Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (serbisht: Устав САП Косова Ustav SAP Kosova) është miratuar më 28 shkurt të vitit 1974 nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Jugosllavisë.
Kushtetuta në fjalë kishte një qëllim që thoshte se të gjitha etnitë e Kosovës duhet të bashkohen nën revolucionin socialist popullor dhe partinë komuniste në krye të saj, kundër luftës së klasave dhe pabarazisë së mëtejshme klasore. Kryetari i Kuvendit ishte Iljaz Kurteshi dhe kushtetuta u nënshkrua më 28 shkurt 1974. Kjo është kushtetuta e parë e Kosovës që u integrua në kushtetutën e RSFJ-së të 28 shkurtit 1974.
Në prill të vitit 1973 u hartua projekti i Kushtetutës së re të RSFJ-ës, projektkushtetutat republikane dhe ato krahinore. Diskutimet publike rreth tyre zgjatën më shumë se gjysmë viti, pra deri më 21 shkurt të vitit 1974 kur Kuvendi Federativ miratoi Kushtetutën e re të RSFJ-ës, ndërsa Kushtetuta e KSA e Kosovës, u miratua më 28 shkurt të vitit 1974.
Me nxjerrjen e Kushtetutës së RSFJ, vazhdoi procesi i avancimit të pozitës së kushtetutës së Kosovës në kuadrin e federalizimit jugosllav. Kosova me dispozitat e kësaj Kushtetute u përcaktua si njësi autonome politike territoriale dhe si element konstituiv i federalizimit. Pozita e kushtetuese e Kosovës sipas Kushtëtutës së RSFJ-ës të vitit 1974, në shumë sfera ishte e ngjashme me pozitën e republikave, madje sipas kësaj kushtetute, Kosova ishte njësi e mëvetësishme federale dhe element konstituiv, që do të thotë, se asaj i jepej e drejta e vetëpërcaktimit të ri statusor, pas shpërbërjes së RSFJ-ës.
Sipas Kushtetutës së RSFJ-ës së vitit 1974 Kosova kishte Kushtetutën, Parlamentin ligjvënës, Presidencën si bartëse të sovranitetit, Qeverinë, të gjitha nivelet e gjykatave, duke përfshirë edhe Gjykatën Suprem dhe Gjykatën Kushtetuese, pastaj kishte pavarësinë financiare etj. Po ashtu sipas kësaj Kushtetute, Kosova ka pasur kufijt e vet territorial, që kanë pasur cilësin e kufijëve shtetëror. Për ndryshimin e tyre ka mundur të vendos vetëm populli dhe organet legjitime të Kosovës.
Kushtetuta, në nenin 1 të saj, e konsideron Kosovën si: ''bashkësi autonome socialiste shoqërore-politike demokratike dhe vetëqeverisëse e njerëzve punues dhe qytetarëve, e malazezëve, muslimanëve, serbëve, shqiptarëve, turqëve dhe të grupeve etnike të barabarta, e bazuar në pushtetin dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues.''
Në nenin 4 të saj njihej barazia midis kombësive, në nenin 5 njihej barazia e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera të RSFJ dhe në nenin 6, njihjej e drejta e pjesëtarëve të të gjithë kombeve, për përdorimin e flamurit kombëtar.
Pa marr parasysh të metat dhe mangësit e Kushtetutës së Kosovës dhe asaj tē RSFJ-së të vitit 1974, për shqiptarët dhe qytetarët tjerë të Kosovës ajo paraqet një moment shumë të rëndësishëm, ngase ajo i krijonte KSA të Kosovës hapsira të reja për një evoluim të mëtejshëm të statusit të saj. Me kushtetutën e vitit 1974, Kosova del nga sundimi i Serbisë, si pjesë integrale e Jugosllavisë. Kushtetuta në fjalë ishte mjaftë e avansuar për dallim nga kushtetutat e tjera të mëparshme (1946, 1963).
Pesë pikat më poshtë shpjegojnë arsyet kryesore të rëndësisë dhe ekzistencës së Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974:
Kosova u udhëhoq me Kushtetutën e viti 1974 deri në vitin 1989, kur u çrregulluan raportet midis kombësive në Jugosllavi dhe pastaj rrethanat bënë që Serbia edhe më shumë ta shfaqte pakënaqësinë në lidhje me Kosovën dhe statutin e saj të Autonomisë. Në vitin 1989, Presidenca e Jugosllavisë shfrytëzoi kompetencën kushtetuese të saj duke e krijuar gjendje të jashtëzakonshme dhe duke shfuqizuar Kushtetutën e vitit 1974 në Kosovë përmes dhunës policore.
Një vit më pas delegatët e Kuvendit të Kosovës në shprehje të vullnetit politik të qytetarëve, miratuan deklaratën kushtetuese, e cila në kundërpërgjigje të shfuqizimit të Kushtetutës së vitit 1974, avancoi duke kërkuar më shumë të drejta për qytetarët e Kosovës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kushtetuta e Kosovës (1974), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.