Zija Shkodra

Zija Shkodra (Shkodër, 14 gusht 1925 - 29 gusht 2002) ka qenë veprimtar antifashist i LANÇ-it, arsimtar, studjues i lëmijve të ndryshme të historisë, veçanërisht i ekonomisë urbane, si dhe autor i dy monografive të rëndësishme Esnafet shqiptare (1973) dhe Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare (1984) me shumë vlerë për shkencat ballkanologjike.

XV - XX)">Esnafet shqiptare (1973) dhe Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare (1984) me shumë vlerë për shkencat ballkanologjike.

Biografia

U lind në Shkodër më 14 gusht të 1925, i biri i Sulejmanit dhe Lytfijes, dy vite pas së motrës Shadijes. I ati ishte ushtarak akademist, i shkolluar në kryeqytetin osman që para pavarësisë ku dhe ishte njohur me të shoqen, e lindur në Stamboll në një familje shqiptare nga Bënja e Përmetit. Sylejmani shërbeu në ushtrinë osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku u zu rob nga ushtria ruse në frontin e Kaukazit. Pas luftërave turke për pavarësi, Sylejmani me të shoqen vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Shërbeu në luftën e Koplikut si kapiten i njësive vullnetare në pozicione të ndryshme.

I ati u angazhua me lëvizjen kundërqeveritare që nisi opozita qershorin e 1924, dhe pas dështimit të lëvizjes qëndroi në mërgim dhe ndërroi jetë pasiu u kthye me pushtimin italian, më 1940. Për fëmijët u përkujdes xhaxhai i tyre, Myrto Shkodra. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e ndoqi dhe e përfundoi në Shkodër. Në moshën 17 vjeçare (viti 1942) i bashkohet familjarisht lëvizjes Nacional–Çlirimtare. Shtëpia e tij u kthye në një nga bazat më të rëndësishme të rezistencës, dhe për këtë kontribut, po kjo shtëpi do të nderohet mbas luftës me një pllakë përkujtimore, e cila ruhet ende sot.

Pas Çlirimit u zgjodh në kryesinë e rinisë antifashiste të lagjeve "Rus i vogël", "Rus Maxharr" dhe "Has Hot". Më tej nisi studimet universitare në Zagreb (1945), duke i ndërperë për shkak të prishjës së marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë e Titos (1948), për t'i vazhduar në Bukuresht (1948–1951), ku diplomohet me rezulate të shkëlqyera në dy degë, në Ekonomi Tregtare dhe në Ekonomi Politike.

Në vitin 1951 fillon punë si kryetar dege në Komisionin e Planit të Shtetit, por martesa me Nahide Frashërin, familja e të cilës pësoi luftën e klasave u bë shkak për transferimin e tij nga puna si mësues i ekonomisë në një shkollë profesionale në Tiranë. Duke vazhduar punën hulumtuese në fushën e historisë, publikimi i disa artikujve tepër të rëndësishëm për periudhën e mesjetës, ngjalli interes, dhe për rrjedhojë pranohet si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë më 1952, dhe më 1954 u përfshi si punonjës shkencor pranë Akademisë së Shkencave. Guximi për të debatuar me autoritetet e Institutit dhe Akademisë së Shkencave, për pengesat që haste në botimin e monografisë Esnafet Shqiptare, i kushtoi largimin nga puna. Kryesia vendosi ta dërgojë për “qarkullim në bazë” në rrethin e Lezhës, si mesues vizatimi në shkollën 8 vjeçare të Shëngjinit (1967-1971). U rikthye sërisht në Institutin e Historisë më 1972, dhe vazhdoi punën kërkimore e shkencore në këtë institucion deri kur doli në pension, në vitin 1988.

Referime

Tags:

14 Gusht1925200229 GushtEsnafet shqiptare (Shek. XV - XX)Lëvizja Nacional-ÇlirimtareShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rënia e komunizmit në ShqipëriDhimbja e kokësDashuriaIbrahim RugovaMushkëriaBeteja e KosharesLista e shkrimtarëve shqiptarëSyriAkiliParafjalaDita e Shën GjergjitArsimi në ShqipëriÇamëriaEgjiptiLiqeniMuri i BerlinitKalaja e BeratitDibraNdërtimi i brendshëm i TokësPubertetiThethiFormat e shtjelluara të foljesShahuJava (gjuhë programimi)TermocentraliSpanjaIliriaPrincipata e ArbëritFahrije HotiEkonomia e ShqipërisëMuzika populloreLushnjaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreProzaTemperaturaLista e aktorëve të teatrit shqiptarJupiteriLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoKadri RoshiMusine KokalariShëndetiTurkmenistaniBifurkacioniIlir Shaqiri (këngëtar)Çrregullimi bipolarVitaminaForcaDemografia e ShqipërisëFoljaKryefjalaIlirëtAmerikaEzaniForcat e Armatosura të ShqipërisëMetaletADNPopullsia botëroreNarcisizmiSinjalet rrugore në ShqipëriSkizofreniaVetëtimaHamletiNoizyPerandoria BizantineVasfije KrasniqiKalaja e GjirokastrësHumanizmiIkametiKarnavalet brazilianeTrëndafiliFlamuri i ShqipërisëShoqëriaZorra e trashëRobin HoodFolkloriKoreja e JugutGjeometriaKontinentetMona Liza🡆 More