Kuptimi apo të kuptuarit, është kushti njohës dhe aftësia e mendimit, arsyetimit, gjykimit, kapjes dhe zbatimit të diturisë që pajtohet me veprime, gjendje dhe rrethana të ndryshme.
Kuptimi është një ecuri mendore që ka të bëjë me një send lëndor apo të menduar, si një njeri, gjendje, apo lajm me anë të cilit dikush është i aftë të mendojë për të dhe përdorë koncepte për të vepruar përshtatshmërisht me atë send (objekt).
Kuptimi është caku i një konceptualizimi. Për të kuptuar diçka do të thotë të konceptualizohet ajo me një masë të dhënë. Kuptimi është shoqërimi i marrdhënieve mes përkatësive (të konceptualizuara). Kuptimi është aftësia e lidhjes së nje riparaqitjeje (parafytyrimi) me shumë riparaqitje të tjera.
Ka disa lloje të përgjithshme të dështimit të kuptimit:
1. Shumë pak lidhje
2. Lidhje të këqia (keqkuptimi)
3. Mungesa e një treguesi për rikthim (p.sh. mosnjohja e një fjale)
4. Shenja të përdorura gabim në tregues (një dështim komunikimi)
5. Paaftësia, pamundësia dhe kufizimi i shpirtit dhe mendjes njerëzore.
Është e vështirë të përkufizohet se çfarë është kuptimi. Nëse përdorim termin e mësipërm koncept, çështja e ngritur atëherë do të ishte se ç´është koncepti? A është një gjë abstrakte? Është një model trunor apo një rregull? Cilido qoftë përkufizimi i parashtruar, ne mund të pyesim ende se si është e mundur që ne kuptojmë diçka që sqarohet në përkufizim: ne nuk mund të shpjegojmë kurrë në mënyrë të kënaqëshme një koncept, aq më tepër ta përdorim për shpjegimin e kuptimit.
Prejardhja e fjalës kuptim ka mundësi të rrjedhë nga fjala e moçme shqipe kup = kap, këtu marr vesh, di, njoh, mësoj se çfarë është apo do të thotë diçka.
Fjala kuptim vjen nga latinishtja, e ngjashme me fjalën e sotme italiane capito.
Në katolicizëm dhe protestantizëm, kuptimi është një nga Shtatë hiret e Shpirtit të Shenjtë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kuptimi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.