Pandeli Evangjeli: Politikan shqiptar

Pandeli Evangjeli, mbiemri i të cilit shkruhet edhe Vangjeli (Korçë, 6 janar 1859 - 14 shtator 1949) ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtare në mërgatën shqiptare të Rumanisë, politikan me shumë poste kyçe në periudhën e mes dy luftërave botërore, ku spikat si dy herë kryetar i legjislativit, katër herë i ekzekutivit dhe një herë kryetar i Senatit të shtetit shqiptar.

Ka qenë i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar, si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për largimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund kësodore arsimit grek në Korçë.

Pandeli Evangjeli
Pandeli Evangjeli: Politikan shqiptar
Kryeministër
Në detyrë
19 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIljas Vrioni
Pasuar ngaQazim Koculi
Në detyrë
5 mars 1930 – 22 tetor 1935
Paraprirë ngaKoço Kota
Pasuar ngaMehdi Frashëri
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
11 korrik 1921 – 6 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIljas Vrioni
Pasuar ngaFan Noli
Në detyrë
2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaIljas Vrioni
Në detyrë
3 nëntor 1930 – 20 prill 1931
Paraprirë ngaRauf Fico
Pasuar ngaHysen Vrioni
Kryetar i Këshillit Kombëtar, (Asamblesë Kostituente, Parlamentit)
Në detyrë
prill 1921 – 1922
Paraprirë ngaDhimitër Kacimbra
Pasuar ngaEshref Frashëri
Në detyrë
1928–1930
Paraprirë ngaKostaq Kota
Pasuar ngaK. Kota
Në detyrë
1937–1939
Paraprirë ngaK. Kota
Pasuar ngaTerenc Toçi
Kryetar i Senatit
Në detyrë
1 qershor 1925 – 7 qershor 1928
Paraprirë ngaEshref Frashëri
Pasuar ngakthim në sistem njëkameral
Të dhëna vetjake
U lind më1859
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më14 shtator 1949
Korçë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Popullore
Punësimitregtar, politikan

Në lëmin e kulturës dhe gjuhës shqipe, në vitet e rinisë me familjen e tij ndihmoi në hapjen e Mësonjëtores së Korçës ndërkohë që gjuha shqipe ishte ndaluar së shkruari në Perandorinë Osmane që më 1881 me ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit. Në krye të shoqërisë "Dituria" në Rumani u botuan abetaret e gjuhës shqipe, librat e Naimit e Sami Frashërit si dhe libra të tjerë me karakter patriotik që shpërndaheshin falas nëpër viset shqiptare.

Biografia

U lind në qytetin e Korçës, i biri i Jano Vangjelit, në gjirin e një familjeje me prejardhjen nga Shalësi i Kolonjës. Në vendlindje mbaroi gjimnazin grek me rezultate shumë të mira më 1877, më 1878 mërgoi drejt Rumanisë. Kaloi shumicën e rinisë së tij në diasporën shqiptare të Rumanisë. Në fillim u vendos në Buciumeni dhe më pas në Bukuresht, ku u mor me tregti. Me një letër më 1887, Naim dhe Sami Frashëri falënderojnë Jano Vangjelin dhe të bijtë, Nikollaqin me Pandeliun, për ndihmën e dhënë në hapjen e Mësonjëtores së Korçës. Më 7 janar 1896 u zgjodh kryetar i kolonisë shqiptare si kryetar i shoqërisë "Dituria", kontribuoi në ngritjen e një selie vendore të Komitetit për Lirinë e Shqipërisë. Kafeneja e tij në kryeqytetin rumun shërbente si vend tubimi për shqiptarët dhe shoqërisë "Dituria".

Nëntorin e 1912 ishte mbështetës dhe pjesëmarrës në takimet e bisedat e zhvilluara me Ismail Qemalin, kur ky së bashku me të birin Qamilin dhe Gurakuqin ishin kalimthi para se të këshilloheshin me diplomacinë austro-hungareze. Më 1913 mori pjesë në punimet e Kongresit të Trieshtës, një vit më pas u internua për pak kohë në Rumani së bashku me Pandeli Calen. Kur u kthye në Shqipëri, u emërua prefekt i qytetit të vendlindjes.

Më 1919 mori pjesë në Konferencën e PaqesParis si përfaqësues i kolonisë shqiptare të Rumanisë. Pas zgjedhjeve më 5 prill 1921, u zgjodh deputet i prefekturës së Korçës dhe kryetar i Këshillit Kombëtar më 21 prill. Në tetor të 1921 nga propozimi për qeveri teknike i komisionit të përbërë nga Bajram Curri, Qazim Koculi dhe Avni Rustemi, i formuar ky nga i ashtuquajturi "Bashkimi i Shenjtë", Evangjeli u caktua në krye të kësaj qeverie më 16 tetor të atij viti.

