Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) (emri zyrtar Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një dokument ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë.
Hartuar në vitin 1950 nga Këshilli i Evropës, atëherë i sapoformuar, konventa hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk janë nënshkrues të konventës dhe anëtarët e rinj duhet të ratifikojnë këtë konventë në mundësinë më të parë.
Konventa krijoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Cilido individ që beson se të drejtat e tij sipas konventës janë shkelur nga një shtet anëtar i konventës mund të ngrejë një padi pranë kësaj gjykate. Vendimet ku gjenden shkelje janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga shteti në fjalë, i cili duhet ta ekzekutojë vendimin. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme pavarësisht shumës së kompensimit. Për shembull, në vitin 2014 Rusia u detyrua të pagonte kompensime në masën 2 miliard dollarë.
Si pasojë e amendimit nga protokolli 11, tashmë konventa përbëhet nga 3 pjesë. Të drejtat dhe liritë kryesore të njeriut mund të gjenden në seksionin I, që përbëhet nga nenet 2 deri në 18. Seksioni II, që përmban nenet 19 deri në 51, krijon gjykatën dhe parashtron rregullat e funksionimit të kësaj të fundit. Seksioni III përmban dispozita të ndryshme përmbyllëse.
Shumica e neneve të seksionit I janë të strukturuara në dy paragrafë: paragrafi i parë jep përcaktimin bazik të së drejtës apo lirisë, ndërsa paragrafi i dytë parashtron përjashtime ose kufizime të së drejtës së përmendur në paragrafin e parë.
Neni 2 mbron të drejtën e çdo personi për të jetuar. E drejta e jetës shtrihet vetëm për qeniet njerëzore, ndaj ky artikull nuk është i aplikueshëm në lidhje me kafshët, ose me "persona juridikë", të tillë si korporatat. Në Evans v UK, Gjykata vendosi se e drejta e jetës nuk është e aplikueshme mbi embrionin e njeriut. Në Vo v Franca, Gjykata refuzoi t'i përgjigjej pyetjes, nëse fëmija i palindur është një "person" për qëllime të artikullit 2 të Konventës.
Paragrafi i dytë i nenit 2 parashikon se vdekja si rezultat i përpjekjeve të palës tjetër për të mbrojtur veten ose të tjerët, gjatë ndalimit të një të dyshuari, ose për shtypjen e kryengritjeve të armatosura kundër rendit kushtetues, nuk shkelin të drejtat e mbrojtura nga neni, nëse përdorimi i forcës nuk ishte më i madh seç ishte absolutisht e nevojshme".
Neni 3 ndalon torturën, dhe trajtimin ose ndëshkimin çnjerëzor apo poshtërues. Nuk ka përjashtime apo kufizime të kësaj të drejte. Kjo dispozitë zakonisht zbatohet, përveç torturës, për rastet e rënda të dhunës policore ose kushteve të këqija gjatë burgimit.
Neni 4 ndalon skllavërinë, robërinë dhe punën e detyruar, por përjashton punë:
Neni 5 parashikon se gjithkush ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë së personit.
Neni 5 parashikon të drejtën për liri, të kufizuar vetëm nga paraburgimi, nën rrethana të caktuara, si arrestimi mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e një krimi, arrestimi i ligjshëm ose burgimi si pasojë e një vendimi të rregullt gjyqësor.
Neni 6 siguron të drejtën e njeriut për një gjykim të drejtë, ku përfshihet e drejta e një dëgjese publike para një trupi gjykues të pavarur dhe të paanshëm brenda një intervali kohor të arsyeshëm, prezumimi i pafajësisë dhe të drejta të tjera për individë të akuzuar për kryerjen e një vepre penale (si dhënia e kohës dhe infrastrukturës së përshtatshme për të përgatitur mbrojtjen, akses në përfaqësim ligjor, e drejta t'i ballafaquar dëshmitarët kundër tyre, e drejta për ndihmën pa pagesë të një përkthyesi).
