Raúl Albiol: Futbollist spanjoll

Raúl Albiol Tortajada (lindur më 4 shtator 1985) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.

Raúl Albiol
Raúl Albiol: Jeta e hershme, Karriera me klube, Kariera ndërkombëtare
Albiol më kombëtaren spanjolle në 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRaúl Albiol Tortajada
Datëlindja (1985-09-04) 4 shtator 1985 (38 vjeç)
VendlindjaVilamarxant, Spanjë
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Villarreal
Numri3
Karriera me të rinjtë
1994–1996Ribarroja
1996–1997Vilamarxant
1997–2003Valencia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Valencia B35(2)
2004–2009Valencia131(5)
2004–2005Getafe (huazim)17(1)
2009–2013Real Madrid81(1)
2013–2019Napoli180(6)
2019–Villarreal140(1)
Karriera ndërkombëtare
2004Spanja U197(0)
2003–2005Spanja U204(0)
2005–2006Spanja U218(0)
2007–2021Spanja58(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 nëntor 2019

Albiol është një lojtar fizikisht i fortë, i cili është i fortë në ajër si dhe shquhet për shkathtësinë e tij. Ai mund të luaj si qëndër-mbrojtës, mbrojtës i djathtë ose mesfushor mbrojtës. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës me Valencian dhe Real Madridin, duke fituar pesë trofe madhor me të dyja klubet; ai mblodhi gjithsej 229 ndeshje në La Liga dhe shënoi shtatë gola në dhjetë sezone. Ai gjithashtu ka shpenzuar edhe disa vite në Itali me Napolin.

Një lojtar ndërkombëtar i Spanjës që nga viti 2007, Albiol ka luajtur në dy edicione të FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar tre turnamente përfshirë Kupën e Botës 2010.

Jeta e hershme

Albiol filloi te luante futboll në moshën 9 vjeç, ku u aktivizua në skuadrën e të rinjëve të Ribarroja. Në vitin 1996, ai u largua nga klubi për të kaluar te Vilamarxant. Qëndrimi i tij atje ishte i shkurtër, dhe në vitin 1997 kaloi te akademia e Valencias.

Karriera me klube

Valencia

Lindur në Vilamarxant, Komuniteti Valencian, Albiol filloi të luante futboll me dy klube modeste të rajonit të tij, dhe më pas kaloi te gjigandët e Valencia CF para se të festonte ditëlindjen e tij të 10të. Ai debutoi me ekipin e parë më 24 shtator 2003 në një ndeshje të raundit të parë të Kupës UEFA-s kundër AIK Fotboll, në moshën 18 vjeç e 20 ditë. Pavarësisht debutimit, ai e shpenzoi sezonin me ekipin B.

Në gusht 2004, gjatë kohës që po udhëtonte për të firmosur me Getafen në formë huazimi, Albiol u përfshi në një aksident serioz rrugor, duke bërë që të vendosej në kurë intensive. Ai u rikuperua plotësisht, dhe pasi u rikthye në janar, u bë një lojtar i rendësishëm i klubit kryeqytetas në luftën e tyre për mbijetesë; ai debutoi në La Liga më 15 janar 2005 në barazimin 1–1 ndaj Atlético Madrid, dhe shënoi golin e parë ndaj një tjetër klubi kryeqytetas, Real Madrid, në një triumf 2–1 në shtëpi dy muaj më vonë.

Albiol u rikthe në Stadiumin Mestalla në sezonin 2005–06, dhe shpejt u bë titullar në skuadër për shkak të shkathtësisë së tij. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 në ligë, ai shënoi golin e fitores (goli i vetëm i tij gjatë sezonit) kundër Real Betis në një fitore 2–1 në shtëpi. Ai gjithashtu shënoi një gol nga distanca kundër Olympiacos F.C. më 12 shtator 2016, në UEFA Ligën e Kampioneve të atij viti, duke ndihmuar Valencian të fitonte 4–2; gjatë qëndrimit të katër-vjeçar në klubi, shifra e tij më e ulët gjatë një sezoni ishte 29 ndeshje, të cilat ai i regjistroi gjatë sezonit 2007–08, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën të fitonte edicionin 2007–08 të Copa del Reyt.

Real Madrid

Raúl Albiol: Jeta e hershme, Karriera me klube, Kariera ndërkombëtare 
Albiol në një duel ndaj Lucho González të Marseille në Ligën e Kampioneve në vitin 2009.