Më 19 tetor 1921 Evangjeli pohonte se qeveria e tij do të kishte përparësi "përkujdesjen për integritetin dhe independencën e shtetit shqiptar", ku kryesore do të ishte njohja e shpejtë dhe formale e shtetit shqiptar nga fuqitë e huaja dhe lidhja e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë qeverisjes së tij Konferenca e Ambasadorëve në Paris njohu pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit shqiptar më 9 nëntor 1921, po atë ditë Shqipëria u njoh nga Britania e Madhe dhe pas asaj dite u njoh nga Franca e Italia. Me çështjen e Mirditës, qeveria Evangjeli mendoi të krijojë dy komanda të përgjithshme me në krye dy persona të aftë dhe me influencë ndër ato krahina: Ahmet Zogun dhe Bajram Currin. Parlamenti ndërkohë vendosi që të pushonte aktivitetin e tij dhe dy ministra të qeverisë, Ahmet Dakli dhe Zija Dibra, dhanë dorëheqjen me nxitjen e Aqif Pashës. Situata u bë edhe më e nderë pasi Partia Përparimtare formoi një komision për të organizuar, në rast nevoje, një grusht shteti. Në ditët e para të dhjetorit, Këshilli i Naltë me në krye Aqif Pashën dhe krerët e komisionit, i kërkuan me presione Evangjelit që të jipte dorëheqjen. Pasi ky i fundit iu përgjigj se do ta jepte me t'u mbledhur parlamenti, dy anëtarët e Këshillit të Naltë Aqif Pasha me Imzot Bumçin e pushojnë nga funksionet Evangjelin në mënyrë antistatuore.

Më 11 shtator të 1922 zëvendësoi Nolin në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë Ypi. Në qeverinë e parë të Ahmet Zogut u rikonfirmua në krye të këtij dikasteri.

Pas Triumfit të Legalitetit në dhjetorin e 1924, pasi me Legjislaturën e Parë të Republikës Shqiptare legjislativi u bë me dy dhoma, në zgjedhjet e mbajtura më 2 mars 1925 për dhomën e Senatit, Evangjeli u zgjodh senator dhe kryetar i Senatit, post të cilin e mbajti deri në gusht të 1928. Me zgjedhjet e vitit 1928 u zgjodh deputet i prefekturës së Korçës, dhe legjislativi atëherë i quajtur Asambleja Kostituente e zgjodhi kryetar të sajin. Më 6 mars 1930 ngarkohet të formojë kabinetin e ri qeveritar, që zgjati deri prillin e 1931 kur dha dorëheqjen. Mbreti Zog e ngarkoi të formonte kabinetin e dytë, më tej me legjislaturën e re dhjetorin e 1932 Evangjeli formoi kabinetin e tretë radhazi. Gjatë pesëvjeçarit të Evangjelit në krye të Këshillit të Ministrave, kryeministri para parlamentit deklaroi se qeveria kishte në plan nisjen e reformës agrare, me qëllimin e pajtimit të interesave të bujkut me pronarin. Gjatë qeverisjes së tij u shtetëzuan shkollat private, dhe ishte vendimtar mosnënshkrimi i paktit të 1926 me Italinë dhe kërcënimet serioze që mori prej saj. Me ngjarjet që solli kryengritja e Fierit më 1935, u pa e mundshme që të hiqej duke u zëvendësuar me kabinetin e "të rinjve" me në krye Mehdi bej Frashërin. Gjatë pesëvjeçarit të qeverive Evangjeli ai qe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e parë, zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare në të dytin dhe të tretin si dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore në të tretin. Pasi vijoi jetën politike si deputet duke u rizgjedhur në prefekturën e Korçës, më 1937 u zgjodh kryetar i Parlamentit, funksion që e kreu deri më 7 prill 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia.

Pas pushtimit italian u tërhoq nga jeta politike. Me marrjen e pushtetit nga komunistët, e dëbuan nga Tirana. U vendos në Korçë, ku u vendos te krushqit e tij të familjes Ballauri, ku ndërroi jetë më 14 shtator 1949.

Trashëgimia

Për kryeministrin Evangjeli reforma agrare kishte për synim "pajtimin e interesave të bujkut me pronarin".

Referime

Tags:

14 Shtator185919496 janarKorçaRilindja KombëtareRumaniaShqiptarët në Rumani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndotja e ajritAmerika QendroreTurqiaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëSëmundja e AlzheimeritSarajet e bardhaKaratiSistemi diellorMbrojtja e mjedisitAnarkiaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriDita Botërore e MjedisitVajguriAli Pashë TepelenaHerodotiBulimiaMarrëdhënia seksualeKinaBalenaVeshjet popullore shqiptareFigura stilistikeRënia e komunizmit në ShqipëriEkzorcizmiPerandoria RomakeMatilda MakoçiLumi i DrinitDita e ÇlirimitËIsmail KadareEnergjiaEnergjia kinetikeLegjendaEklipsi i HënësMali i TomoritMerkuri (planet)Mbreti LuanUjiShpallja e Pavarësisë së KosovësKloriDerivatiMaltaGreta ThunbergF.C. Internazionale MilanoKompjuteriIsa BoletiniVjosa OsmaniDhelpraReal Madrid C.F.Kulla EiffelXhemijetiFlamuri i ShqipërisëHëna e PlotëDritëro AgolliMuzikaShkollaNarcisizmiPasaporta e ShqipërisëMustafa Qemal AtaturkuIlir Shaqiri (këngëtar)PeshkuKoreja e JugutThomas EdisonAustriaPrilliNdre MjedaUrani (planet)BallkaniDrogaThanaMalajziaMetaletSportiAlergjiaToskërishtjaDurrësiFosiletAndon Zako ÇajupiMamuthi leshatorAtmosfera🡆 More