Prezumimi I Pafajësisë

Prezumimi i pafajësisë, ndonjëherë i referuar me shprehjen latine Ei incumbit probatio qui dicit, jo qui negat (barra e provës është mbi atë që deklaron, e jo tek ai që mohon), është parimi që një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale konsiderohet i pafajshëm derisa të faktohet fajësia e tij.

Në shumë shtete, prezumimi i pafajësisë është një e drejtë juridike e të akuzuarit në një gjykim penal, dhe konsiderohet si një e drejtë universale e njeriut nën Artikullin 11 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kombeve të Bashkuara. Pra, barra e provës i takon prokurorisë, e cila duhet të mbledhë dhe të paraqisë mjaft dëshmi bindëse për të bindur trupin gjykues, i cili është i kufizuar nga ligji që të marrë parasysh vetëm prova dhe dëshmi që janë ligjërisht të pranueshme dhe të marra në mënyrë të ligjshme, që i pandehuri është fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm. Nëse pas punës së prokurorisë mbetet dyshim i arsyeshëm, atëherë i akuzuari duhet të shpallet i pafajshëm.

Sipas Kodeve Justiniane, prezumimi i pafajësisë së të akuzuarit është i aplikueshëm në proceset penale, ndërsa në proceset civile (si shkelja e kontratës) të dyja palët duhet të sjellin prova në mbështetje të argumentit të tyre. Nën sistemin ligjor Anglo-Amerikane, i akuzuari prezumohet i pafajshëm në të gjitha llojet e procedurave (qoftë penale, civile apo administrative); dhe barra e provës bie gjithmonë mbi akuzuesin.

E drejtë themelore

Kjo e drejtë është kaq e rëndësishme në demokracitë moderne, sa shumica e shteteve e kanë përfshirë këtë të drejtë në mënyrë eksplicite në kuadrin e tyre ligjor:

  • Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Artikull 11, thotë: " Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e tij.".
  • Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore e Këshillit të Evropës thotë ( Artikulli 6.2): "Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht". Kjo konventë është adoptuar përmes një traktati, dhe është detyruese mbi të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
  • Shqipëri, neni 4(1) i Kodit të Procedurës Penale thotë se: "I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit".

Shih edhe

Burim i të dhënave

Lidhje të jashtme

Tags:

Prezumimi I Pafajësisë E drejtë themelorePrezumimi I Pafajësisë Shih edhePrezumimi I Pafajësisë Burim i të dhënavePrezumimi I Pafajësisë Lidhje të jashtmePrezumimi I PafajësisëLatine

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SuediaVlerësimi i nxënësveAstronomiaOsteoporozaGjendja agregateGreqia e lashtëKanceri i gjiritBifurkacioni i lumit të NerodimësGjeografia e KosovësGjethjaFjodor DostojevskiDepresioniRobotikaEdi RamaLista e fiseve ilireShkollaKarboniShpallja e Pavarësisë së KosovësFabulaDemokraciaHistoria e TiranësFitër BajramiPjetër BudiKara Mahmud pashë BushatiShpikje te ndryshmeLidhëza bashkërenditëseKrishtërimiShpella e piratëve (roman)PianojaPsikozaQarku i VlorësDiklofenakuPjesëzaFeja në ShqipëriMajlinda KelmendiDendësia e popullsisëEshtrat e njeriutHans Kristian AndersenXhubletaShiuËBunkerët në ShqipëriLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëHumanizmiFieriAmerikaFerma VIPNarcisizmiLista e maleve të ShqipërisëDurrësiShqipëriaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreMehmet FatihuErnest HemingwayGjarpriAndon Zako ÇajupiVjosaOsmani IUshtria Çlirimtare e KosovësVenaRilindja Kombëtare ShqiptareTërmetiNdotjaOlen CesariIslamiNikotinaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)BujqësiaBorëbardhaKulturaTurizmi në ShqipëriShpyllëzimiKafshët e zhdukura në BallkanMikroorganizmatMona LizaSinuzitiSëmundja infektiveLindja (biologji)🡆 More