Valencë quajmë aftësinë e atomeve të një elementi për tu lidhur me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër.
Valenca e një elementi është një numër që tregon me sa atome hidrogjeni mund të lidhet një atom i elementit përkatës ose sa atome hidrogjeni mund të zëvendësojnë një atom të këtij elementi.
Valencat më të larta për shumicën e elementeve janë të bazuara në numrin e elektroneve të lira në shtresën e fundit. Psh.: Hidrogjeni e ka valencën 1, Heliumi 2. Valenca maksimale përkon me numrin e grupit dhe përcaktimi i saj lidhet me elektronet e paçiftëzuara të shtresës së jashtme apo siç quhen ndryshe elektrone valentore.
Valenca e një elementi përcaktohet, duke e krahasuar me valencën e hidrogjenit. Valenca e një elementi paraqitet me numër romak i cili shënohet në kllapa pas emrit të elementit.
P.sh: HCl: Ngaqë atomi i klorit është i lidhur me një atom hidrogjeni atëherë klori është një valent (I). Valenca tek Hidrogjeni(H) është gjithmonë (I) pasi Hidrogjeni bën pjesë në grupin e parë ndërsa valenca e Oksigjenit është gjithmonë (II) pasi Oksigjeni bën pjesë në grupin e dytë. Gjithmonë kur gjejmë valencën mbizotëron rregulli kryq.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Valenca, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.