Aqif Pashë Elbasani: Politikan shqiptar

Aqif pashë Biçakçiu i njohur nga historiografia më tepër si Aqif pashë Elbasani (Elbasan, 1860 - 10 shkurt, 1926) ka qenë nëpunës i administratës së Perandorisë Osmane dhe figurë politike shqiptare.

Aqif pashë Elbasani
Aqif Pashë Elbasani: Biografia, Trashëgimia politike, Referime
Ministër i Brendshëm dhe i Luftës i Shqipërisë
Në detyrë
28 maj, 1914 – 3 shtator, 1914
Paraprirë ngaEsad pashë Toptani
Pasuar ngaShahin Dino
Regjent
Në detyrë
30 janar, 1920 – 22 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaPrincipata e Shqipërisë
Pasuar ngaOmer pashë Vrioni II
Të dhëna vetjake
U lind më1860
Elbasan, Perandoria Osmane
Vdiq më10 Shkurt 1926
Elbasan, Republika Shqiptare
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Kombëtare
Bashkëshortja/etIfet hanëm Vrioni
FëmijëtIbrahim bej Biçakçiu
Punësiminëpunës, ministër

Biografia

Lindi në Elbasan më 1860, i biri i Mustafa pashë Biçakut dhe Shefikat hanëm Alizotit, në oxhakun e Biçakçinjve. Nga e ëma vinte nga një familje e rëndësishme bejlere e Gjirokastrës, binte kushëri i parë me Esad pashë Toptanin. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të lartat në Stamboll.

Më 1894 zgjidhet anetar i Keshillit Administrativ të Sanxhakut të Elbasanit, ndërhyn në paqtimin e një demostrimi popullor në Elbasan më 1897. Më 1906 me ferman të Sulltanit iu akordua dekorata "Misi Brisan", per shkak te zellit patriotik e sherbimeve ne dobi te interesave te shtetit e te vendit. Në vitin 1907 nga Sulltan Abdyl Hamiti II i jepet titulli Rumeli Bejlerbej për "besnikëri të merituar". Më 1908 me shpalljen e kushtetutës ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit "Bashkimi". Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës me Dervish bej Biçakun, myderriz Ali efendi Bashen e Beniamin Nosin. Më 1910 është ndër kontribuesit e mitingut kundër gërmave arabe që xhonturqit donin t'ua detyronin shqiptarëve. Me fushatat ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës u largua në Napoli. Me 24 dhjetor, ai, Shefqet bej Vërlaci dhe Dervish bej Biçaku, u nisen per Stamboll, sipas kërkesës së deputetëve shqiptarë në Mexhlisin osman, të cilët, " ... duan të sqarojnë gjendjen e tyre." Më 1912 përdori gjithë ndikimin e tij për suksesin e kryengritjes së përgjithshme.

Në nëntor 1912 delegatët e Elbasanit për në Kuvendin e Vlorës (Frashëri, Dajiu, Nosi) u zgjodhën në shtëpinë e tij. Më 26 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan. Në prill të 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti, Ismail Qemali e emëroi prefekt të Elbasanit, detyrë të cilën e ushtroi derisa më 1914 u emërua ministër i Brendshëm dhe i Luftës në periudhën e Princ Vidit.

Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shkoi në Bari, ku qëndroi 6 muaj dhe më pas u vendos në Shkodër. Internohet për disa muaj nga malazezët dhe nga rrethanat e krijuara nga zhvillimet e Luftës së Parë Botërore dhe ofensiva austro-hungareze kundër Malit të Zi, u lirua.

Më 1916 bashkë me Ahmet bej Zogollin ishte nismëtar i kongresit të pambajtur të Elbasanit për të formuar një qeveri në emër të Vidit e për ta lënë Austro-Hungarinë para faktit të kryer. Por kjo përpjekje u ndalua nga austro-hungarezët. Përkrahu Abdyl bej Ypin në organizimin e punimeve për Kongresin e Lushnjes. Më 1920 i zgjedhur nga bashkia e Peqinit, përfaqësoi kazanë e Peqinit si delegat në Kongres, ku emërohet kryetar dhe me vendosjen e rendit të Regjencës, emërohet si një nga anëtarët e Këshillit të Naltë duke përfaqësuar elementin bektashi.

