Andrea Ranocchia: Futbollist italian

Andrea Ranocchia (Italisht anˈdrɛa raˈnɔkkja; lindur më 16 Shkurt 1988) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin italian Monza.

Monza">Monza.

Andrea Ranocchia
Andrea Ranocchia: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës
Ranocchia me Interin në 2011
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1988-02-16) 16 shkurt 1988 (36 vjeç)
VendlindjaAssisi, Itali
Gjatësia1.95 m (6 ft 5 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Monza
Numri13
Karriera me të rinjtë
1998–2004Perugia
2004–2006Arezzo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2008Arezzo56(1)
2008–2011Genoa16(2)
2008–2010Bari (huazim)34(3)
2011–2022Internazionale170(9)
2016Sampdoria (huazim)14(0)
2017→ Hull City (huazim)16(2)
2022–Monza0(0)
Karriera ndërkombëtare
2007Italia U203(2)
2007–2010Italia U2114(2)
2010–2016Italia21(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 qershor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2016

Pas mbërritjes te Interi, ai u konsiderua nga legjenda Marco Materazzi si pasardhësi i tij, duke bërë që Ranocchia të merrte numrin 23 që e kishte pasur vetë Materazzi gjatë kohës te Inter. Javier Zanetti, kapiteni historik, pas tërheqjes nga futbolli në fund të sezonit 2013–14, në një intervistë më 27 maj 2014, tha se Ranocchia duhet të jetë kapiteni i ardhshëm i klubit.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Lindur në Assisi, Itali, Ronacchia filloi të luajë futboll me skuadrën e të rinjëve të Bastia Umbra.

Arezzo

Ranocchia u rrit në sektorin e të rinjëve të Perugias. Në sezonin 2006–07, nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, ai bëri debutimin e tij në Serie B në moshën 18 vjeçare dhe gjatë gjithë sezonit luajti 24 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Pavarësisht se Arezzo ra nga kategoria, ai qëndroi te klubi për të luajtur edhe sezonin tjetër në Serie C1.

Bari

Në verën e vitit 2008, ai u ble nga klubi i Serie A, Genoa i cili e huazoi atë menjëherë në klubin e Serie B Bari, ku ai gjeti trajnerin e tij të vjetër Conte. Ai u vendos si titullar në pjesën më të madhe të sezonit duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar 1 gol. Pas përfundimit të sezonit, Genoa e huazoi atë te Bari edhe për sezonin tjetër.

Më 23 gusht 2009, në moshën 21 vjeçare, ai bëri debutimin e tij në Serie A në barazimin 1–1 në San Siro kundër kampionëve në fuqi të Interit. Më 18 Tetor, në Stadio Marcantonio Bentegodi, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Chievo Veronës. Ai shënoi golin e dytë të sezonit më 6 Dhjetor 2009 në humbjen 3–2 kundër Napolit jashtë fushe. Në ndeshjen e fundit të raundit të parë të ligës më 10 Janar 2010, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbëve duke bërë që ai të humbiste pjesën tjetër të sezonit.

Genoa

Më 1 Korrik 2010, ai u rikthye te Genoa. Pas një lidhje me Interin në shkurt 2010, klubet bënë një marrëveshje duke bërë që sulmuesi i ri Mattia Destro të ishte pjesë e marrëveshjes. Transferimi u bë zyrtar më 20 korrik 2010, me Interin që mori gjysmën e kartonit të Ranocchias për 6,5 milion dhe dërgoi në huazim sulmuesin Destro te Genoa me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit. Ranocchia u dërgua në huazim te Genoa për sezonin 2010–11.

Ranocchia bëri debutimin e tij me Genoan në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A më 28 gusht kundër Udineses ku Genoa fitoi me rezultatin 1–0 jashtë fushe. Ai shënoi golin e parë me fanellën e Genoas më 14 nëntor 2010 në fitoren 1–0 kundër Cagliarit. Më 5 dhjetor 2010, ai shënoi golin e dytë me fanellën e Genoas duke kontribuar në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Lecces. Ai u largua nga Genoa në Janar 2011 pasi e mori Interi duke e mbyllur pjesën e parë të sezonit me 2 gola në 17 paraqitje.

