Tempulli Pandava Thoothar Perumal

Tempulli Pandava Thoothar Perumal ose Thirupadagam i vendosur në Kanchipuram në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar hyjnisë Vishnu.

I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli lëvdohet te Divya Prabandha, kononi i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt e VI-IX. Për rrjedhojë është një nga 108 Divyadesamët kushtuar Vishnut, që adhurohet si Pandava Thoothar Perumali dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Rukmini. Tempulli konsiderohet si një nga tre tempujt më të vjetër në Kanchipuram, ku dy të tjerët janë Tempulli Ulagalantha Perumal dhe Tempulli Yathothkari Perumal. Tempulli mendohet se është ndërtuar nga Dinastia Pallava në fund të shekullit të VIII, me kontribute të mëvonshme nga Dinastia Mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagarë. Tempulli ka tre mbishkrime në muret e tij, dy që i përkasin periudhës së Kulothunga Cholas I (1070–1120) dhe një nga ajo e Rajadhiraja Cholas (1018-54). Tempulli rrethohet nga mure graniti, duke përfshirë të gjitha faltoret dhe dy pellgje me ujë. Në tempull ndodhet një four-tiered raxhagopuram katër katësh, kulla e portikut të tempullit. Pandava Thoothari besohet se i është shfaqur Pandavave. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa të përvitshme, nga të cilat festa Krishna Janmashtami, e zhvilluar gjatë muajit tamil Aavani (gusht–shtator), është më i shquara. Tempulli administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadu-së.

Tempulli Pandava Thoothar Perumal
Tempulli Pandava Thoothar Perumal

Legjenda

Sipas legjendave hindu, tempulli është i lidhur me një kapitull te eposi Mahabharata, ku Krishna shkoi te kauravët si i dërguar i Pandavëve. Duryodhana, mbreti i Kauravavëve, kishte në planë ta arrestonte dhe ta vriste Krishnën ndërsa ai ishte në Hastinapura. Ai gërmoi një gropë të thellë dhe e mbuloi atë me një tapet si dhe një karrike me stoli me thumba. Ai fshehu në gropë mundës që të ziheshin me Krishnën. Krishna, duke qenë një avatar i Vishnut të portretizuar si Vishvarupa, një formë gjigande për të gjithë oborrtarët si dhe për Dhritarashtran, mbretin e verbër dhe babain e Duryodanas. Kur Krishna e bekoi Dhritarashtran, ai i kërkoi Krishnës ta bënte të verbër përsëri pasi ai nuk donte të shihte gjë tjetër pasi pa Vishwaroopan. Krishna iu shfaq gjithashtu në të njëjtën formë Janamajeyas, stërnipit të Arjunas, që ishte duke bërë pendesë për të parë hyjninë në Viswaroopa. Pada do të thotë e madhe ndërsa Agam do të thotë banesë, duke nënkuptuar se Thirupadagam është vendi ku Vishnu qëndron me formën e tij gjigande.

Historia

Tempulli konsiderohet si një nga tre më të vjetrit në Kanchipuram, bashkë me Tempullin Ulagalantha Perumal dhe Tempullin Yathothkari Perumal. Tempull mendohet se është ndërtuar fillimisht nga Dinastia Pallava. Ai ka një seri mbishkrimesh të lidhura me Dinastinë Chola. Një regjistrim i mbretit Chola, Rajakesari Varaman i quajtur Kulothunga Chola I, daton nga viti i pestë i mbretërimit të tij. Regjistron se një tregëtar e pajisi tempullin me një kopësht lulesh dhe bleu nga fshati i Ovirukkait disa toka për kopështarët. Kostua e 2,000 kulish(heqje taksash) ishte 11 kalanju i barabartë në finesën e Madhuranthaka madait dhe asambleja si pasojë nuk mund ti vërë taksa vellikasut, nirallait, silvarit, sorumattut etj. Muri jugor i tempullit ka mbishkrime të Kulothunga Cholas I, të datuara nga viti i 39-të i mbretërimit të tij. Regjistron dhurimin e dy kalanjuve dhe dy manjadive nga një tregëtar për pujarin (prifti i tempullit) që do të furnizone dy mali me gjizë në ditë. Në bazën e murit perëndimor të faltores qendrore ka mbishkrime nga periudha e Rajadhiraja Cholas II (1166-78) që tregojnë dhurimin e 32 lopëve për ndriçimin e fenerëve të tempullit. Tempull administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadu-së.

