiku i TiranësTeorema e PitagorësMali i DajtitArti i RilindjesTërmetiMasturbimiMuzeu Historik KombëtarÇamëriaNumri piNdotja e ajritDhiaA.C. MilanFlamuri i ShqipërisëLegjenda e gurit të “Bletës”PëremriLionel MessiKarakteristikat e zeritVaginaUEFA Liga e Kampionëve - statistikatLumi i DrinitLugina e ValbonësVajguriShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraRomeo dhe ZhuljetaEklipsiMenopauzaRilindjaPashallëqet shqiptareHistoria e TiranësBashkimi EvropianMuri i BerlinitShkëlzen DoliMasturbimi i ndërsjelltëGlobalizimiLista e kalave në ShqipëriMigrenaPopullsia botëroreRebelimi i vitit 1997Kultura e ShqipërisëLuljaMacjaMenstruacionetTermocentraliInternetiPashallëku i ShkodrësHekuriLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneEposi i kreshnikëveKolesteroliHomonimetPjesët e ligjëratësDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveNatyraBarokuNëna surrogateMalajziaShqipëria në vitet 1912-1939Lista e aktorëve të teatrit shqiptarArtriti ReumatologjikBaza e të dhënave🡆 More