Internazionale

Më 27 dhjetor 2010, Inter bleu kartonin e plotë të tij nga Genoa për 12,5 milion (duke e bërë vlerën totale 19 milion €), gjë që u konfirmua edhe nga vetë presidenti i Genoas Enrico Preziosi i cili gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për të bërë bisnez me Interin. Presidenti i interit, Massimo Moratti, foli për transferimin e tij në Sky Italia duke thënë: "Më në fund një italian. Ne duhej t'i vinim syt atij më parë. Është një projektin tonë të lojtarëve të rinjë". Më 9 janar 2011, Ranocchia bëri debutimin e tij zyrtarë me Interin në ndeshjen kundër Catanias në Serie A ku Inter fitoi me rezultatin 2–1. Ai gjithashtu bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve kundër gjermanëve të Bayern München në ndeshjen e parë të raundit të 16 ku Inter humbi me rezultatin 1–0.

Ranocchia u vendos si kapiteni i ri i Interit për sezonin 2014–15 si zëvëndësuesi i të pensionuarit Javier Zanetti. Ai shënoi golin e parë si kapiten i Interit më 30 nëntor, një gol të barazimit të përkohshëm i shënuar me kokë në zhvillimet e një korneje, në humbjen 4–2 kundër RomësStadio Olimpico.

Monza

Më 21 qershor 2022, Ranocchia u transferua te Monza duke firmosur një kontratë dy-vjeçare; ai u bë blerja e parë e klubit si një klub i Serie A.

Karriera ndërkombëtare

Ranocchia bëri debutimin e tij me Italinë nën-21 në një ndeshje miqësore kundër Francës nën-21. Ai gjithashtu mori pjesë në Kampionatin Evropian nën-21 2009.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 17 nëntor 2010 në një ndeshje miqësore kundër Rumanisë.

Ranocchia ishte i përfshirë në listën e 30 lojtarëve të thirrur nga trajneri Cesare Prandelli për të luajtur në Kupën e Botës 2014, por në u përfshi në listën përfundimtare prej 23 lojtarësh.

Më 4 Shtator 2014, ai u rikthye në kombëtare duke luajtur 90 minuta në miqësoren kundër Hollandës që përfudnoi me fitoren 2–0; kjo ishte ndeshja e parë nën drejtimin e Antonio Contes, i cili mori detyrën pas largimit të Cesare Prandellit. Ranocchia gjithshtu luajti 90 minuta edhe në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 ku Italia mposhti me rezultatin 2–0 në transfertë Norvegjinë duke marrë fitoren e parë në Oslo që nga viti 1937.

Stili i lojës

Ranocchia është një qëndër-mbrojtës i madh, i fortë dhe me fizik të mirë, i cili ka njohuri taktike dhe përqëndrim, si dhe aftësi për të lexuar lojëm dhe për të kryer ndërhyrje në kohën e duhur. Ai më shumti ka marrë vlerësime për luftën në ajër, e cila e ka bërë një kërcënim për mbrojtjet kundërshtare në rastet e goditjeve nga këndi dhe të lira. Kjo ka bërë që Marco Materazzi të deklarojë se Ranocchia është pasardhësi i tij pikërisht për këtë aftësi. Një ish mesfushor sulmues, Ranocchia është komod në zotërimin e topit falë teknikës së tij dhe shpërndarjes së saktë, duke bërë që fillimisht ai të krahasohej me Alessandro Nestën.

