Shek.xix Shtëpia E Xhafer Devës: Monument kulture në Kosovë

Shtëpia e Xhafer Devës (Shek.XIX) është një monument i trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, Kosovë.

Ky monument është i kategorisë "arkitekturore", i miratuar me numër.

Shtëpia e Xhafer Devës (Shek.XIX)
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMitrovicë, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës445

Historiku

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyç në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia me etazhitet P+1 i takon tipit të shtëpive me doksat dhe qoshk. Karakteristikë e shtëpisë është se në mesin e fasadës veriore është i paraqitur qoshku (çardaku i mbyllur) ndërsa në fasadën jugore, pamje kjo nga rruga, paraqitet doksati. Në fasadën jugore janë ruajtur elementet dekorative të kohës. Përdhesa sot, funksionon si hapësirë afariste, ndërsa kati, shfrytëzohet si etazh banimor duke e ruajtur kështu, funksionin për të cilën edhe është ndërtuar. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Shek.xix Shtëpia E Xhafer Devës HistorikuShek.xix Shtëpia E Xhafer Devës Shih edheShek.xix Shtëpia E Xhafer Devës ReferimeShek.xix Shtëpia E Xhafer Devës Lidhje të jashtmeShek.xix Shtëpia E Xhafer DevësKosovëMitrovicë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PërrallaNdryshimet ndermjet qelizave bimore dhe shtazoreItaliaRepublika Popullore e ShqipërisëDhëmbët e njeriutDita e ÇlirimitVeshje popullore të KosovësSinonimiGreqiaNoizyGegërishtjaDeti AdriatikAdolf HitleriDynymAlpet ShqiptareBujqësiaShtjefën GjeçoviCirrozaTeoria e evolucionitNikola KopernikuProblem globalKulla EiffelKimiaLjubljanaLojërat Olimpike VerorePozicioni kalorëseMeshariIslami në ShqipëriRusiaShtatë mrekullitë e botësGjendja agregateThyesaAli AhmetiAziaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëLuledielliFormat e pashtjelluara të foljesLista e shteteve sipas popullsisëINTELEGJENCA ARTIFICIALEKlitoriEnergjia e ripërtëritshmeSkeleti i njeriutTigriMusine KokalariLetërsia shqipePlazma e gjakutVera (stinë)Lista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutHistoria e ShqipërisëGreta ThunbergQelizaLiqeni i OhritMuri i Madh KinezVaginaLista e vendeve sipas sipërfaqesBusullaNjeriuEnergjiaPetraTemperaturaHidrogjeniShenjat astrologjikeNATOBimëtMyshqetMbreti Zogu ILista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeVitamina DNënrajoni VerilindorTetovaShkollat e para shqipeNexhmije PagarushaAeroplaniBakteriPulsi i zemrësRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëTrombocitiEgla CenoMona Liza🡆 More