Më 25 qershor 2009, Albiol firmosi me Real Madridin si lojtar i lirë për një shifër rreth 15 milion , duke u bërë spanjolli i parë i blerë nga Florentino Pérez në rikthimin e tij si president. Më 2 korrik, ai u prezantua zyrtarisht në Stadiumin Santiago Bernabéu ku mori fanellën me numrin 18 nga Rubén de la Red, i cili do të humbiste sezonin për shkak të problemeve në zemër.

Albiol shënoi golin e tij të parë për klubin më 8 dhjetor 2009 në fitoren 3–1 kundër francezëve të Olympique de MarseilleUEFA Ligën e Kampioneve. Ai ishte një titullar i padiskutueshëm në kampionat, më së shumti për shkak të dëmtimit në gju të Pepes.

Në sezonin 2010–11, Albiol u ul në stol pasi Real Madridi bleu një lojtar të pozicionit të tij, portugezin Ricardo Carvalho (ai u ble nga trajneri i ri i skuadrës, portugezi tjetër José Mourinho); kjo gjë bëri që minutazhi i Albiol të paksohej e ai të në kampionat vetëm kur lojtarët titullar kishin dëmtime ose pezullime (Pepe sërisht mungoi në disa ndeshje për shkak të problemeve fizike). Ai megjithatë luajti si titullar në kupë, duke ndihmuar skuadrën të arrinte në finalen. Më 26 janar 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Seviljes (fitore 1–0 jashtë fushe), ai largoi në vijën fatale një top të goditur nga Luís Fabiano; më 16 prill, ai u nxorr jashtë me karton të kuq për një faull ndaj ish shokut të tij te Valencia, David Villa brënda në zonë gjatë El Clásicos, nga i cili erdhi goli i parë në një barazim 1–1 në shtëpi, duke bërë që të humbiste finalen e kupës katër ditë më vonë – për shkak pezullimi – ndaj të njëjtit kundërshtar.

Më 6 gusht 2012, Albiol rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2017. Më 27 nëntor, në ndeshjen e parë si kapiten skuadre në një ndeshje kupe ndaj CD Alcoyano, ai u nxorr jashtë me barrelë pas vetëm një minute për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës; ky dëmtim e la jashtë fushave për rreth një muaj.

Albiol shënoi golin e dytë zyrtar për Real Madridin më 8 maj 2013, duke shënuar me kokë pas një korneje golin e parë të skuadrës në fitoren 6–2 ndaj Málagës.

Napoli

Raúl Albiol: Jeta e hershme, Karriera me klube, Kariera ndërkombëtare 
Albiol në aksion gjatë një ndeshje miqësore ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Më 21 korrik 2013, Albiol u shit te S.S.C. NapoliItali për 12 miljon €, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare me ekipin. Në ekip ai gjeti edhe Rafael Benítezin, trajnerin me të cilin ai punoi gjatë periudhës së tij te Valencia. Albiol mori fanellën numrin 33.

Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 25 gusht, duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 ndaj Bolonjës.

Albiol shënoi golin e tij të parë me Napolin më 25 janar 2014, golin e barazimit në minutën e 88të në një barazim 1–1 në shtëpi ndaj Chievo Veronës. Më 3 maj, ai luajti si titullar gjatë gjithë finales së Coppa Italias, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Fiorentinën me rezultatin 3–1.

Më 22 dhjetor 2014, Albiol fitoi trofeun e dytë me Napolin, Superkupën e Italisë ndaj Juventusit; ai luajti 120 minuta me sfidën që u mbyll në barazim 2–2 e më pas shkoi te gjuajet e penalltive, ku Albiol shënoi penalltinë e tretë të ekipit në një fitore 6–5 në Stadiumin Jassim Bin Hamad.

Më 10 janar 2016, Albiol shënoi gol pas dy vitesh në një ndeshje ndaj Frosinone, duke hapur serinë e fitores 5–1 me një gol në minutën e 20të; kjo fitore i dha ekipit kryen e renditjes. Ai zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Serie A më 3 shkurt 2016 në fitoren 2–0 në Romë ndaj Lazios. Albiol ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë sezonit 2015–16, duke luajtur në 36 nga 38 ndeshjet e kampionatit, të cilën Napoli e mbylli në vendin e dytë mbrapa Juventusit, pavarësisht se koleksionoi 82 pikë.

