Uefa Liga E Kombeve

UEFA Liga e Kombeve është një kompeticion futbolli midis kombëtareve evropiane i organizuar nga UEFA, organi drejtues i futbollit evropian.

UEFA Liga e Kombeve
Themeluar2018
RajoniEvropë (UEFA)
Numri i skuadrave55
Kampioni aktualFlamuri Portugalia (titulli i 1rë)
Skuadra më e suksesshmeFlamuri Portugalia (titulli i 1rë)
UebfaqjaUebfaqja zyrtare
Uefa Liga E Kombeve UEFA Liga e Kombeve 2020–21

Turnamenti i parë u zhvillua në shtator 2018 pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018. Katër fituesit nga grupet e Ligës A u kualifikuan për në finale, që u zhvillua në Portugali në qershor 2019. Katër ekipe, një nga secili grup, do të kualifikohen edhe në UEFA Euro 2020.

Ky kompeticion zëvëndëson në mënyrë madhore ndeshjet miqësore të luajtura më parë si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të FIFA-s.

Përshtatja

Në tetor 2013, presidenti i Federatës Norvegjeze e Futbollit Yngve Hallén konfirmoi se po mbahen bisedime për të krijuar një turnament të tretë të plotë për ekipet e UEFA-s, pas FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian.

Koncepti i UEFA Ligës së Kombeve ishte që 55 ekipet antare të UEFA-s do të ndaheshin në disa grupe në bazë të një renditjeje bazuar në rezultatet e tyre të fundit, ku ata do të ngjiteshin ose do të binin në grupet e tjera sipas rezultateve të tyre në grup. Turnamenti i propozuar do të luhej në datat e ndeshjeve miqësore ndërkombtare dhe nuk do të ndikonte në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

Në mars 2014, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Gianni Infantino deklaroi se një nga përfitimet e këtij turnamenti do të ishte ndihma që do t'i jepej ekipeve më të dobta për të zhvilluar ndeshje.

Sektretari i përgjithshëm i Shoqatës Mbretërore të Futbollit të Belgjikës Steven Martens tha se ekipet e renditura më posht do të përfitonin financiarisht nga kompeticioni, pasi kontrata me televizonet e UEFA-s do të centralizohej. Liga e Kombeve u votua unanimisht nga 54 vendet antare të UEFA-s (Kosova në atë kohë nuk ishte pjesë) në Kongresin e XXXVIII të UEFA-s në Astana më 27 mars 2014.

Formati

Sipas formatit të miratuar (para pranimit të Kosovës së antare e UEFA-s), të 55 kombet antare të UEFA-s (përfshirë Kosovën) ndahen në katër divizione (të quajtur "liga"): 12 ekipe në Ligën A, 12 ekipe në Ligën B, 15 ekipe në Ligën C dhe 16 ekipe në Ligën D. Në çdo ligë krijohen nga katër grupe (tre dhe katër ekipe në çdo grup) ku ekipet luajnë si pritës dhe vizitor.

Në Ligën kryesore, atë A, fituesit e të katër grupeve kualifikohen në finalet e Ligës së Kombeve, me dy ndeshje gjysëm-finale, një finale e vogël për vendin e tretë dhe të katërt si dhe finalja e madhe, që luhet për të vendosur kampionin e UEFA Ligës së Kombeve.

Ekipet gjithashtu mund të ngjiten ose të bien në ligat më të larta dhe të ulta. Çdo fitues i grupit (janë katër grupe në çdo ligë) me përjashtim të Ligës A, që do të luaj edhe në finalet e Ligës së Kombeve, do të ngjitet automatikisht një ligë më lartë për edicionin e ardhshëm. Çdo ekip që renditet në vendin e fundit të çdo grupi në dy ligat e para është automatikisht i rrëzuar një ligë më poshtë; në ligën C, për shkak të grupeve me përmbajtje të ndryshme, tre ekipet e renditura në vendin e fundit si dhe vendi të tretë më dobët i vendeve të treta bien një ligë më poshtë.

Lidhja me Kampionatin Evropian

UEFA Liga e Kombeve është e lidhur me kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian, duke i dhënë ekipeve një mundësi të dytë për t'u kualifikuar për në finalet e Kampionatit Evropian.

Do të ketë ndeshje play-off për Ligat A, B, C dhe D në mars 2020. Nëse fituesi i një grupi është kualifikuar për në Evropian nëpërmjet kualifikueseve të Evropianit, renditja do të përdoret për të zëvëndësuar atë ekip me një tjetër. Nëse më pak se katër ekipe në të gjithë ligën qëndrojnë të pakualifikuara, vendet play-off të asaj lige i jepen ekipeve të ligave më poshtë. Kjo vendos katër vendet e mbetura kualifikuese për Kampionatin Evropian (nga 24 gjithsej).

Lidhja e mundshme me FIFA Kupën e Botën

Liga e Kombeve mundët të lidhet edhe me fushatat e ardhshme kualifikuese të UEFA-s për Kupën e Botës për të njëjtin qëllim.

Mbështetja dhe kritikat

UEFA e krijoi këtë kompeticion për të hequr ndeshjet miqësore ndërkombëtare – një qëllim i ndarë nga shumë klube futbolli dhe tifozë për shkak të ndërprejeve të sezonit nga ndeshjet miqësore si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të FIFA-s.

Në shkurt 2012, UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) ranë dakord që kalendari i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare të reduktohej nga 12 në 9 ndeshje në vit; ndeshjet e gushtit u hoqën nga konfederata e UEFA-s në vitin 2015. Ideja për të hequr ndeshjet miqësore dhe për t'i zëvëndësuar me ndeshje kompetitive si pjesë e një turnamenti është mikpritur nga shumë komentatorë futbolli.

