Ligji Kushtetues I Kosovës

Ligji Kushtetues i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës nga viti 1969 ishte një dokument i rëndësishëm që nisi rrugën e Kosovës drejtë një kushtetute të vërtetë dhe demokratike.

Këto ndryshime erdhën si rezultat i demonstratave popullore të vitit 1968, të cilat sollën përmirësimin e statusit të Kosovës. Në vitin 1969 gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës serbokroate; u legalizua përdorimi i flamurit kombëtar si dhe u hoq fjala tendencioze "Metohia" nga emërtimi i Kosovës; ndërsa në nëntor 1969 Kuvendi i Kosovës shpalli ligjin për themelimin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, i cili do të jetësohet më 15 shkurt 1970.

Ligji Kushtetues I Kosovës
Ligji Kushtetues i KSA të Kosovës nga viti 1969.

Përmbledhje

Më 24 shkurt të vitit 1969, Kuvendi i Kosovës, pas një diskutimi publik dy mujor, miratoi ”Ligjin Kushtetues të KSA të Kosovës”, i cili sillte një rinovim të konsiderueshëm të statutit krahinor të vitit 1963. Ky ligj paraqiste aktin themelor politik-juridik të KSA të Kosovës, i cili për nga forma, përmbajtja teknika e nxjerrjes dhe qëllimi i tij, ishte i ngjashëm me kushtetutën. Më 30 qershor të vitit 1971 në Kuvendin Federativ u miratuan projektamandamentet e mbetura (20-42) të Kushtetutës së RSFJ-ës. Për miratimin e tyre diskutimet publike zgjatën nga 29 marsi deri më 15 maj të vitit 1971, ku shqiptarët shprehën hapur përkrahjen e tyre ndaj amandamenteve të reja, ngase këto e përcaktonin krahinën si element kushtetues të Federatës. Ndër kërkesat e kosovarëve në diskutimet e mbajtura për ndryshimet kushtetuese ishin:

  1. Që të përcaktohej qartë funksioni legjislative i krahinave autonome,
  2. Që KSA e Kosovës në fushën e legjislacionit të plotë federativ të rregullonte disa çështje dhe marrëdhënie njësoj sikur republikat dhe
  3. Që Kosova të kishte kushtetutën dhe gjykatën e vet kushtetuese.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Ligji Kushtetues I Kosovës PërmbledhjeLigji Kushtetues I Kosovës Shih edheLigji Kushtetues I Kosovës Lidhje të jashtmeLigji Kushtetues I Kosovës ReferimeLigji Kushtetues I KosovësGjuha serbokroateKosovëKrahina Socialiste Autonome e KosovësKuvendi i KosovësMetohiaUniversiteti i Prishtinës (1969–99)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BletaLista e shteteve sipas popullsisëKisha e Shna Ndout, LaçHistoriaFejaDepresioniAngliaPeshkuSistemi nervorLugina e PreshevësAdem JashariPaganizmiHepatiti BHistoria e DurrësitJordaniaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiDibraKomaTetovaAdriatik LapajForcat e Mbrojtjes të IzraelitBasketbolliAdi KrastaKalatë e ShqipërisëTiroidetGjeografia e KukësitKurban BajramiEmriTurqiaPresidenti i ShqipërisëPerandoria BizantineHixhameEzopiAdoleshencaKategoria SuperioreGjirafaProlaktinaPlakatPërmetiLuljaPukaLepuriShpërthimi në GërdecFormat e shtjelluara të foljesEkologjiaPersonat me aftesi te kufizuaraRamush HaradinajStambolliFormat e pashtjelluara të foljesSexhdeShqipëria e MesmeDurrësiLythatMbipeshaDiabetiIzraelitët (populli i lashtë)Lista e bimëveSadri RamabajaMatematikaPrincipatat arbëroreNamazi i IqindisëDrogaQelizaAsdren GjikolliDerriArbëria në MesjetëXhindiIlir MetaJulian DedaGreqiaEnergjiaPankreasiPjetër BogdaniVaginaKalaja e PetrelësMarsiShtetet e Bashkuara të AmerikësShtatzënia🡆 More