Achraf Hakimi: Futbollist maroken

Achraf Hakimi Mouh (Arabisht: ; lindur më 4 nëntor 1998) është një futbollist profesionist marokien i cili luan si mbrojtës për klubin francez Paris Saint-Germain dhe kombëtaren marokiene.

Përveç rolit të mbrojtësit të djathtë, ai mund të luajë si dhe anësor i avancuar në krahun e majtë.

Achraf Hakimi
Achraf Hakimi: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Hakimi me Marokun në FIFA Kupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAchraf Hakimi Mouh
Datëlindja (1998-11-04) 4 nëntor 1998 (25 vjeç)
VendlindjaMadrid, Spanjë
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMbrojtës, anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri2
Karriera me të rinjtë
2005–2006Ofigevi
2006–2016Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–2017Real Madrid Castilla28(1)
2017–2020Real Madrid9(2)
2018–2020Borussia Dortmund (huazim)54(7)
2020–2021Internazionale37(7)
2021–Paris Saint-Germain20(3)
Karriera ndërkombëtare
2016Maroku U202(0)
2016Maroku U232(0)
2016–Maroku46(7)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 shkurt 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 janar 2022

Jeta e hershme

Hakimi lindi në MadridSpanjës nga prindër marokien. Ai u bashkua me akademinë e Real Madridit në vitin 2006 në moshën tetë vjeç nga CD Colonia Ofigevi.

Karriera me klube

Real Madrid

Pasi kaloi nivelet e moshave në La Fábrica, Hakimi u promovua te ekipi i rezervave në qershor 2016. Pak pas kësaj, ai u thirr në ekipin e parë për turin e tyre para-sezonal në Shtetet e Bashkuara.

Hakimi bëri debutimin e tij me Los Blancos në ndeshjen e parë turnamentit veror International Champions Cup 2016, ku Reali u mposht 3–1 nga Paris Saint-Germain. Ai më pas u rikthye te ekipi B, duke bërë debutimin e tij zyrtar më 20 gusht 2016 në fitoren 3–2 në shtëpi ndaj Real Sociedad B në Segunda División B, duke e nisur ndeshjen si titullar.

Hakimi shënoi golin e parë si profesionist më 25 shtator në barazimin 1–1 ndaj CF Fuenlabrada. Ai e mbylli sezonin e tij të parë me 28 ndeshje (26 si titullar dhe 2305 minuta), me Castillan që e mbylli kampionatin në vendin e 11të. Në përfundim të sezonit, ai ishte ende i ri për të luajtur me ekipin e të rinjëve në finalen e Copa del Rey Juvenil 2017.

Më 19 gusht 2017, Hakimi u rikthye në ekipin e parë si një rezervë e Dani Carvajal dhe Nacho, duke marrë fanellën me numrin 19. Ai debutoi zyrtarisht më 1 tetor, duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 ndaj RCD EspanyolLa Liga. Goli i tij i parë në La Liga erdhi më 9 dhjetor 2017 në fitoren 5–0 kundër Seviljes. Në Ligën e Kampioneve të sezonit 2017–18, Hakimi luajti dy ndeshje me Real Madridin që fitoi titullin e tretë rresht dhe të 13tin gjithsej. Edhe pse nuk ishte pjesë e ekipit në ndeshjen finale, ai sërisht mori medalen e fituesit dhe u bë marokieni i parë që fiton këtë kompeticion.

Huazimi te Borussia Dortmund

Më 11 korrik 2018, Borussia Dortmund njoftoi transferimin e Hakimit në një huazim dy-vjeçar. Ai shënoi golin e parë me klubin e ri më 27 shtator në fitoren madhore 7–0 kundër 1. FC Nürnberg në Bundesligë. Më 24 tetor, në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve me ekipin, Hakimi prodhoi tre asiste për herë të në karrierë në një fitore 4–0 kundër spanjollëve të Atlético Madrid.

Më 2 tetor 2019, Hakimi shënoi dy golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Slavia Prague. Ai shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren me përmbysje 3–2 ndaj Interit në Westfalenstadion.

Në shkurt 2020, ai vendosi një rekord të ri shpejtësie në Bundesligë kur ai kapi shpejtësinë 36.5 km/h (22.67 mph) në një ndeshje ndaj 1. FC Union Berlin, duke thyer rekordin 36.2 km/h (22.5 mph) që ai kishte vendosur tre muaj më parë në një ndeshje kundër RB Leipzig.

Më 31 maj 2020, Hakimi shënoi në fitoren 6–1 të Dortmundit kundër SC Paderborn. Pasi shënoi golin, ai hoqi fanellën e tij për të zbuluar me bluze me shkrimin "Justice for George Floyd" (Drejtësi për George Floyd), një person me ngjyrë që u vra nga policia një javë më parë. Shoku i tij, Jadon Sancho, shpalosi të njëjtin mesazh pasi shënoi gjithashtu.

Internazionale

Më 2 korrik 2020, Inter njoftoi transferimin e Hakimit në një kontratë pesë-vjeçare, duke paguar një shifër të raportuar prej 40 milion €. Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 26 shtator në ndeshjen hapëse të Interit në Serie A kundër Fiorentinës; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe asistoi golin e Lukakut, me Interin që fitoi 4–3 në San Siro. Katër ditë më pas, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Hakimi asistoi një tjetër gol të Lukakut vetëm 28 sekonda pas fillimit të ndeshjes si dhe shënoi golin e parë me klubin e ri në fund të pjesës së parë, me Interin që regjistroi një fitore 5–2 kundër Beneventos në Stadio Ciro Vigorito.

