Shkolla E Mesme

Shkolla e mesme është një institucion edukativo-arsimor i cili ofron arsim të mesëm.

Me këtë emër quhet edhe vet objekti ku ndodh ky proces. Disa shkolla të mesme mund të sigurojnë edhe arsimin e mesëm të ulët dhe (të lartë) arsimi i mesëm (nivelet 2 dhe 3 sipas shkallës ISCED), por këto mund të jepen edhe në shkolla të veçanta, siç është p.sh. në shkollën e mesme amerikane sistemi i ashtuquajtur shkollë e mesme e lartë - high school system.

Shkollat e mesme zakonisht vijojnë pas shkollave fillore dhe të dërgojnë në  arsimin e lartë ose profesional. Frekuentimi është i detyrueshëm në shumicën e vendeve për nxënës të moshave ndërmjet 11 dhe 16 vjet. Organizimi, ndërtesat, dhe terminologjia janë pak a shumë unike në secilin vend.

Nivelet e arsimit

Nivelet e arsimit ISCED 2011 krahasuar me nivelet ISCED 1997
Niveli ISCED 2011 Përshkrimi Niveli korrespondues sipas ISCED 1997
0 Edukimi në fëmijërinë e hershme (01 Zhvillimi edukativ në fëmijërinë e hershme) Arsimi i projektuar për mbështetjen e zhvillimit të hershëm në përgatitje për pjesëmarrjen në shkollë dhe në shoqëri. Programet të dizajnuara për fëmijët nën 3 vjeç. Asnjë
0 Edukimi në fëmijërinë e hershme (02 Para arsimit fillor) Arsimi i projektuar për mbështetjen e zhvillimit të hershëm në përgatitje për pjesëmarrjen në shkollë dhe në shoqëri. Programet të dizajnuara për fëmijët nga mosha 3 deri në fillimin e arsimit fillor. Niveli 0: arsimi parashkollorë.
1 Arsimi fillor Programet zakonisht të projektuara për të pajisur nxënësit me shkathtësitë themelore në lexim, shkrim dhe matematikë, dhe për të krijuar një themel të fortë për mësimnxënie. Niveli 1: arsimi fillor ose fazën e parë të arsimit bazë.
2 Arsimi i mesëm i ulët Fazs e parë në arsimin e mesëm të ngritur mbi arsimin fillor, në mënyrë tipike me më shumë përmbajtje të orientuar mësimore. Niveli 2: arsimi i mesëm ose faza e dytë e arsimit bazë.
3 Arsimi i mesëm i lartë Faza e dytë/faza përfundimtare e arsimit të mesëm si përgatitje për arsimit e lartë ose dhënien e aftësive përkatëse për punësim. Zakonisht me një rritje të gamës së përmbajtjeve mësimore. Niveli 3: arsimi i mesëm i lartë
4 Arsimi post-sekondar jo terciar Programet ofrojnë përvoja mësimore të ngritura mbi arsimin e mesëm dhe për përgatitje për tregun e punës ose arsimin e lartë. Përmbajtja është më e gjerë se në arsimin e mesmëm, por jo aq e ndërlikuar sa që është në arsimin terciar. Niveli 4: Post-sekondar jo terciar
5 Arsim i shkurtër terciar Programe të shkurtëra terciare të arsimit, programe të cilat janë në mënyrë tipike të bazuar  praktikisht, profesione specifike dhe përgatitje për të hyrë në tregun e punës. Këto programe do të mund të sigurojnë edhe rrugë të tjera të programeve në arsimin e lartë. Niveli 5B: Faza e parë e arsimit terciar: zakonisht më e shkurtër, më praktike/teknike/profesionale dhe programe specifike që shpie në kualifikime profesionale.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Shkolla E Mesme Nivelet e arsimitShkolla E Mesme Shih edheShkolla E Mesme Lidhje të jashtmeShkolla E Mesme ReferimeShkolla E Mesme

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MesjetaVullkaniEuroTiranaAlkooliSëmundjet e trashëgueshmeLulëkuqjaInformacioniHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiHistoria e fesë islameQeni i SharritMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutLista e kafshëve të egraDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutShtetet anëtare të OKB-sëGreqiaKalaja e KrujësBlerim DevolliNamazi i JacisëVenaVitaminatHistoria e SkënderbeutSëmundja infektiveTë drejtat e njeriutLëndët djegëseQarku elektrikKanceriRobotikaZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021Letërsia e Rilindjes EvropianeKujdesi shëndetësorLista e elementeve kimikëTurizmi në ShqipëriNdryshimi i klimësÇesk ZadejaProteinaAvullimiSergio RamosStreptokoketAlgjebraGustav FloberFiset shqiptareLista e filmave të ShqipërisëSimboliAdelina MamaqiHormonetJupiteriKatroriEma NdojaTiroidetMbretëria e IlirisëHekuriDemokraciaËAnatomia e njeriutKoordinatat gjeografikeForcat e Armatosura të ShqipërisëMadhësitë fizikeAmerika VerioreMagnetizmiNorvegjiaSuediaLigji i OmitMichael FaradayAbetarja shqipeInversioniNdajfoljaNamazi i teraviveShkupiKulla EiffelPashkëtSistemi i tretjesKanabisi (Drogë)KontinentetKulturaPashallëku i JaninësLiburnaLlojet e vargjevDita Botërore e ujit🡆 More