Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri u mbajtën më 28 qershor.
Asnjë aleancë nuk fitoj 71 deputetë që duhen për të formuar një shumicë parlamentare, dhe për të formuar një qeveri të re partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bashkuan forcat në një koalicion.
| |||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||
|
140 anëtarët e Parlamentit u zgjodhën nga dymbëdhjetë zona zgjedhore shumë-antarëshe, të ngjashme me dymbëdhjetë qarqet. Brenda zonave zgjedhore, vendet zgjidhen nga përfaqësimi proporcional i listave të mbyllura me një prag prej 3% për partitë dhe 5% për aleancat.
Vende janë ndarë për aleancat duke përdorur sistemin D'Hondt, pastaj partitë politike duke përdorur metodën e Sainte-Lague.
Para zgjedhjeve, ligji zgjedhor u ndryshua në një sistem rajonal dhe proporcional. Sondazhet nga marsi dhe prilli i vitit 2009 shihte një garë të ngushtë, ndërmjet dy partive më të mëdha në vend, Partia Demokratike në qeveri dhe Partia Socialiste në opozitë me rreth 37%, dhe me partitë e tjera pakicë si Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja G99, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Republikane me një përkrahje më të ulët.
Pak para zgjedhjeve, partia e etniteti grek Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e ndërroj aleancën e saj, e braktisi aleancën me Partinë Demokratike dhe u bashkua me Partinë Socialiste. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, një parti që përfaqëson interesin e shqiptarëve që jetojnë në trojet e okupuara nga grekët, dhe që pronat e të cilëve u konfiskuan pas Luftës së Dytë Botërore, u bashkuan me koalicionin Aleanca për Ndryshim.
Në këto zgjedhje dolën gjithsej 33 parti të organizuara në 4 aleanca, një parti ishte e vetme dhe pa aleancë, ndëra kishte edhe një kandidat të pavarur.
Elektorati ishte i ndarë në dymbëdhjetë rajone, në një sistem proporcional rajonal, secili prej të cilëve zgjidhte një numër të caktuar të Anëtarëve të Parlamentit (deputetë). Tabela në vijim detajon rezultatet rajonale duke nisur nga veriu e deri në jug.
Rajonet | Aleanca e Ndryshimit | Bashkimi për Ndryshim | Alenaca Socialiste për Integrim | Poli i Lirisë | Gjithsej vende | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
% | Vende | % | Vende | % | Vende | % | Vende | ||
Shkodër | 58.11 | 7 | 35.18 | 4 | 2.9 | 0 | 3.45 | 0 | 11 |
Kukes | 65.00 | 3 | 31.31 | 1 | 2.97 | 0 | 0.67 | 0 | 4 |
Lezhe | 54.32 | 4 | 34.47 | 3 | 5.61 | 0 | 3.37 | 0 | 7 |
Diber | 57.72 | 4 | 32.38 | 2 | 5.72 | 0 | 4.08 | 0 | 6 |
Durrës | 51.65 | 7 | 39.22 | 5 | 8.02 | 1 | 0.85 | 0 | 13 |
Tirane | 46.83 | 16 | 45.69 | 15 | 5.24 | 1 | 1.82 | 0 | 32 |
Elbasan | 45.06 | 7 | 47.77 | 7 | 5.04 | 0 | 1.94 | 0 | 14 |
Fier | 39.98 | 6 | 51.83 | 9 | 6.47 | 1 | 1.55 | 0 | 16 |
Berat | 33.16 | 3 | 54.62 | 4 | 11.35 | 1 | 0.68 | 0 | 8 |
Korce | 46.96 | 6 | 47.82 | 6 | 4.21 | 0 | 0.59 | 0 | 12 |
Vlore | 37.46 | 5 | 54.89 | 7 | 5.01 | 0 | 2.45 | 0 | 12 |
Gjirokastër | 40.10 | 2 | 55.9 | 3 | 3.27 | 0 | 0.59 | 0 | 5 |
Gjithsej | 46.92 | 70 | 45.34 | 66 | 5.56 | 4 | 1.82 | 0 | 140 |
Fillimisht koalicioni i udhëhequr nga PD hyri në bisedime rreth ndarjes të pozitave të ndryshme në kabinet.
Përderisa nuk ishte e qartë nëse aleanca e udhëhequr nga PD kishte marrë 70 ose 71 vende, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) njoftoj më 4 korrik 2009 se ai kishte pranuar ftesën e Berishës për të formuar një qeveri me PD dje deklaroj se ai dëshironte të ishte një faktor stabilizues në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me katër anëtarët shtesë të LSI-së, koalicioni kishte shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri. Megjithatë, në nëntor të vitit 2010, BE-ja në raportin e saj "Key findings of the Opinion on Albania" gjeti se ngërçi politik që nga zgjedhjet e qershorit 2009 ishte një pengesë domethënëse për kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2009, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.