Pirenejet apo Malet Pireneje, (spanjisht: Pirineos ; frëngjisht: Pyrénées ; katalanisht: Pirineus ; okitanisht: Pirenèus ; aragonezisht: Perinés ; baskisht: Pirinioak) janë vargmale që shtrihen në jug-perëndim të Evropës dhe formojnë kufi natyral në mes Francës dhe Spanjës.
Pirenejet bëjnë që relievi i Spanjës të jetë më i ngritur. Ato përbëhen prej nji sistemi paralel të maleve të larta, duke bërë kështu barrierën kryesore midis Gadishullit Pirenej dhe mbrendësisë së Evropës. Lartësinë më të madhe Pirenejet e arrijnë në pjesën qendrore. Pika më e lartë është në Pik d’ Aneto me lartësi 3.404 metra.
Pirinejet janë male të sajuara me orogjenezen alpine. Pirenejet si pjesë të larta kan qenë të përfshira me akkulnaja. Si klima ashtu edhe bimësia ndrron sipas lartësisë, andaj kan shtrirje zonale. Rëndësia ekonomike mbështetet në shfrytëzimin e kullotave,pyjeve dhe ujrave të lumejve për hidroenergji dhe bukuri natyrore shtigje të mira skijimi.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pirenetë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.