I Ndaluar Për Vajza

Autorja:Norgard Kohlhagen

Të dhënat e përgjithshme

Lloji i librit:roman

Botuar:1984

Personazhet

Leni,mamaja e Lenit,babai i Lenit,Ernsti,Hedi,Keti,Sani,Lili,Hanes,Ludvig,zonja Pastor,Inge.

Përmbajtja

Leni është një vajzë me shumë ëndrra dhe ideale për të ardhmen.Ajo nuk dëshiron të ketë një jetë të mërzitshme e monotone si e ëma dhe të gjitha femrat e tjera në shoqërinë e viteve 1914,që i lejonin vetes luksin për të dremitur drekave,për të bërë vizita tek njëra tjetra dhe për të bërë punë dore.Leni dëshiron të ketë një tjetër jetë,të jetë e pavarur,të punojë,të ketë liri mendimi dhe ç'është më e rëndësishmja të ketë në dorë frerët e jetës së saj. Në një grup rinor të quajtur 'zogjtë shtegëtarë Leni dëgjon shumë të reja rinore:të shpërthejnë në protesta kundër rregullave të rrepta në shkolla dhe nëpër shtëpitë e tyre,të jetojnë tërësisht në natyrë duke hequr qafe çdo gjë tjetër.

Por sa vlen kjo edhe për vajzat?

Shume shpejt Leni përjeton vështirësitë për të përmbushur pritshmëritë dhe për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e saj më të mëdha.Në komunitetin e të rinjve,ajo fiton forcë vetëvlersim dhe vetëbesim .Leni do t'ia dalë mbanë të ketë një jetë të pavarur si dhe profesionin e saj mëse të dëshiruar.

Stili

Një rrëfim emocionues i cili na risjell mbrapa në kohë rreth viteve 1913-1919.Një tablo reale e jetës e gërshetuar me shumë mjeshtëri me figura letrare,ndër të cilat spikasin:metaforat,epitetet,ironia,simboli,similituda etj. Ky libër të rrëmben me temën që trajton,gjuhën e thjeshtë dhe të kuptueshme .Konçiziteti mbizotëron ,nuk ka shumë detaje të hollësishme .Ka tone rebele .'I ndaluar për vajzat' të lejon të depërtosh thellësisht në shpirtin e një vajze të re që dëshiron me gjithë qënien e saj të jetojë ndryshe jetën e saj.Kjo vepër sa ç'është ushqim për mendjen dhe për shpirtin,po aq është edhe art sublim. Autorja e mirënjohur gjermane Norgard Kohlhagen me anë të veprës 'I ndaluar për vajzat'përcjell mesazhe shumë aktuale tek lexueset femra që duhet të kenë forcë ,durim dhe vullnet për të ndryshuar për mirë jetët e tyre pa pasur nevojë për askënd.Ato duhet të bëjnë gjithçka për tu liruar nga zinxhirët që i rëndojnë shpirtrat.

Tags:

I Ndaluar Për Vajza Të dhënat e përgjithshmeI Ndaluar Për Vajza PersonazhetI Ndaluar Për Vajza Leni,mamaja e Lenit,babai i Lenit,Ernsti,Hedi,Keti,Sani,Lili,Hanes,Ludvig,zonja Pastor,Inge.I Ndaluar Për Vajza PërmbajtjaI Ndaluar Për Vajza StiliI Ndaluar Për Vajza

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VoskopojaIslandaJusuf VrioniËndrraFejaSistemi diellorKorrozioniLista e maleve të ShqipërisëAleksandri i MadhPrincipata e ShqipërisëLufta e TrojësAdem JashariPankreasiPubertetiProlaktinaKënga e Hajredin PashësLufta e Dytë BotëroreEvropa VerioreTruriLidhja e PrizrenitXhubletaMbretëria e IlirisëRrethiNjerëz dhe FateNaim FrashëriStambolliLuiz EjlliShkëlqim DevolliEgjipti i lashtëIsa BoletiniZonat e mbrojtura të ShqipërisëDhëmbët e njeriutAventurat e Tom SojeritSëmundjet e syritGjuha frëngeShiu acidikFeja në trevat shqiptareDioksidi i karbonitDeti AdriatikInfeksioni seksualisht i transmetueshëmRiciklimiMetaforaLumi i ShkumbinitKiliDemencaFoljaGalileo GalileiDiabetiShtylla kurrizoreMali i ZiGjon BuzukuKombëtarja italiane e futbollitFluturaBelgjikaGramshiGjergjiLidhëzaLista e shteteve të EvropësNoizyTingulliZorra e hollëTeorema e PitagorësMuri i Madh KinezVeshiBashkimi EvropianLeje DrejtimiFC BarcelonaLojërat OlimpikeADHDSali BerishaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveJezusiDita e DëshmorëveJosip RelaQiprojaMarsiShqiptarët🡆 More