Në shtator 2016, Albiol firmosi një kontratë të re deri në qershor 2020 me klubin. Në qershor 2018, ai rinovoi kontratën e tij edhe me një vit, duke zgjatur qëndrimin e tij në Napoli deri në qershor 2021.

Villarreal

Më 4 korrik 2019, Albiol u rikthye në Spanjë dhe firmosi një kontratë tre-vjeçare me Villarreal. Ai bëri debutimin e tij më 17 gusht, në barazimin 4–4 në shtëpi kundër Grandës në ndeshjen hapëse të La Ligas 2019–20. Më 15 dhjetor, Albiol regjistroi golin e parë me Villarrealin në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Seviljes, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 13të.

Kariera ndërkombëtare

Raúl Albiol: Jeta e hershme, Karriera me klube, Kariera ndërkombëtare 
Raul Albiol (#2) gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Kilit në vitin 2013

Pasi luajti për Spanjën nën-21, Albiol luajti ndeshjen e parë për ekipin e të rriturve më 13 tetor 2007 në një fitore 3–1 ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2008. Ai u thirr në fazën finale të turnamentit, të cili ekipi e fitoi për herë të dytë në histori, duke luajtur dy herë, kundër Suedisë (si zëvëndësues për të dëmtuarin Carles Puyol) dhe Greqisë.

Trajneri i ri i kombëtares Vicente del Bosque e përfshiu Albiolin në listën e ekipit që do të luante në Kupën e Konfederatave 2009 në Afrikën e Jugut. Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të ekipit kundër Zelandës së Re, duke qënë në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Puyolin dhe duke lënë mbrapa shokun e skuadrës te Valencia Carlos Marchena; Spanja fitoi me rezultatin tenistik 5–0.

Albiol u zgjodh edhe për 2010 FIFA Kupën e Botës, por nuk luajti asnjë ndeshje gjatë turnamentit për shkak dëmtimi në stërvitje me ekipin që doli triumfues. Ai u thirr edhe për në UEFA Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, por sërisht si lojtar rezervë, me Spanjën që arriti një tjetër sukses.

Albiol u thirr në listën fillestare prej 30 lojtarësh për të luajtur në 2014 FIFA Kupën e Botës, dhe po ashtu edhe në listën përfundimtare. Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Australisë me Spanjën që ishte eliminuar; ai luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje sëbashku me Sergio Ramosin duke kontribuar në një fitore 3–0.

Në shtator 2018, Albiol mori një thirrje nga trajneri Luis Enrique për ndeshjet hapëse të UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Kroacisë, duke u rikthyer në kombëtare pas tre vitesh. Megjithatë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet. Albiol u thirr sërisht një muaj më vonë, duke luajtur si titullar për 90 minuta në një miqësore të fituar ndaj Uellsit 4–1, duke regjistuar ndeshjen e parë me Furinë e Kuqe në tre vite.

Jeta personale

Pseudonimi i Albiol është "El Chori". Vëllai i tij më i madh, Miguel, ka qënë gjithashtu një futbollist i cili luante si mesfushor. Ai u formua në akademinë e Valencias, dhe luajti një ndeshje në ligë me ekipin e parë, por e shpenzoi shumicën e karrierës duke përfaqësuar Rayo Vallecanon. Babai i tij, gjithashtu i quajtur Miguel, luajti në ligat e ulëta më së shumti me Benidorm CF, dhe gjithashtu luajti dy herë në Segunda División për CE Sabadell FC në sezonin 1979–80; vëllai i tij më i vogël, Brian, u emërua në nder të Brian Laudrup, i cili adhurohej nga Raúli për shkak të sukseseve të tij me kombëtaren daneze.

Albiol është i babai i dy vajzave me gruan e tij Alicia; Azahara, lindur më 16 mars 2009 dhe Alma, lindur më 7 janar 2010. Në vitin 2008, ai, sëbashku me Guillermo Francon dhe Marcos Sennën, themeluan Evangélico FC, një organizatë me 140 atletë dhe 16 trajnerë që synonin të promovonin vlerat e krishtere te atletët e rinjë në Spanjë.

Statistikat e karrierës

Raúl Albiol: Jeta e hershme, Karriera me klube, Kariera ndërkombëtare 
Raul Albiol duke luajtur për Napolin në një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës kundër Dinamo Moskës në vitin 2015.

