1930 Shtëpia E Xhafer Devës: Monument kulture në Kosovë

Shtëpia e Xhafer Devës është një monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës e cila ndodhet në qytetin e Mitrovicës.

Ky monument është i kategorisë "arkitekturore", i miratuar me numër.

Shtëpia e Xhafer Devës (1930)
1930 Shtëpia E Xhafer Devës: Historiku, Galeria, Shih edhe
LlojiArkitekturore
VendndodhjaMitrovicë, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës453

Historiku

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për familjet e pastrehë. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyq në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia ka destinim banimi dhe është me etazhitet B+P+2. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore–historike dhe arkitektonike për tërë rajonin. Për nga stili i ndërtimit, kjo shtëpi i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente të shumta dekoruese në eksterier. Si e tillë kjo është një ndër shtëpitë e para të këtij stili në Mitrovicë dhe Kosovë në përgjithësi. Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie, paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental, në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane. Sistemi i ndërtimit është masiv. Material kryesor i ndërtimit janë gurët dhe tullat e argjilës së pjekur të lidhura me llaç gëlqeror. Konstruksioni meskatësh është nga druri. Kulmi është dy ujor nga konstruksioni i drurit, i rrethuar me mur të kurorës, ndërsa mbulesa është me qeramidhe. Suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm është bërë nga llaçi gëlqeror. Ndërtesa ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Në objekt nuk janë bërë transformime të theksuara, përveq disa ndërhyrjeve në ndarjen e hapësirave të brendshme. Fatkeqësisht kjo shtëpi u dogj më 28 mars të vitit 2015.

Galeria

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wiki Commons përmban dokumente multimediale për Shtëpia e Xhafer Devës (1930).

Tags:

1930 Shtëpia E Xhafer Devës Historiku1930 Shtëpia E Xhafer Devës Galeria1930 Shtëpia E Xhafer Devës Shih edhe1930 Shtëpia E Xhafer Devës Referime1930 Shtëpia E Xhafer Devës Lidhje të jashtme1930 Shtëpia E Xhafer DevësMitrovica

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e bimëveHepatiti BPetro MarkoLedion LiçoLuljaShpella e GadimësFan NoliKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)Numri piSistemi i organeve të frymëmarrjesIsmail KadareBashkimi SovjetikShpallja e Pavarësisë së KosovësRamazaniMbretëria ShqiptareKatroriKolesteroliMariana KondiPëremriDëboraHidrocentraletVirusi26 MarsMarsiHëna e PlotëElektromagnetiFosforiSistemi periodik i elementeveEmriDurrësiAdelina MamaqiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëMejozaInstrumenti muzikorNarcisizmiLista e viteveSistemi i imunitetitGjakuKontinentetKombëtarja shqiptare e futbollitSistemi muskulorLeukocitEnver HoxhaDhiaRomantizmi në kulturën europianeKomunikimiPjesët përbërëse të kompjuteritRryma elektrikeBabë Dudë KarbunaraEshtrat e njeriutSeminariKushtetutaLiza (Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave)Rrotullimi i Tokës rreth DiellitKompjuteriLista e insekteveSaturniDesktopiBunkerët në ShqipëriButrintiSateliti artificialFitër BajramiRobert BerishaNamazi i AkshamitBazatMasakra e Krushës së MadheRrethiKalaja e GjirokastrësLista e maleve të ShqipërisëVeshje popullore të KosovësIsak NjutoniLista e komunave në KosovëInteligjenca artificialeEmra pellazgëLëvizja Nacional-ÇlirimtareMatilda MakoçiFoljaBashkimi EvropianPesë Shtyllat e Islamit🡆 More