Nacho Fernández: Futbollist spanjoll

José Ignacio Fernández Iglesias (Spanjisht: ; lindur më 18 janar 1990), njohur zakonisht si Nacho , është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren spanjolle.

Nacho
Nacho Fernández: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Nacho në 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Ignacio Fernández Iglesias
Datëlindja (1990-01-18) 18 janar 1990 (34 vjeç)
VendlindjaMadrid, Spanjë
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri6
Karriera me të rinjtë
1999–2001AD Complutense
2001–2009Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2013Real Madrid B111(4)
2011–Real Madrid121(6)
Karriera ndërkombëtare
2005Spanja U161(0)
2006–2007Spanja U1711(0)
2008–2009Spanja U199(2)
2011–2013Spanja U216(0)
2013–Spanja22(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:37, 10 mars 2019 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 tetor 2018

Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij me Real Madridin, me të cilin debutoi në vitin 2011; ai ka fituar disa trofe me klubin kryeqytetas, përfshirë edhe katër Liga Kampionesh.

Nacho luajti ndeshjen e tij të parë për Spanjën në vitin 2013, dhe ishte pjesë e ekipit për Kupën e Botës 2018.

Karriera me klube

Nacho lindi në Madrid dhe u bashkua me sistemin e të rinjëve të Real Madridit në moshën 11 vjeç. Ai debutoi si profesionist në sezonin 2008–09, duke luajtur dy ndeshje me rezervat në Segunda División B dhe më pas zhvilloi dy sezone të plota në atë nivel; ishte gjatë kësaj kohe ku Nacho formoi një shoqëri të ngushtë me lojtarin e ardhshëm të kombëtares ruse Denis Cheryshev.

Më 23 prill 2011, Nacho bëri debutimin e tij me ekipin e parë dhe në La Liga duke luajtur si mbrojtës i majtë në një fitore 6–3 jashtë fushe ndaj Valencias; ai luajti 90 minuta të plota. Paraqitja e tij e dytë erdhi një javë më pas në humbjen 2–3 në shtëpi kundër Real Zaragozës.

Nacho ishte një nga lojtarët e ekipit të të rinjëve që u zgjodh për të luajtur në turin veror në Amerikën e Veriut, para fillimit të sezonin 2011–12. Ai luajti si zëvëndësues në tre ndeshje miqësore, respektivisht kundër LA Galaxy, C.D. Guadalajara dhe Philadelphia Union.

Më 2 shtator 2012, trajneri i ekipit të parë José Mourinho lajmëroi se Nacho, sëbashku me sulmuesin Álvaro Morata dhe portierin Jesús, do të bëheshin pjesë e ekipit të parë por do të vazhdonin të luanin me Castillan. Megjithatë, Nacho u bë anëtar me kohë të plotë në ekipin e parë vetëm në fillim të sezonit 2013–14, duke marrë fanellën me numër 18 që u vesh për herë të fundit nga Raúl Albiol.

Nacho Fernández: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nacho duke mbajtur trofeun e Ligës së Kampioneve pas suksesit të ekpit të tij më 26 maj 2018

Më 3 korrik 2014, Nacho firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2021. Ai shënoi golin e parë me ekipin më 10 janarin e vitit të ardhshëm, të tretin e fitores 3–0 në shtëpi kundër RCD Espanyol.

Dy minuta pasi zëvëndësoi Marcelon në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint-Germain më 3 nëntor 2015, Nacho shënoi golin e vetëm të takimit për të vuloz kualifikimin e ekipit të tij në 16 më të mirat e turnamentit; ky ishte goli i tij i parë në kompedicionet evropiane. Ai zhvilloi pesë paraqitje gjatë turnamentit, që u fitua për herë të 11të në histori nga klubi.

