Psikiatria: Degë e mjekësisë kushtuar çrregullimeve mendore

Psikiatria është specialiteti mjekësor kushtuar diagnostikimit, parandalimit dhe trajtimit të çrregullimeve mendore.

Këto përfshijnë pamundësi të ndryshme të përshtatjeve që lidhen me disponimin, sjelljen, njohjen dhe perceptimet.

Psikiatria: Përmbledhje, Etimologjia, Shih edhe
Fjala psikike vjen nga greqishtja e lashte e që d.m.th. shpirt ose flutur. Insekti që fluturon shfaqet në stemen e Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve në Britani

Përmbledhje

Vlerësimi fillestar psikiatrik i një personi zakonisht fillon me një histori rasti dhe ekzaminim të gjendjes mendore. Krahas kësaj mund të bëhen ekzaminime fizike dhe teste psikologjike. Me raste, përdoren neuroimazheringu ose teknika të tjera neurofiziologjike. Çrregullimet mendore shpesh diagnostikohen në përputhje me konceptet klinike të listuara në manualet diagnostikuese si Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (ICD), të redaktuara dhe të përdorura nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Manuali diagnostik dhe statistikori çrregullimeve mendore, botuar nga Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA). Edicioni i pestë i DSM ( DSM-5 ) u botua në vitin 2013 i cili riorganizoi kategoritë më të mëdha të sëmundjeve të ndryshme dhe u zgjerua në edicionin e kaluar duke përfshirë informacione dhe pasqyra që janë në përputhje me hulumtimet aktuale.

Trajtimi i kombinuar i ilaçeve psikiatrike dhe psikoterapisë është bërë mënyra më e zakonshme e trajtimit psikiatrik në praktikën e tanishme, por praktika bashkëkohore gjithashtu përfshin një larmi të modaliteteve të tjera, p.sh., trajtimi pohues i komunitetit, përforcimi i komunitetit dhe punësimi i mbështetur. Trajtimi mund të bëhet mbi baza spitalore ose ambulantore, në varësi të ashpërsisë së dëmtimit funksional ose nga aspektet e tjera të çrregullimit në fjalë. Një rast psikiatrik mund të trajtohet edhe në një spital psikiatrik. Hulumtimi dhe trajtimi brenda psikiatrisë në tërësi kryhet në baza ndërdisiplinore me profesionistë të tjerë, siç janë epidemiologët, infermierët ose psikologët.

Etimologjia

Shprehja "psikiatri" për herë të parë është përdorur nga mjeku gjerman Johann Christian Reil në vitin 1808 dhe fjalë për fjalë do të thotë 'trajtim mjekësor i shpirtit' (psikë- "shpirt" nga greqishtja e lashtë psykh soul "shpirt"; -iatry "trajtim mjekësor" nga gk . iātrikos "mjekësor" nga iāsthai "për tu shëruar"). Një doktor i mjekësisë i specializuar në psikiatri është psikiatër.

Shih edhe

Referime

Literatura

Tags:

Psikiatria PërmbledhjePsikiatria EtimologjiaPsikiatria Shih edhePsikiatria ReferimePsikiatria LiteraturaPsikiatriaKognicioniPërceptimi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PërqindDita e VerësBashkitë e ShqipërisëSpondiliartrozaPiter PanNeptuniKarnavaletInstrumenti muzikorKëndiDita e TokësKromozomiViktor HygoMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëEnver HoxhaAziaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëLista e qyteteve në GjermaniTretjaBunkerët në ShqipëriShkretëtiraÇifteliaKulturaKanadajaVitamina CMuzika shqiptareLibriTulipaniLeje DrejtimiEkonomiaDita Botërore e MjedisitElefantiShpella e piratëve (roman)KarizmaTemperaturaEnergjiaNikola TeslaFaqja kryesoreFormat e pashtjelluara të foljesMiguel de CervantesLufta e FtohtëKatroriShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreSistemi i organeve të frymëmarrjesNënë TerezaTiranaPerandoria MongoleKinaVeshiAngliaSarandaKanabisi (Drogë)RimaVirusi kompjuterikAbortiMajlinda KelmendiErnest HemingwayMetriRajoni JuglindorMuri i Madh KinezSëmundja e LeukemisëSistemi nervorNdotja akustikeLista e sureve në KuranSistemi urinarSulejman VokshiRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëMësonjëtorja e KorçësAkronimiVullkaniDua LipaBylisiMacjaSherif MerdaniNumrat e plotëDetiRobotikaKoloseumi🡆 More