Klube

    Redaktuar më 17 shtator 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Valencia B 2002–03 Segunda División B 14 3 14 3
2003–04 35 3 35 2
Gjithsej 49 5 49 5
Getafe (huazim) 2004–05 La Liga 17 1 2 0 19 1
Valencia 2003–04 La Liga 2 0 2 0
2005–06 29 1 4 0 3 0 36 1
2006–07 36 1 4 2 12 1 52 4
2007–08 32 1 6 0 7 0 45 1
2008–09 34 2 2 0 6 0 2 0 44 2
Gjithsej 131 5 16 2 30 1 2 0 179 8
Real Madrid 2009–10 La Liga 33 0 2 0 8 1 43 1
2010–11 20 0 6 0 6 0 32 0
2011–12 10 0 2 0 5 0 0 0 17 0
2012–13 18 1 5 0 3 0 1 0 27 1
Gjithsej 81 1 15 0 22 1 2 0 119 2
Napoli 2013–14 Serie A 32 1 5 0 9 0 46 1
2014–15 35 0 3 0 12 0 1 0 51 0
2015–16 36 1 0 0 3 0 39 1
2016–17 26 0 3 0 6 0 35 0
2017–18 31 3 0 0 8 0 44 2
2018–19 20 1 0 0 6 0 26 1
Gjithsej 180 7 11 0 44 0 1 0 236 8
Villarreal 2019–20 La Liga 36 1 2 0 38 1
2020–21 35 0 1 0 11 2 47 2
2021–22 28 0 2 1 12 0 1 0 43 1
2022–23 25 0 1 0 1 0 27 0
2023–24 3 0 0 0 0 0 3 0
Gjithsej 127 1 6 1 24 2 1 0 158 4
Gjithsej karriera 571 16 50 3 120 4 5 0 746 23

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2007 2 0
2008 8 0
2009 11 0
2010 2 0
2011 8 0
2012 7 0
2013 6 0
2014 6 0
2015 1 0
2018 1 0
2019 4 0
2021 2 0
Gjithsej 58 0

Trofe

Klube

    Valencia
    Real Madrid
    Napoli
Raúl Albiol: Jeta e hershme, Karriera me klube, Kariera ndërkombëtare 
Albiol (#2) duke festuar triumfin e SpanjësKupën e Botës 2010.

Kombetarja

    Spanja

Personale

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Raúl Albiol Jeta e hershmeRaúl Albiol Karriera me klubeRaúl Albiol Kariera ndërkombëtareRaúl Albiol Jeta personaleRaúl Albiol Statistikat e karrierësRaúl Albiol TrofeRaúl Albiol ReferimeRaúl Albiol Lidhje të jashtmeRaúl AlbiolFutbolliKombëtarja spanjolle e futbollitMbrojtësi (futboll)SpanjollVillarreal CF

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sami FrashëriBalenaBunkerët në ShqipëriVetëtimaMolieriKundrinoriDhiaDita e VerësPresidenti i ShqipërisëFrancaPrincipata e ArbëritPHBeteja e KosharesMustafa Qemal AtaturkuBaza e të dhënaveAtletikaVera (stinë)Kalaja e GjirokastrësPirro i EpiritFosiletEpitetiAhmed KalajaLista e këngëtarëve të muzikës populloreShqipëria në vitet 1912-1939Energjia elektrikeJeronim de RadaBeni ecën vetëLista e kalave në ShqipëriDemografia e ShqipërisëKonferenca e Londrës (1912–1913)Lojërat OlimpikeLista e komunave në KosovëLumiHekuriKongresi i ManastiritEnergjia kinetikeLufta e KosovësMetri katrorBifurkacioniMbreti LuanRiciklimiKosovaAstronomiaHidrokarburetShahuIraniUlçera në stomakKategoria SuperioreItaliaHIV/AIDSNëna surrogateZënia e Diellit (Eklipsi)OsteoporozaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëEnergjia potencialeParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaGjirafaPiramida e KeopsitBajram CurriNdërtimi i brendshëm i TokësShtetiBallkaniMuji dhe HaliliSëmundja e ParkinsonitRrotullimi i Tokës rreth DiellitArtizanati i KukësitNumrat dhjetorLugina e ValbonësShqiptarët në Maqedoninë e VeriutBosnja dhe HercegovinaMësonjëtorja e KorçësHistoria e ShkodrësPogradeciRajoni JuglindorNatriumiEgla CenoBashkia TiranëUltësira Perëndimore e Shqipërisë🡆 More