Më 11 shkurt 2017, Nacho zhvilloi paraqitjen e tij të 100të për Real Madridin në një fitore 3–1 jashtë fushe kundër Osasunës. Duke përfituar nga dëmtimet dhe pezullimet e shokëve të skuadrës, Nacho ishte lojtari më i shfrytëzuar në rolin e qëndër-mbrojtësit me klubin që fitoi kampionatin e parë kombëtar pas pesë vitesh; ai luajti katër ndeshje në Ligën e Kampioneve të atij sezon që pa sërisht Real Madridin fitimtar.

Nacho shënoi dopietën e parë në karrierë më 21 janar 2018 në fitoren tenistike 7–1 ndaj Deportivo de La Coruña. Gjatë Ligës së Kampioneve të atij sezoni, ai zhvilloi tetë paraqitje dhe shënoi një gol, me Madridin që doli triumfues për të tretën herë rresht; në ndeshjen vendimtare ndaj Liverpoolit, ai luajti si mbrojtës i djathtë pasi zëvëndësoi të dëmtuarin Dani Carvajal në pjesën e parë në një fitore 3–1 në Kiev.

Sezoni 2019–20 u karakterizua nga dëmtimet e shumta për Nachon, i cili luajti vetëm dhjetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë gjashtë në La Liga, e cila u fitua nga kryeqytetasit. Në korrik 2021, ai firmosi një kontratë të re dy-vjeçare.

Karriera ndërkombëtare

Nacho Fernández: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nacho në shtator 2013 gjatë debutimit të tij me ekipin e të rriturve

Pasi luajti për Spanjën në nivelet nën-16, -17 -19 dhe -21, Nacho u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 2 shtator 2013 për një ndeshje miqësore me Zvicrën që do të luhej tetë ditë më vonë, në vënd të të dëmtuarit Iñigo Martínez. Ai debutoi duke zëvëndësuar shokun e tij te Real Madrid Sergio Ramos në fillim të pjesës së dytë të një barazimi 2–2 kundër KilitGjenevë.

Nacho u emërua në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2018. Ai debutoi në Kupën e Botës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 15 qershor kundër Portugalisë; ai e nisi ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe shënoi me një gjuajtje me hark nga 30 metra në pjesën e dytë në një barazim 3–3.

Profili i lojtarit

Nacho është një lojtar i cili njihet për shkathtësinë e tij në çdo pozicion të mbrojtjes; Julen Lopetegui dhe Zinedine Zidane e kanë vendosur atë si mbrojtës qëndre, të djathtë dhe të majtë. Ai shihet si një i besueshëm në mbrojtje për shkak të aftësive që ka me topin dhe inkursioneve në bën në krahët e sulmit; ai është një lojtar i shpejtë, i zhdërvjellët, i cili dëmtohet rrallë dhe njihet për punën e tij, rezistencën dhe forcën në duelet ajërore edhe pse gjatësia që ka nuk është e përshtatshme për pozicionin që mbulon. Ai është një lojtar që ka vazhdimsi dhe kombinon mirë me shokun e skuadrës te Spanja dhe Real Madridi Ramos.

Përveç aftësive të tij mbrojtëse, Nacho është një pasues i saktë i topit si në rreze si në distancë të shkurtër ashtu edhe të gjatë, duke regjistuar një saktësi pasimi 92.2% gjatë sezonit 2017–18. Gjatë të njëjtit sezon, ai shënoi edhe katër gola nga goditjet e lira.

Jeta personale

Vëllai i vogël i Nachos, Álex, është gjithashtu futbollist i cili luan si mesfushor. Ai, ashtu si Nacho, është produkt i akademisë së Real Madridit, dhe të dy debutuan me ekipin e parë në të njëjtën ndeshje.

Që kur u bashkua me akademinë e Real Madridit, Nacho ka arritur të shmangë dëmtimet madhore, duke ia faturuar suksesin regjimit të të ngrënit dhe përgatitjes. Ai ka dy fëmijë me gruan e tij María Cortés, vajzën Alejandra dhe djalin José Ignacio, i cili lindin mëngjesin pas triumfit të ekipit të tij në Ligën e Kampioneve në vitin 2016.

Në nëntor 2016, Nacho zbuloi se ai ka jetur me diabetin e tipit 1 që kur ka qënë 12 vjeç.

