Tahir Skënderasi

Baba Tahir Skënderasi, i njohur edhe si Nasibiu (v.

1835), ka qenë evlija bektashi dhe poet i rrymës së bejtexhinjëve. Shembulli i tij shërbeu si shkëndijë për imagjinatën e Naimit dhe Samiut nga fundi i shekullit.

Biografia

Pinjoll i njërit prej fiseve të vjetra të Frashërit, Tahiri ishte i biri i Maliq Skënderasit (1740-1810). Përcillet se ka studjuar në Iran, kishte udhëtuar nëpër Lindjen e Mesme në rininë e tij, duke vizituar Irakun dhe vende tjera të botës arabe.

U quajt Nasibiu, prej arabishtes "fatlumi", sepse përcjellet se dera e teqes së Haxhi Bektash Veliut në Azinë e Vogël ishte hapur vetvetiu që t'i lejonte hyrjen. Mbahet si një ndër tre këshilltarët shpirtëror të Ali pashë Tepelenës. Në moshën e shtyrë ai do të kthehet në vendlindjen e tij, në Frashër, Kazanë e Përmetit, atëherë në Perandorinë Osmane, ku themeloi Teqenë e Frashërit, teqe e cila luajti rol të rëndësishëm jo vetëm në pikëpamje fetare si një faktor dhe qendër e rendësishme e sufizmit në Shqipëri dhe më gjërë, por gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

Teqja është ndërtuar në vitin 1815 dhe Tahir Skënderasi shërbeu aty deri kur ndërroi jetë në vitin 1835. Ai e zhvilloi Teqen e Frashërit si dhe një tjetër në Leskovik si qendra të rëndësishme kulturore dhe letrare. Ai ishte pa dyshim një frymëzim për dy personalitete tjera të bektashizmit shqiptar, shkrimtarët, Sami Frashëri dhe vëllai i tij Naim Frashëri, të cilët dhanë një kontribut të madh në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Tahir Babai ishte konsideruar si njëri nga tre këshilltarët shpirtëror të Ali Pashë Tepelenës.

U varros në një tyrbe pranë teqes që kishte ndërtuar dhe varri i tij është një destinacion pelegrinazhi.

Sipas enciklopedisë osmane Kamûs-ül Â'lâm, hartuar prej Sami Frashërit ai është autor i shumë vargjeve në gjuhën shqipe, turke dhe perse.

Shih edhe

Referime

Tags:

BejtexhinjtëBektashizmiEvlijaNaim FrashëriSami Frashëri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AlgjebraHolokaustiRilindja KombëtareEkosistemiShoqëriaPërcaktoriUlçera në stomakSistemi i imunitetitEvropa PerëndimoreFazat e Rilindjes ShqiptareDhunaLista e kafshëve të egraPushtimi italian i ShqipërisëNdotja akustikeNdryshimi i klimësVarfëriaRiciklimiNdotja e ajritAtenaShenjat e Urdhërave të PreraPenisiInteligjenca emocionaleTerrorizmiNgarkesa elektrikeRoma e lashtëInduksioni ElektromagnetikSarandaFizikaAkiliGjeometriaMacjaQarku elektrikAmerika VerioreTumori i truritForca e Sigurisë së KosovësIluminatiVeprat kushtuar SkënderbeutKanceriHarresaDemografia e PolonisëSportiKombëtarja shqiptare e futbollitLëndët djegëseFaik BallancaKinaShkolla ShqipeTestosteronaLigjiLidhëzat në gjuhën shqipeKripëratFusha elektrikeElektromagnetëtÇifteliaAmerika JugoreElektricitetiKështjellëMetaforaGrupet e gjakutProdhimi i elektricitetitMasturbimiSpanjaÇDua LipaPerandoria OsmaneDielliNevruziAtmosferaGjuha shqipeShiu acidikRrethiLista e sureve në KuranLëkuraShqipëria e MadheNdryshimet klimatikeFotosintezaKaliMigjeniAleksandër Stavre DrenovaNeoliti🡆 More