1912-1945 Kosova

Vilajetin e Kosovës e Shkupin dhe qytetet e tjera në Maqedoni, i kanë çliruar shqiptarët më 1912, por Serbia me fuqi të madhe ushtarake e armatim modern rus të kohës, e ka okupuar Kosovën përkohësisht.

Me humbjen e luftës kundër austriakëve më 1915, ushtria e qeveria serbe ikin në Shqipëri ku bëjnë gjenocid ndaj popullsisë civile..

1912-1945 Kosova

Kah fundi i vitit 1918, Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze. Me Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferencën e paqes në Paris më 1920, u copëtuan trevat etnike shqiptare, duke iu dhuruar fqinjëve tanë grekë e sllavë më se 2/3 e tyre, pra rreth 60 mijë kilometër katrorë ndër to ishte edhe Vilajeti i Kosovës. Ky okupim zgjati rreth 20 vjet, deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Jugosllavia, madje vetëm brenda 7 ditëve. Kështu Kosova përsëri iu bashkua Shqipërisë si Prefektura e Kosovës, siç ka qenë edhe gjatë Luftës së parë botërore. Pra, sa herë që ka hyrë Serbia në Kosovë, ajo ka qenë vetëm okupatore e përkohshme e asgjë tjetër, madje edhe kur ajo vetë ka qenë vasale e fqinjëve, sidomos e Turqisë.

Gjatë viteve 1918-1941, Serbia mori masa të ndryshme drastike për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike dhe për t’i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë. Akademiku Vasa Çubrilloviq, ia ka paraqitur qeverisë mbretërore një referat gjenocidial më 1937, për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia. Këtë referat qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të përhershme ndaj tyre, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje, kështu që më se 250 mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi dhe pjesërisht në Shqipëri. Në atë kohë, vetëm në fillim, janë vendosur në Kosovë, në pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë kolonë serbë e malazezë. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm ‘’reformë agrare’’, ‘’akcion i mbledhjes së armëve’’, ‘’akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit’’ etj..

Akademiku Çubrilloviq shkruante në referatin e tij se qeveria duhet të organizojë djegëjën e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje, ai propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi malazias Vasojeviq, i cili duhet të angazhohet në këtë akcion. Një referat tjetër të ngjashëm më këtë, Çubriloviqi e ka shkruar në tetor më 1944 për Qeverinë jugosllave-komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë social-komuniste, ndaj shqiptarëve u morën masa drastike dhe gjenocidiale, kështu që u detyruan të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri më se 250 mijë vetë.

Krijimi i kufinjëve të ri të Kosovës

“ Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq, rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë. “Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman. Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” .

Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave

Burim i të dhënave

Tags:

KosovëMaqedonia (rajon)SerbiaShkupiVilajeti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TeatriSherif MerdaniVeshjet popullore shqiptareLetërsia shqipeGjeniHepatiti BRrezet infra të kuqeZana e malitYndyraJudaizmiAdem JashariIlir MetaDielliKrishtërimiIsa BoletiniIsmail QemaliQarqet e ShqipërisëTeknologjiaPerandoria RomakeEnergjiaAjriZënia e Diellit (Eklipsi)Lista e vendeve sipas sipërfaqesDrini i BardhëÇrregullimi bipolarKlitoriTrupi i njeriutAutobiografiaPashallëku i JaninësFormat e shtjelluara të foljesShoqëriaElektricitetiNarcisizmiSistemi i frymëmarrjesRumaniaPyjet tropikaleIraniRomeo VeshajBotaKara Mahmud pashë BushatiDeti MesdheAnemiaLidhëzaTeorema e PitagorësDhëmbët e njeriutElefantiSkënderbeuPërmbytjaPukaNdërtimi i brendshëm i TokësKongresi i ManastiritMajlinda KelmendiLista e filmave të ShqipërisëHidrokarburetKatalizatoriDritaNamazi i SabahutLigjet e NjutonitQeni i SharritTetovaBronkitiVenusiShqipëriaProblem globalInfeksioni seksualisht i transmetueshëmZjarriOrkestra simfonikeAbortiUrani (planet)Lionel MessiIrakuLuaniBletaBeratiDurrësiArkimediPjetër BogdaniPranvera🡆 More