Statistikat e karrierës

Klube

Nacho Fernández: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nacho me Real Madridin, 8 gusht 2012
    Redaktuar më 10 mars 2019
Statistikat me klube
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid 2010–11 La Liga 2 0 0 0 0 0 0 0 2 0
2011–12 0 0 1 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 9 0 3 0 1 0 0 0 13 0
2013–14 12 0 4 0 3 0 0 0 19 0
2014–15 14 1 2 0 6 0 0 0 22 1
2015–16 16 0 1 0 5 1 22 1
2016–17 28 2 5 1 4 0 2 0 39 3
2017–18 27 3 6 0 8 1 1 0 42 4
2018–19 14 0 5 0 5 0 0 0 24 0
Gjithsej 122 6 27 1 32 2 3 0 184 9
Gjithsej karriera 122 6 27 1 32 2 3 0 184 9

Kombëtarja

Nacho Fernández: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Nacho duke luajtur për Spanjën në vitin 2015
    Redaktuar më 15 tetor 2018
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2013 1 0
2015 1 0
2016 5 0
2017 7 0
2018 8 1
Gjithsej 22 1

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolona "Goli" tregon rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Nacho.

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, shënimit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 15 qershor 2018 Stadiumi Olimpik Fisht, Soçi, Rusi 18 Nacho Fernández: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Portugalia 3–2 3–3 2018 FIFA Kupa e Botës

Trofe

Klube

    Real Madrid
    Real Madrid Castilla
  • Segunda División B: 2011–12

Kombëtarja

    Spanja U21
  • UEFA Kampionati Evropian nën-21 i Futbollit: 2013
    Spanja U17
  • UEFA Kampionati Evropian nën-17 i Futbollit: 2007
  • FIFA Kupa e Botës nën-17: finalist 2007

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Nacho Fernández Karriera me klubeNacho Fernández Karriera ndërkombëtareNacho Fernández Profili i lojtaritNacho Fernández Jeta personaleNacho Fernández Statistikat e karrierësNacho Fernández TrofeNacho Fernández ReferimeNacho Fernández Lidhje të jashtmeNacho FernándezFutbolliGjuha spanjolleKombëtarja spanjolle e futbollitMbrojtësi (futboll)Real Madrid C.F.Spanja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kubi (gjeometri)AndorraMenopauzaBakriKimia organikeJometaliNamazi i IqindisëZëri njerëzorBraktisja e shkollësLufta e KosovësBicaj (Kukës)MasturbimiEpilepsiaBarack ObamaSimbolet shtetërore të KosovësPlanetiCikli i UjitPresidenti i ShqipërisëTransportiAleksandri i MadhOlta GixhariRugova (rajon)Harry PotterTë drejtat e njeriutKompjuteriKalaja e KrujësSëmundja infektiveLista e lojtarëve ndërkombëtarë të ShqipërisëPanelet dielloreHonore de BalzakFaik BallancaMaqedonia e VeriutRobotikaPërrallaQarku elektrikEmpatiaVeshjet popullore shqiptarePerandoria OsmaneKurrikulaUEFA Kampionati Evropian i FutbollitGjergj FishtaHistoria e gjeometrisëMartti AhtisaariPartia e Punës e ShqipërisëTemperaturaFloraLetërsia e Rilindjes KombëtarePjesët e ligjëratësSociologjiaShqipëriaSikur t'isha djalëReaksioni i zëvendësimitLuigj GurakuqiBelgjikaInduksioni ElektromagnetikKylian MbappéShefqet KrasniqiMarin BarletiLuaniKripëratLidhja e KombeveFitër BajramiToskërishtjaKosova dhe bukuritë e sajMarko BoçariMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëStreptokoketStresiPoloniaArbëria në MesjetëLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeMigrenaEnergjia elektrikeTuberkuloziSistemi i imunitetitGjergj Elez AliaMasturbimi i ndërsjelltëKultura e ShqipërisëAjri🡆 More