Dani Carvajal: Futbollist spanjoll

Daniel Carvajal Ramos (lindur më 11 Janar 1992), njohur zakonisht si Dani Carvajal, është një futbollist spanjoll i cili luan si mbrojtës i djathtë me klubin spanjoll Real Madrid dhe me kombëtaren spanjolle.

Dani Carvajal
Dani Carvajal: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës
Carvajal duke luajtur për Spanjën U–21 në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDaniel Carvajal Ramos
Datëlindja (1992-01-11) 11 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaLeganés, Spanjë
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri15
Karriera me të rinjtë
1999–2002ADCR Leman's
2002–2010Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Real Madrid B68(3)
2012–2013Bayer Leverkusen32(1)
2013–Real Madrid149(3)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Spanja U1911(0)
2012–2014Spanja U2110(1)
2014–Spanja20(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 dhjetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 shtator 2018

Carvajal u zhvillua si futbollist në ekipet e të rinjëve të Real Madridit, dhe luajti një sezon me klubin gjerman Bayer Leverkusen. Ai më pas u rikthye në Madrid në verën e vitit 2013 dhe që atëherë ka fituar disa trofe në Spanjë dhe kontinent, përfshirë katër UEFA Liga Kampionesh.

Carvajal ka qënë një ish lojtar i të rinjëve të Spanjës; ai fitoi Kampionatin Evropian 2011 me ekipin U19 dhe edicionin 2013 me ekipin U21. Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2014 dhe katër vitë më pas mori pjesë në Kupën e Botës 2018Rusi.

Karriera me klube

Real Madrid B

Carvajal ka lindur në Leganés, një periferi e Madridit. Ai u bashkua në sistemin e të rinjëve të Real Madridit që në moshën dhjetë vjeçare duke i kaluar të gjitha nivelet deri sa arriti tek Real Madrid Castilla në vitin 2010.

Në sezonin e tij të parë si i rritur Carvajal u vendos menjëherë në formacionin titullar të skuadrës rezervë, duke bërë edhe kapiteni i skuadrës. Në sezonin e ardhshëm ai u paraqit edhe më mirë (38 ndeshje dhe dy gola, përfshirë edhe ndeshjet play-off'et, me skuadrën e rezervave e cila u rikthye te Segunda División pas pesë vitesh mungesë.

Bayer Leverkusen

Më 11 korrik 2012, pasi dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje të vetme me skuadrën e parë të Realit, Carvajal firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen për shumën e 5 milion . Spanjollët kishin vendosur në kontratë klauzolën e ri-blerjes për 6.5 milion € nqs dëshironin t'a blenin pas një sezoni, 7 milion € pas dy sezonesh dhe 8.5 milion € pas tre.

Carvajal bëri debutimin e tij në Bundesligë më 1 shtator 2012 në një fitore 2–0 në shtëpi kundër SC Freiburg, duke u emëruar më pas në Skuadrën e Javës. Ai shënoi golin e tij të parë me klubin e ri më 25 nëntor, duke shënuar të dytin në suksesin 2–1 kundër TSG 1899 Hoffenheim.

Carvajal ishte zgjedhur si një nga tre mbrojtësit më të mirë të djathtë në fund të sezonit të tij të parë dhe të vetëm, duke u renditur mbrapa gjermanit Philipp LahmBayern München dhe japonezit Atsuto UchidaSchalkes. Ai mori gjithsej 16% të votave nga tifozët.

Real Madrid

Dani Carvajal: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës 
Carvajal në aksion me Real Madridin.

Më 3 qershor 2013, Real Madrid vendosi në përdorim klauzolën e riblerjes për Carvajal, i cili u bë afrimi i parë i klubit për sezonin 2013–14 për një shumë e cila besohej se ishte 6.5 milion €. Kjo marrëveshje u konfirmua nga Drejtori Sportiv i Bayerit, Rudi Völler, i cili tha: "Real Madrid u njoftua nga performancat e jashtëzakonshme të Danit këtë sezon, dhe ishte vetëm çështje kohe që ata të ushtronin mundësin e ri-blerjes." Shpejtë pas kësaj lëvizje, ai foli i lumtur për rikthimin e tij, duke falenderuar presidentin dhe tifozët në konferencën për shtyp.

Carvajal bëri debutimin e tij në La Liga më 18 gusht 2013 në një fitore 2–1 në shtëpi kundër Real Betis. Një muaj më vonë ai luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve, duke luajtur sërisht 90 minuta në suksesin 6–1 jashtë fushe kundër turkëve të Galatasarayt për fazën e grupeve.

