Carlos Augusto

Carlos Augusto Zopolato Neves (lindur më 7 janar 1999), i njohur si Carlos Augusto, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Internazionale, në huazim nga Monza, dhe kombëtaren braziliane.

Internazionale Milano">Internazionale, në huazim nga Monza, dhe kombëtaren braziliane.

Carlos Augusto
Carlos Augusto
Carlos Augusto me Monzën në vitin 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCarlos Augusto Zopolato Neves
Datëlindja (1999-01-07) 7 janar 1999 (25 vjeç)
VendlindjaCampinas, São Paulo, Brazil
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
(në huazim nga Monza)
Numri30
Karriera me të rinjtë
2011–2018Corinthians
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2018–2020Corinthians32(1)
2020–Monza97(11)
2023–Internazionale (huazim)8(0)
Karriera ndërkombëtare
2018–2019Brazili U206(0)
2023–Brazili1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 tetor 2023

Karriera me klube

Corinthians

Augusto e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 12 vjeç me klubin brazilian Corinthians. Ai ishte pjesë e ekipit të Copa São Paulo de Futebol Júnior 2017 që u shpall fitues i turnamentit.

Pasi shpenzoi disa vite në akademinë e klubit, Augusto debutoi si profesionist më 8 korrik 2018 në një ndeshje miqësore kundër Grêmios. Ai luajti si titullar në ndeshjen e tij të parë zyrtare kundër Athletico Paranaense një muaj më vonë. Augusto luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë qëndrimit të tij te Corinthians, duke fituar Campeonato Paulista në vitet 2018 dhe 2019.

Monza

Më 28 gusht 2020, Augusto u transferua te MonzaSerie B. Ai shënoi golin e parë për klubin italian më 12 dhjetor në fitoren 2–0 në transfertë kundër Venezias. Dhjetë ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 2–0 kundër Ascolit në shtëpi. Augusto e mbylli sezonin me tre gola dhe dy asiste, duke u emëruar në "Ekipin e Sezonit të Serie B".

Augusto e nisi sezonin e ri duke shënuar në ndeshjen e parë të ekipit, një humbje 2–1 kundër Cittadellës në raundin e parë të kupës më 14 gusht. Përgjatë këtij sezoni, Augusto ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip, duke ndihmuar Monzën të ngjitej në Serie A për herë të parë në histori.

Augusto bëri debutimin e tij në elitën e futbollit italian më 13 gusht në humbjen 2–1 kundër Torinos në transfertë në ndeshjen hapëse të sezonit 2022–23. Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 9 tetor në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Spezias. Augusto regjistroi sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar pesë.

Internazionale

Mē 15 gusht 2023, Augusto u transferua te Interi në formë huazimi për një sezon me detyrime blerje në bazë të disa kritereve.

Karriera ndërkombëtare

Mē 13 dhjetor 2018, Augusto u bë pjesë e ekipit nën-20 që do të luante në Kampionatin Amerikano Jugor nën-18 në Kili.

Më 6 gusht 2023, Augusto morri thirrjen e parë në ekipin e parë për dy ndeshjet kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2026 kundër Venezuelës dhe Uruguajit. Ai debutoi në ndeshjen e dytë, duke luajtur titullar në humbjen 2–0 kundër Uruguajit më 17 tetor.

Profili i lojtarit

Pozicioni kryesor i Augustos është mbrojtës i majtë, por ai mund të luaj edhe si qëndër-mbrojtës në mbrojtje me tre ose katër lojtar. Karakteristikat e tij kryesore janë kërcimi dhe aftësia mbrojtëse. Përveç aftësive në mbrojtje, Augusto është një lojtar i cili ndihmon ekipin në manovrat sulmuese, kryesisht me krosimet e tij. Ai është përshkruar si "futbollisti ideal" për futbollin italian.

Jeta personale

Augusto ka një pasaportë italiane në sajë të stërgjyshit të tij. Gjatë kohës së tij te Monza, tifozët e klubi i vunë pseudonimin "l'Imperatore" (Perandori), duke i'u referuar perandorit romak Augustus.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 7 tetor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Liga e shtetit Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Corinthians 2018 Série A 7 0 0 0 0 0 1 0 8 0
2019 Série A 15 1 2 0 2 0 2 0 21 1
2020 Série A 0 0 8 0 0 0 0 0 3 0
Gjithsej 22 1 10 0 2 0 3 0 0 0 37 1
Monza 2020–21 Serie B 30 3 1 0 2 0 33 3
2021–22 Serie B 32 2 1 1 4 0 37 3
2022–23 Serie A 35 6 2 0 37 6
Gjithsej 97 11 0 0 4 1 0 0 6 0 107 12
Internazionale (huazim) 2023–24 Serie A 8 0 0 0 2 0 0 0 10 0
Gjithsej karriera 127 12 10 0 6 1 5 0 6 0 154 13

Kombëtarja

    Redaktuar më 17 tetor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili 2023 1 0
Gjithsej 1 0

Trofe

Klube

    Corinthians
  • Campeonato Paulista: 2018, 2019
  • Copa do Brasil finalist: 2018

Personal

  • Ekipi i Vitit i Serie B: 2020–21

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Carlos Augusto Karriera me klubeCarlos Augusto Karriera ndërkombëtareCarlos Augusto Profili i lojtaritCarlos Augusto Jeta personaleCarlos Augusto Statistikat e karrierësCarlos Augusto TrofeCarlos Augusto ReferimeCarlos Augusto Lidhje të jashtmeCarlos AugustoA.C. MonzaF.C. Internazionale MilanoFutbolliKombëtarja braziliane e futbollitMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SportiPulsi i zemrësZgjebjaSolomon WisemanHebrenjtëLibriPuna (fizikë)Armët e SkënderbeutLidhëzat në gjuhën shqipeFaik BallancaIsak NjutoniMuzika populloreSkeleti i njeriutNdotja akustikeShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)Republika Popullore e ShqipërisëTanzimatiDibraFolkloriMeshariPrishtinaEmpatiaGjeografia e PolonisëDritëro AgolliGrupet e gjakutNamazi i JacisëDita Botërore e ujitRripi i KuiperitTermocentraliKanuniFruthiZhurmat në veshAksioniGjuha shqipeNdryshimi i klimësRevolucioni francezDevejaAdem JashariPoezia lirikeIkametiHimni i FlamuritKalaja e BeratitStatistikaDante AligieriKostandin KristoforidhiAmerikaDëgjimiMetaforaPelikani kaçurrelTeorema e PitagorësSali BerishaPylliShqipëria e PavarurBurimet e parinovueshmeBicaj (Kukës)DashuriaInteligjencaPubertetiBiomasaEpilepsiaLista e lojtarëve ndërkombëtarë të ShqipërisëKanadajaArsimiFejaSistemi muskulorMejozaTargat e automjeteve të KosovësArteriaRobert Aliaj DragotAleksandri i MadhÇShqipëriaMaqedonia e VeriutTeatriPrinc VidiProdhimi i elektricitetitTop Media🡆 More