Qarku është një njësi administrative që përbehet nga disa rrethe me tradita dhe zakone të njëjta, dhe që janë kufitare me njëri-tjetrin.
Kompetencat e Qarkut janë më të gjera se ato të Prefekturës. Qarku kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, urgjencat civile, projektet e donatoreve, etj. Kjo ka sjelle që Prefektura ta humbasë rolin e saj të mëparshëm. Shikoni këtu për të gjitha qarqet e Shqipërisë: Qarqet e Shqipërisë
Republika e Shqipërisë ka aktualisht 12 qarqe që vijojnë nga veriu në jug : (Kujdes! Figura në të djathtë nuk korrespondon me listën e mëpshtme)
Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.
Qarqet përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh. Qarku i takon nivelin së dytë e pushtetit vendor.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Qarku, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.