Tifozë e kuptojë që shumica e ndeshjeve miqësore nuk prodhojnë konkurencë dhe futboll që ka kuptim. Tani ata kanë mundësinë për të parë ekipet e tyre të luajë në ndeshje më kompetitive, të marrin pjesë në një kompeticion të ri dhe të kenë një mundësi të dytë për t'u kualifikuar në turnamente madhore. Do të ketë sigurisht më pak ndeshje miqësore dhe pa dyshim më pak ndeshje miqësore pa lidhje. Megjithatë, do të ketë ende hapsirë në kalendar për ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe në veçanti ndeshje nxehëse për turnamentet finale. UEFA është gjithashtu e mbrehtë që ekipet evropiane do të kenë ende mundësinë për të luajtur me kundërshtarë nga konfederata të tjetra.

— Liga e Kombeve u krijua pjesërisht nga synimi i UEFA-s për të hequr ndeshjet miqësore "të kota".

Megjithatë, formati i turnamentit është kritikuar pasi lejon ekipet më të dobta të kualifikohen në finalet e Kampionatit Evropian ndërmjet Ligës së Kombeve, në vend të që kualifikohen sipas procesin standart të kualifikueset. Kritika veçanërisht janë shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, në televizionin Sky Sports, e cila nuk e transmetoi falas kompeticionin.

Trofeu

Trofeu i UEFA Ligës së Kombeve u prezantua për herë të parë gjatë hedhjes së shortit në Lozanë të Zvcirës. Trofeu përfaqson të 55 shoqatat e UEFA-s dhe është i bërë me argjend. Trofeu peshon 7.5 kg dhe është 71 cm i gjatë.

Himni

Himni zyrtar i Ligës së Kombeve u rregjistrua në Korin dhe Orkestrën e Radios Filarmonike të Holandës, e kënduar në latinisht. Është një përzierje e muzikës klasike dhe elektronike, dhe luhet kur lojtarët zbresin në fushën e lojës, në sekuenca televizie dhe për qëllime reklamuese. Kompozitorët e saj janë Giorgio Tuinfort dhe Franck van der Heijden.

Sezonet

Çdo sezon i UEFA Ligës së Kombeve do luhet nga shtatori në nëntor të një viti një njëjtë dhe vazhdon në qershor të vitit pasardhës (ku luajtën katër fituesit e grupeve të Ligës A), që do të thotë që një kampion i UEFA Ligës së Kombeve kurorëzohet çdo dy vite.

Rezultatet e finaleve të Ligës së Kombeve

Sezoni Vendi organizator Finalja Ndeshja për vendin e 3të
Fituesi Rezultati Finalisti Vendi i tretë Rezultati Vendi i katërt
2018–19
Detajet
Uefa Liga E Kombeve  Portugalia Uefa Liga E Kombeve  Portugalia 1–0 Uefa Liga E Kombeve  Holanda Uefa Liga E Kombeve  Anglia 0–0 (a.e.t.)
(6–5 p)
Uefa Liga E Kombeve  Zvicra

Performancat e ekipeve sipas sezonit

  • 1ri – Kampion
  • 2ti – Finalist
  • 3ti – Vendi i tretë
  • 4ti – Vendi i katërt
  • Uefa Liga E Kombeve  – Ngjitje
  • Uefa Liga E Kombeve  – I njëjti pozicion
  • Uefa Liga E Kombeve  – Rënje
  • Q – I kualifikuar për finalet e ardhshme të UEFA Ligës së Kombeve
  •    – Vendi organizator i UEFA Ligës së Kombeve

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Uefa Liga E Kombeve PërshtatjaUefa Liga E Kombeve FormatiUefa Liga E Kombeve TrofeuUefa Liga E Kombeve HimniUefa Liga E Kombeve SezonetUefa Liga E Kombeve Rezultatet e finaleve të Ligës së KombeveUefa Liga E Kombeve Performancat e ekipeve sipas sezonitUefa Liga E Kombeve ReferimeUefa Liga E Kombeve Lidhje të jashtmeUefa Liga E KombeveUEFA

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sëmundja infektiveIzraelitët (populli i lashtë)Alma BektashiShahuLepuri i butëQarku i ShkodrësGreqiaRomeo VeshajLord BajroniShkodraMitrush KuteliEmriHomeriFlamuri i KosovësKalaja e GjirokastrësMarin BarletiLufta e Parë BotëroreNumrat e telefonit në KosovëRoma e lashtëEpoka para gjyqitZënia e Diellit (Eklipsi)GjermaniaCristiano RonaldoFitër BajramiAzem ShkreliQarqet e ShqipërisëPopullsia botëroreShenjat e qarkullimit rrugorFoshnjaShiu acidikMigrimetRepublika ÇekeNënrajoni VerilindorPashallëku i JaninësJugosllaviaLista e vendeve sipas sipërfaqesLufta Gjashtë DitorePerandoria RomakeSistemi i frymëmarrjesRrethiSistemi operativXhensila MyrtezajShkencaSionizmiPsikologjiaFiset ilireHistoria e kompjuteritGjeografia e GjermanisëAfërditaDafina Zeqiri (këngëtare)BateriaPashallëqet shqiptareBreshkaIndiaShenjat astrologjikeSpanjaPëremriLista e vullkaneve aktivë në botëPrincess ArgjiroPetro MarkoHebrenjtëNdryshimet klimatikeÇka ka ShpijaJorgo PapingjiFormat e shtjelluara të foljesLuaniHonore de BalzakSëmundja e LeukemisëNdarja e hënësGjirokastraEnergjia alternativeViktor HygoRadha e veprimeve matematikoreNapoleon BonapartiLufta e ÇanakalasëKomunikimiKlitoriJezusi🡆 More