I konsideruar si një nga mbrojtësit italian më të talentuar të gjeneratës së tij në rininë e tij, Ranocchia është vlerësua nga legjenda e Interit Javier Zanetti për lidershipin. Ishte pikërisht Ranocchia ai që trashëgoi shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Zanettit. Në shkurt 2019, aftësit e tij si udhëheqës morën vlerësime nga trajneri Luciano Spalletti, i cili deklaroi: "Ranocchia është kapiteni i vërtet pasi ai flet shpesh, mesazhet e të cilit në rrjetet sociale shkojnë te të gjithë. Ai është udhëheqësi që është në skuadër, por ju nuk e vini re atë, por gjatë kohërave të vështira ai del dhe thotë atë që duhet të thuhet."

Statistikat e karrierës

Klubet

    Redaktuar më 18 maj 2014
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Arezzo 2006–07 24 1 5 1 29 2
2007–08 32 0 32 0
Gjithsej 56 1 5 1 61 2
Bari 2008–09 17 1 0 0 17 1
2009–10 17 2 1 0 18 2
Gjithsej 34 3 1 0 35 3
Genoa 2010–11 16 2 1 0 17 2
Gjithsej 16 2 1 0 17 2
Internazionale 2010–11 18 1 4 0 4 0 26 1
2011–12 12 1 3 0 2 0 17 1
2012–13 32 2 3 1 10 0 45 3
2013–14 24 1 2 1 26 2
2014–15 23 2 1 0 8 0 32 2
Gjithsej 109 7 12 2 24 0 147 9
Gjithsej karriera 215 13 19 3 24 0 260 16

Kombëtarja

    Redaktuar më 5 korrik 2014
Kombëtarja italiane
Viti Ndsh Gola
2010 1 0
2011 7 0
2012 0 0
2013 4 0
2014 3 0
Gjithsej 15 0

Trofe

Klube

    Bari
    Internazionale

Personale

  • Çmimi Armando Picchi: 2010–2011
  • Serie A Skuadra e Vitit (1): 2010–11

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Andrea Ranocchia Karriera me klubeAndrea Ranocchia Karriera ndërkombëtareAndrea Ranocchia Stili i lojësAndrea Ranocchia Statistikat e karrierësAndrea Ranocchia TrofeAndrea Ranocchia ReferimeAndrea Ranocchia Lidhje të jashtmeAndrea Ranocchia16 Shkurt1988A.C. MonzaFutbolliGjuha italianeItaliaMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Burimet natyroreSëmundja infektiveNdryshimet ndermjet qelizave bimore dhe shtazoreFaqja kryesoreNeptuniArben TaravariSistemi i qarkullimit të gjakutRajoni JuglindorDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)LejlekuLojërat OlimpikeVitaminaRadioaktivitetYlli detarLuigj GurakuqiElefantiGurguricaNgjyraMultiple sklerozaOksigjeniNjësitë federative të GjermanisëFadil VataSami FrashëriElektromagnetiCikli menstrualSindroma DownKalendariKarbohidratetGjarpriPeshku i kuqDialektet e gjuhës shqipeAstrit GashiXhubletaMajat më të larta malore në KosovëKuvendi i Maqedonisë së VeriutTokaRobotikaLojërat Olimpike VeroreHumanizmiFazat e Rilindjes ShqiptareForca e Sigurisë së KosovësLeje DrejtimiVenusiVojo KushiShtetet e Bashkuara të AmerikësNumëroriIbrahim KodraLista e komunave në KosovëHarta e BotësDynymLeonardo da VinçiBifurkacioniFizikaRigoniUlçera në stomakFormimi i yjevePermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitCirku kombëtar shqiptarJeronim de RadaÇifteliaShpyllëzimiHolandaLista e vullkaneve aktivë në botëOrkideaMesjetaUshtria Çlirimtare e KosovësKalatë e ShqipërisëShqiptarët në Maqedoninë e VeriutTikTokNuselalaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëMarrëdhënia seksualeMarin BarletiShenjat e Urdhërave të PreraSistemi diellorLibriTulipani🡆 More