Kandili i detit gjëndet shpesh nëpër plazhe kur deti është i trazuar.
Masat e qullta si xhelatina pothuajse të rrumbullakta, pa ngjyrë, në ngjyrë të qumështit ose afërsisht te kaltërta, që quhen kandila të detit. Njihen me këtë emërr sepse po të preken shkaktojnë të djegura në duar sikur të ishin hithra të vërteta. Hithrat e detit paraqiten me madhësi te ndryshme. Diametri i tyre mund të shkojë nga 1cm deri ne 1 metër. Ato lëkunden në ujë me trupin e tyre, cili ngjan me një kambanë ose një ombrellë. Kjo krijesë ka aftësi të zgjerohet dhe te tkurret. Kur zgjerohet ajo mbushet me ujë, kur te tkurret, uji del përjashta.Nxerrja e shpejtë e ujit përjashta, mundëson lëvizjen e kandilit
Kandilat e detit janë kafshë grabitqare: ato ushqehen me peshq, gaforre,etj të cilat i kapin me anë të tentakulave që janë të pasura me qeliza djegëse. Gjahun e kapur me anë të tentakulave e përcjellin me gojë, që hapet në anën e poshtme të ombrellës dhe përmes kësaj ushqimi kalon në zgavrën tretëse që ndodhet në brendesine e ombrellës. Kandilat e detit shumohen vetëm me vezë. Këto pasi arrijnë pjekurine, dalin jashte dhe çdonjëra prej tyre jep një kafshë të re. Kandilët e detit paraqiten ne dy forma: si meduzë dhe polip.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kandili i detit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.