Arkitektura

Tempulli është i vendosur në Kanchipuramin e madh pranë Tempullit Ekambareswarar. Hyrja kryesore e tempullit është e drejtuar në lindja dhe tempulli ka një plan drejtkëndor. Tempulli ka një raxhagopuram katër katësh dhe rrethim me vetëm një mur. Maha mandapa mendohet se është ndërtuar nga Dinastia Chola, ndërsa salla e afërt është ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Vijayanagara. Faltorja qendrore e tempullit ka një statujë të madhe të hyjnisë kryesuese, Pandava Thoothar, që ka një lartësi prej 7.6 metrash. Hyjnia shihet i ulur në posturën Arda Padmasana me këmbën e tij të djathtë të përthyer në dysheme. Meqë Krishna u shfaq në formë njerëzore, hyjnia ka vetëm dy duar, ndryshe nga tempujt e tjerë, ku hyjnitë kryesuese kanë katër ose më shumë duar. Dora e djathtë është paraqitur në Abhaya Mudra për mbrojtje dhe dora e majtë paraitet në Varada Mudra për të bekuar. Salla pararendëse e e shenjtërores kryesore, Mukha Mandapa, ka imazhe prej bronxi të hyjnive festive të tempullit dhe shenjtëve alvarë. Më i shquari ndër ta është ai i Arulala Permula Emburamanarit, dishepulli i Ramanujas, imazhi i të cilit gjendet rrallë në tempujt e tjerë të Vishnut. Faltorja e Rukminit gjendet në jug të faltores kryesore dhe ka imazhin e Rukminit. Mbrapa faltores kryesore ndodhen shtesa moderne si Chakrathazhwari me një imazh të Narasimhas përballë tij. Matsya Theerthami, Pushkarni i tempullit, është i vendosur në krahun veri-lindor të tempullit.

Festat dhe praktikat fetare

Tempulli ndjek traditat e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit dhe ndjek Vaikanasa Aagaman. Priftërinjtë e tij kryejnë kryejnë rituale puxha gjatë festave si dhe mbi bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Vaishnavaite, një nënkastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryhen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 të pasditës, Irandamkalami në orën 7:00 po të pasdites dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Pandava Thootharin ashtu dhe për Rukminin. Gjatë fazës së fundit të ritualeve, luhet nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesit përkulen përballë imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen rituale javore, dy-javore dhe mujore. Festa kryesore e tempullit është Krishna Janmasthami, e zhvilluar gjatë muajit tamil Aavani (gusht- shtator). Festa të tjera të rëndësishme të tempullit zhvillohen gjatë Bharanit të Karthigait (nëntor–dhjetor) në nder të Embaranarit.

Rëndësia fetare

Tempullit i thuren lavde te Nalayira Divya Prabandhami, kanoni vaishnavit i shekujve VII-IX, nga Peyalvari, Bhoothathazhwari, Thirumazhisai Aazhwari dhe Thirumangai alvari. Azhwarët kanë kënduar lavde mbi format e ndryshme të Pandava Thootharit. Për rrjedhojë tempulli është klasifikuar si një Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që përmenden në libër. Shumë Acharya kanë shkruar po ashtu këngë mbi format e ndryshme të zotit të këtij tempulli. Shenjti Emperumalar besohet se ka lindur në këtë vend – ai pati një debat me shenjtin Ramanuja për 18 ditë dhe më në fund u bë dishepulli i tij. Në tempull ndodhet edhe një faltore kushtuar atij.

Shiko edhe

Referime

Bibliografia

  • Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
  • Chandramouli, C. (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
  • Chari, P.V.R. (1982). The Glorious Temples of Kanchi (bot. 1). Big Kancheepuram: Sri Kanchi Ambal Devasthanam - Sarada Navarathri Kalai Nigazhchi Trust.
  • Ramesh, M.S. (1993). 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1. Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams.
  • Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
  • Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
  • Soundara Rajan, Kodayanallur Vanamamalai (2001). Concise classified dictionary of Hinduism. New Delhi: Concept Publishing Company. ISBN 81-7022-857-3.

Tags:

Tempulli Pandava Thoothar Perumal LegjendaTempulli Pandava Thoothar Perumal HistoriaTempulli Pandava Thoothar Perumal ArkitekturaTempulli Pandava Thoothar Perumal Festat dhe praktikat fetareTempulli Pandava Thoothar Perumal Rëndësia fetareTempulli Pandava Thoothar Perumal Shiko edheTempulli Pandava Thoothar Perumal ReferimeTempulli Pandava Thoothar Perumal BibliografiaTempulli Pandava Thoothar PerumalArkitektura DravidianeGopuramiIndiaTamil NaduTempulli Ulagalantha Perumal në KanchipuramTempulli Yathothkari PerumalTempulli hinduVishnu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Baza e të dhënaveKundrinori-kryefjala-kallëzuesiNjëqind vjet vetmiElbasaniTingulliBurimet natyroreFieriHolokaustiTrombocitiGjeografia e GjermanisëVenaShkupiKongresi i DurrësitKiblaLimfociti1874 në muzikëZbulimet e medha gjeografikeAmerika JugoreMitrush KuteliGjallesat në zhdukjeAktiviteti fizikFamiljaQeverisjaBig Brother (Albania)AlgjebraRrotullimi i TokësNdryshimet klimatikeZhani CikoTrashëgimia kulturoreEkologjiaNdre MjedaAlbert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e RelativitetitBasketbolliTragjedia e OtrantosMigjeniHidrosferaRamazaniKulturaGjuhë programimiZeqatiVera (stinë)Mark TwainMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutNjohja ndërkombëtare e KosovësAriu polarKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeDitar (Anne Frank)Dita e TokësSergio RamosLuaniBateriaNdryshimi i klimësKalaja e PrizrenitFormat e shtjelluara të foljesPëremriVeshkaDielliSteve JobsZef PllumiHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLista e shkrimtarëve shqiptarëËndrraBakteriJozef HajdeniFjaliaQymyriKryefjalaLufta e FtohtëLigji i ArkimeditHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)LumiJaponiaArsimi në ShqipëriBeratiLulëkuqjaEgjipti i lashtëAlexa InternetPogradeci🡆 More