Karriera ndërkombëtare

Achraf Hakimi: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hakimi (djathtas) duke luajtur me Marokun në FIFA Kupën e Botës 2018.

Të rinjtë

Pasi luajti me ekipet nën-17 dhe nën-20, Hakimi bëri debutimin e tij me kombëtaren nën-23 më 5 qershor 2016 në fitoren 1–0 në miqësoren ndaj Kamerunit.

Ekipi i parë

Hakimi bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 11 tetor 2016, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Fouad Chafik në fitoren 4–0 kundër Kanadasë. Goli i tij i parë erdhi më 1 shtator 2017 në fitoren tenistike 6–0 kundër Malit.

Në maj 2018, ai ishte pjesë e listës paraprake të Marokut për FIFA Kupën e Botës 2018Rusi, kurse më 4 qershor ishte pjesë e listës përfundimtare me 23 lojtarë.

Stili i lojës

Gjatë kohës së tij te Dortmundi, Hakimi u përshkrua si një mbrojtës i shpejtë, dinamik dhe i fortë i cili ishte taktikisht dhe teknikisht i aftë të jepte topa të gjatë të saktë nga mbrojtja. Përveç këtij pozicioni, Hakimi mund të luajë edhe si anësor.

Jeta personale

Hakimi është i martuar me aktoren spanjolle Hiba Abouk; ajo është me origjinë tuniziane dhe libiane. Fëmia i tyre i parë, një djal, lindi në vitin 2020.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 1 tetor 2020
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid Castilla 2016–17 Segunda División B 28 1 28 1
Real Madrid 2017–18 La Liga 9 2 5 0 2 0 1 0 17 2
Borussia Dortmund (huazim) 2018–19 Bundesliga 21 2 2 1 5 0 28 3
2019–20 33 5 3 0 8 4 1 0 45 9
Gjithsej 54 7 5 1 13 4 1 0 73 12
Internazionale 2020–21 Serie A 2 1 0 0 0 0 2 1
Gjithsej karriera 93 11 10 1 15 4 2 0 120 16


Kombëtarja

    Redaktuar më 19 nëntor 2019
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Maroku 2016 1 0
2017 5 1
2018 12 0
2019 10 1
Gjithsej 28 2

Golat me kombëtaren

    Redaktuar më 19 nëntor 2019. Rezultatet e Marokut të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hakimi.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 1 shtator 2017 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat, Marok 2 Achraf Hakimi: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Mali 4–0 6–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
2 19 nëntor 2019 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura, Burundi 28 Achraf Hakimi: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Burundi 3–0 3–0 Kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane 2021

Trofe

Klube

    Real Madrid Castilla
Achraf Hakimi: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Hakimi (rreshti posht, i treti nga e majta) duke festuar fitimin e Ligë së Kampioneve me Real Madridin.
  • Copa del Rey Juvenil: 2017
    Real Madrid
    Borussia Dortmund
  • DFL-Supercup: 2019

Personale

  • Fillestari i Muajit i Bundesligës: shtator 2018, nëntor 2018
  • CAF Lojtari i Ri i Vitit: 2018, 2019
  • CAF Ekipi i Vitit: 2019
  • Formacioni i Talentëve të UEFA Ligës së Kampioneve: 2019
  • Globe Soccer Awards Lojtari më i Mirë i Ri Arab i Vitit: 2019

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Achraf Hakimi Jeta e hershmeAchraf Hakimi Karriera me klubeAchraf Hakimi Karriera ndërkombëtareAchraf Hakimi Stili i lojësAchraf Hakimi Jeta personaleAchraf Hakimi Statistikat e karrierësAchraf Hakimi TrofeAchraf Hakimi ReferimeAchraf Hakimi Lidhje të jashtmeAchraf HakimiFutbolliGjuha arabeMarokuMbrojtësi (futboll)Paris Saint-Germain F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DardanëtSamir ManeDritëro AgolliRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëAriu polarMuzika shqiptareLista e shkrimtarëve shqiptarëUrani (planet)PukaLista e shteteve sipas popullsisëHënaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiYlliLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneDua LipaÇAdoleshencaFilmiTumori i truritDuhaniPianojaRiciklimiSëmundja infektiveParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaLëvizja Nacional-ÇlirimtareZef PllumiPlanetiEpitetiPlaku dhe detiElefantiAli Pashë TepelenaBashkimi EvropianVirusiPrilliNjeriuShkupiAgim NeshoAli Baba dhe Dyzet HajdutëtKapitalizmiPeshaDitar (Anne Frank)Zorra e trashëVeshjet popullore shqiptareFormat e shtjelluara të foljesLista e lumenjve në KosovëShëndetiLumi i NerodimësShtatzëniaAlergjiaDibraGjirokastraTuberkuloziMuzikaShtetet e Bashkuara të AmerikësItaliaNdërtimi i brendshëm i TokësEfekti serrëMamuthiForca e Sigurisë së KosovësUEFA Liga e Kampionëve - statistikatAmerika QendroreAleksandri i MadhEritrocitiMenstruacionetFahrije HotiMëlçiaInteligjenca artificialeBashkitë e ShqipërisëAcidet dhe BazatHixhameBioteknologjiaTrekëndëshiSistemi urinarShqiptarëtKanuni i Lekë DukagjinitHolokaustiKontinentetCikli i UjitRuanda🡆 More