Ina Zhupa: Politikane shqiptare

Ina Zhupa ka lindur në Tiranë më 20 Qershor 1987, është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal.

Ina Zhupa
Ina Zhupa: Karriera Akademike, Karriera Politike, Publikime
Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Në detyrë
2021–Aktualisht
Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Në detyrë
Nëntor 2015 – Aktualisht
Koordinatore Kombetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Në detyrë
Nëntor 2014 – Aktualisht
Të dhëna vetjake
U lind më20 Qershor 1987
Tirane
NënshtetësiaShqiptare
Partia politike party Demokratike e Shqipërisë
PunësimiPedagoge, Politologe
Ina Zhupa: Karriera Akademike, Karriera Politike, Publikime
Ina Zhupa- Deklarate per media ,Partia Demokratike e Shqipërisë
Ina Zhupa: Karriera Akademike, Karriera Politike, Publikime
Ina Zhupa- Në studion e emisionit "Opinion" Tv Klan

Karriera Akademike

Ina Zhupa është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal. Ka studiuar për Master për Komunikimin Politik të ofruar nga Universiteti La Sapienza Romë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. Ka mbaruar Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe Qeverisje në Universitetin e Tiranës me medalje ari . Zotëron 5 gjuhë të huaja.

Aktualisht është pedagoge në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës. Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studentëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës, me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe në dikastere shtetërore. Është e fokusuar në kërkimin e saj shkencor në çështje që lidhen me integrimin evropian, vlerat e shoqërisë shqiptare, procesin e demokratizmit, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, qasjet dhe modelet mbi konfliktin, sfidat e tranzicionit.

Ka zhvilluar punë kërkimore në terren për matur realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale duke qënë edhe autore e një libri studim mbi sjelljen votuese.Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Karriera Politike

Znj. Zhupa është aktive në jetën politike, aktualisht është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, për Qarkun e Vlorës. Dhe mban postin e Zëdhënëses në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe është anëtarë e Kryesisë së Partisë Demokratike. Aktiviteti publik politik ka nisur kur ju bashkua strukturës së re me intelektual, pedagog e profesionistë që ngriti Lulzim Basha, Koordinatorët Kombëtarë, ku Znj. Zhupa ishte një nga koordinatorët kombëtarë. Në shtator 2014 votohet nga Kuvendi Kombëtar i PD si anëtare e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike të Shqipërisë, po ashtu në dhjëtor 2018 votohet përsëri nga Kuvendi Kombëtar për anëtare të Këshillit Kombëtar. Me zgjedhjen si deputete në Këshillin Kombëtar 2021, Znj. Zhupa hyn sipas statutit ku gjithë grupi i deputetëve janë anëtar të Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa spikat në një opozitë të fortë më denoncime të bazuara ne fakte dhe dokumenta shtetëror për abuzimet e pushtetit, me daljet mediatike me intervista dhe debate publike dhe me organizimin e dalluar në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë.


Publikime

Referime

Tags:

Ina Zhupa Karriera AkademikeIna Zhupa Karriera PolitikeIna Zhupa PublikimeIna Zhupa ReferimeIna Zhupa198720 QershorTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dritëro AgolliAliteracioniGjirafaFan NoliVitamina DAriDisneylandPsoriazaDante AligieriBimëtDemografia e KosovësToskërishtjaVetëtimaSimbolet shtetërore të KosovësSistemi i organeve të frymëmarrjesSistemi diellorShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloLeonardo da VinçiKorrozioniKimiaAvullimiSkënderbeuPlanetiErnest HemingwayStambolliVaginaLiqeniBjellorusiaSerbiaFloraKontinentetKlimaMuri i BerlinitEpilepsiaNamazi i SabahutPashallëku i JaninësForca e Sigurisë së KosovësMorfologjia (gjuhësi)PrizreniKanceri i gjiritLumi i DrinitSokol CikalleshiMali i ZiVeshiFaqja kryesorePërpunimi i të dhënaveDritan Hoxha (gazetar)DurrësiMetaforaSaturniEposi i kreshnikëveGegërishtjaJeronim de RadaNacionalizmiNjësitë matëseShahuShenjat e Urdhërave të PreraDramaStatuti organik i ShqipërisëTeuta e IlirisëEmigrimiPenisiMajlinda KelmendiPërrallaQeni i SharritKanuni i Lekë DukagjinitTestosteronaQabejaZhani CikoShqipëria e MadheAleksandri i MadhEkologjiaShenjat e qarkullimit rrugorTokaTurbinat me erëNamazi i JacisëAzoti🡆 More