Carvajal luajti 45 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar dy herë; golat e tij erdhën në kampionat, respektivisht kundër Rayo Vallecanos dhe Osasunës. Ai gjithashtu luajti edhe 120 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar 4–1 nga Real Madridi kundër rivalëve kryeqytetas të Atlético Madrid.

Karriera ndërkombëtare

Carvajal ishte rezerva e Martín MontojësBarcelonës në Kampionatin Evropian nën-21 2013; ai luajti vetëm një ndeshje, n ësuksesin 3–0 në fazën e grupeve kundër Holandës. Spanja në fund fitoi turnamentin. Ai u zgjodh nga trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque në listën paraprake prej 30 futbollistsh që do të luanin në Kupën e Botës 2014; ai u thirr edhe për miqësoren ndaj Bolivisë, por nuk mundi të debutonte për shkak të prezencës së tij në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid më 30 maj. Ai u hoq nga lista finale prej 23 futbollistsh në ditën tjetër.

Më 29 gusht 2014, ai u thirr në kombëtare për herë të parë, për ndeshjet kundër Francës dhe Maqedonisë. Ai bëri debutimin e tij më 4 shtator në humbjen 1–0 në miqësore kundër Francës, duke luajtur 90 minuta në këtë ndeshje.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 24 nëntor 2018

Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër1 Total
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2010–11 30 1 0 0 30 1
2011–12 38 2 0 0 38 2
Gjithsej 68 3 0 0 68 3
Bayer Leverkusen 2012–13 32 1 2 0 2 0 0 0 36 1
Real Madrid 2013–14 31 2 4 0 10 0 0 0 45 2
2014–15 23 0 3 0 1 0 5 0 32 0
2015–16 22 0 0 0 8 1 30 1
2016–17 23 0 4 0 11 0 3 1 41 1
2017–18 25 0 4 0 8 0 4 0 41 0
2018–19 6 1 0 0 2 0 1 0 9 1
Gjithsej 137 3 15 0 44 1 13 1 209 5
Gjithsej karriera 237 7 17 0 46 1 13 1 313 9

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.

Kombëtarja

Redaktuar më 11 shtator 2018

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2014 2 0
2015 3 0
2016 4 0
2017 4 0
2018 7 0
Gjithsej 20 0

Trofe

Klube

    Real Madrid Castilla
  • Segunda División B: 2011–12
    Real Madrid

Kombëtarja

    Spanja U–21
  • UEFA Kampionati Europian U–21 i Futbollit: 2013
    Spanja U–19
  • UEFA Kampionati Europian U–19 i Futbollit: 2011

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Dani Carvajal Karriera me klubeDani Carvajal Karriera ndërkombëtareDani Carvajal Statistikat e karrierësDani Carvajal TrofeDani Carvajal ReferimeDani Carvajal Lidhje të jashtmeDani Carvajal11 Janar1992FutbolliKombëtarja spanjolle e futbollitMbrojtësi (futboll)Real Madrid C.F.Spanjoll

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kara Mahmud pashë BushatiVeshkaElbasaniKongresi i ManastiritVolejbolliShpendëtVasfije KrasniqiTeorema e PitagorësGjithësiaIbrahim RugovaAnesteziaGjitariSistemi urinarBujqësiaSerie ARiciklimiPsikozaPlutoni (planet)Don Kishoti i MançësKorçaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësLuigj GurakuqiFizikaGlobalizimiZgjoi /Hive (film)Bashkimi EvropianFluturaAtomiLista e qyteteve në GjermaniTrashëgimia kulturoreDua LipaMejozaLista e vendeve sipas sipërfaqesProblemet mjedisore në ShqipëriMuzikaJaponiaKultura e ShqipërisëVajguriGjirafaShqipëria OsmaneBurimet natyrore të KosovësKalendariBasketbolliLista e komunave në KosovëLibrazhdiDialektet e gjuhës shqipeMbreti LuanSëmundja infektiveKanceriEvropa lindoreSinuzitiHistoria e ShqipërisëNumrat e telefonit në KosovëPenisiKalaja e GjirokastrësBioteknologjiaAmerika JugoreGjeografia e KosovësEnergjia elektrikeKarnavaletMartin CamajIlirëtPjesët përbërëse të kompjuteritEmrat e bukur të AllahutAli Baba dhe Dyzet HajdutëtPlastikaRrethiTelefoniAhmed KalajaUjëvarat e MirushësTeknologjiaSkeleti i njeriutAndon Zako ÇajupiPirro i EpiritMamuthi leshatorLista e llojeve të sportitLista e kafshëve të egraMuji dhe HaliliMitologjia greke🡆 More