Neni 7 ndalon kriminalizimin retroaktiv të veprimeve ose mosveprimeve. Asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk konsiderohet vepër penale në kohën e kryerjes së veprës. Neni gjithashtu ndalon dhënien e një dënimi më të rëndë se dënimi që mund të jepej në kohën e kryerjes së veprës penale.
Neni 8 parashikon të drejtën e respektimit "të jetës private dhe familjare, shtëpisë dhe korrespondencës" së një individi, e drejtë që mund të limitohet nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".
Neni 9 mbron lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo mbrojtje përfshin lirinë për të ndryshuar fe ose besim, dhe për të shfaqur përkatësinë në një fe ose besim nëpërmjet lutjes, praktikimit, observimit apo mësimit të praktikave fetare, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".
Neni 10 mbron lirinë e shprehjes, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike". Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë dhe për të përcjellë informacione apo ide, por lejon kufizime kur cënohen:
Neni 11 mbron lirinë e tubimit dhe të organizimit shoqëror, ku përfshihet e drejta për organizimin sindikal, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".
Neni 12 parashtron të drejtën e femrave dhe meshkujve në moshë madhore për t'u martuar dhe për të krijuar familje.
Deri më tani, pavarësisht disa çështjeve, Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar të aplikojë të drejtat e këtij neni në lidhje me të drejtën e individëve për t'u martuar brenda të njëjtës gjini. Gjykata e ka argumentuar këtë vendim me argumentin se ligjvënësit kishin për qëllim që artikulli të zbatohet vetëm për martesat midis gjinive të ndryshme dhe se vendimi politik mbi martesat homoseksuale duhet t'i lihet shteteve anëtare.
Neni 14 ndalon diskriminimin në bazë të "gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimeve të tjetra, origjinës kombëtare apo klasore, përkatësisë në një minoritet kombëtar, pronës, lindja apo ndonjë status tjetër".
Ky protokoll përmban 3 të drejta të ndryshme, të cilat nuk ishin pjesë e konventës origjinale, pasi palët nënshkruese nuk mund të binin dakord mbi formulimin e tyre.
Të tërë shtetet anëtare e kanë nënshkruar protokollin 1 tashmë, por Monako dhe Zvicra nuk e kanë ratifikuar këtë protokoll.
Artikulli 1 garanton të drejtën e gëzimit në paqe të sendeve në pronësi. Kjo e drejtë është e aplikueshme mbi pronësinë e tokës, të sendeve materialë dhe të sendeve jomaterialë, si pronësia intelektuale.
Artikulli 2 garanton të drejtën për të mos iu mohuar të drejtën për arsimim individëve dhe të drejtën e prindërve me qëllim që fëmijët e tyre të arsimohen në perputhje me normat e tyre fetare dhe ideologjike. Gjithsesi, ky artikull nuk garanton cilësinë apo vitet e arsimimit.
Artikulli 3 parashikon të drejtën për të pasur zgjedhje të rregullta, të lira dhe të ndershme.
Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar, por kurrë nuk e kanë ratifikuar Protokollin 4. Greqia dhe Zvicra as nuk e kanë nënshkruar e as ratifikuar këtë protokoll.
Kërkon kufizim e zbatimit të dënimit me vdekje vetëm në kohë lufte ose në rast kërcënimi të pashmangshëm për luftë.
Çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës e ka nënshkruar dhe ratifikuar protokollin 6, me përjashtim të Rusisë, e cila e ka nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar.
Gjermania, Holanda dhe Turqia e kanë nënshkruar protokollin, por kurrë nuk e kanë ratifikuar atë. Mbretëria e Bashkuar ende nuk e ka nënshkruar e as ratifikuar protokollin.
Protokolli 13 parashikon abrogimin e plotë të dënimit me vdekje, ndaj kjo formë ndëshkimi nuk mund të përdoret në asnjë rast, as në kohë paqeje apo kohë lufte.
Aktualisht, Armenia e ka nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar protokollin, ndërsa Rusia dhe Azerbajxhani nuk e kanë nënshkruar atë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.