Duke përfituar nga kriza e Mirditës, në bashkërendim me grupimin "Bashkimi i Shenjtë" dhe dorëheqjen e Zija Dibrës nga qeveria Evangjeli, Biçakçiu nënshkruan me Imzot Luigj Bumçin shkarkimin e Evangjelit. I indinjuar nga mospranimi i tij, organizon një komision grushti shteti dhe i dërgon në hotelin "Internacional" ku banonte kryeministri, për ta shtrënguar të jepte dorëheqjen që çoi në krizën e dhjetorit me kabinetet pakditore. Mosbesimi që ndolli qeveria Prishtina, bëri që ish-ministra, deputetë, funksionarë dhe oficerë të tërë të braktisnin Tiranën dhe të shkonin në Elbasan. Pas grevave dhe demonstratave, Biçakçiu dhe Bumçi ngarkuan Idhomeno Kosturin që të formonte një qeveri derisa të mblidhej parlamenti. Me kthimin e fuqisë kombëtare me në krye Zogun që kish shkuar për të qetësuar Mirditën dhe kthimin e deputetëve nga Elbasani, u bë mbledhja e parë të parlamentit më 22 dhjetor 1921. Në atë mbledhje Evangjeli dëshmoi për grushtin e shtetit që ish bërë dhe kësodore parlamenti vendosi për të rrëzuar dy regjentët që kishin gisht, duke e zëvendësuar Aqif Pashën me Omer pashë Vrionin. Biçakçiu u tërhoq në Elbasan me premtimin ndaj qeverisë që do të qëndronte urtë.

Pas krizës së dhjetorit 1921 dhe nisjes së çarmatimeve të popullsisë nga qeveria Ypi duke nisur nga Shqipëria e Mesme, kapiteni Sali Ohri doli në ilegalitet. Sipas Vllamasit kjo lëvizje u pa si kërcënim që po i bëhej qeverisë nga ana e pashës, pasi Sali Ohri ishte nipi i tij. Atëherë qeveria emëron në Elbasan si prefekt Abedin Nepravishtën - siç e kish kërkuar më herët pashai. Nepravishta i dha të kuptonte që duhet të shpërndante fuqitë e armatosra. Por pasi Aqif Pasha nuk u zmbraps nga qëndrimet e tij, duke shpresuar se do të pëlciste kryengritja edhe nga Bajram Curri, Elez Isuf Ndreu, Halit Lleshi dhe Hamid Toptani. Nepravishta i kumton që të largohej, meqë propaganda për kryengritje në emër të tij mund ta dëmtonte nëse kryengritja nuk do të përfundonte me sukses. U vendos në Vjenë, ku formoi "Partinë Kombëtare". Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 zgjidhet deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues.

Ndërroi jetë më 10 shkurt 1926.

Aqif Pashë Elbasani: Biografia, Trashëgimia politike, Referime 
Bastuni dhe Thika e Aqif Pashë Elbasanit, marrë nga Muzeu Historik Kombëtar.

Trashëgimia politike

Sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati që çoi në vrasjen e Esad pashë Toptanit ishte i shtyrë nga Aqif Pasha, si rival politik i atyre kohëve - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e Këshillit të Naltë. Vllamasi e cilëson se pas Kongresit të Lushnjes ishte "në krye të njërës rrymë. Përfshinte elementin konservator, ngatërrestar dhe pa program", Vllamasi përshkruan se pas vrasjes së Esad Pashës, Halit Lleshi si i besuar i vjetër u Toptanit, u fal dhe lidhi besë me Aqif Pashën. Kruja në një letërkëmbim të tij e përshkruan "patrijot, bektashí i fortë e trim. Kushrî i parë prej nanet i Esat Toptanit, por kundreshtar i tij."

Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të.

Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit.

Referime

Literaturë

Tags:

Aqif Pashë Elbasani BiografiaAqif Pashë Elbasani Trashëgimia politikeAqif Pashë Elbasani ReferimeAqif Pashë Elbasani10 Shkurt1926ElbasaniPerandoria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kalaja e KrujësShenjat e qarkullimit rrugorFejaParahistoriaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëHendbollGjitariViolinaEmriFan NoliLista e shteteve sipas popullsisëShtetet anëtare të Bashkimit EvropianNumri piLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeLibriKristofor KolombiRacizmiAziaLista e vendbanimeve ilireDielliNaum VeqilharxhiSteve JobsKuvendi i ShqipërisëVenaEgjiptiVideosexPaneli diellorRilindja Kombëtare ShqiptareSiguria kibernetikeTargat e automjeteve të KosovësZhurmat në veshMetriThomas EdisonMuzika shqiptareRënia e komunizmit në ShqipëriRrotullimi i TokësLista e vullkaneve aktivë në botëZemraFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollLista e shteteve të EvropësKalatë e ShqipërisëReal Madrid C.F.Sali BerishaNdarja administrative e ShqipërisëDiklofenakuLojërat Olimpike VeroreFruthiNdërtimi i brendshëm i TokësPikësimiTelefoniUjiAsambleja Parlamentare e Këshillit të EvropësMbrojtja e mjedisitMuri i Madh KinezBill KlintonMartin CamajKokainaKërpudhatEpoka para gjyqitArsimi në ShqipëriPejgamberët në IslamPankreasiTrupi i njeriutEmiratet e Bashkuara ArabeLista e fjalëve në IslamDemencaArben RakipiWilliam ShakespeareLiburnaMacjaAleksandër Stavre DrenovaPitagoraPjetër BudiLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeMarko BoçariSistemi diellorKryefjalaPlutoni (planet)🡆 More