Baba Ali Skëndi gjerësisht i njohur si Baba Ali Tomori apo Ali Turabiu (Shalës, 1893 - Gjirokastër, 14 janar 1948) ka qenë një baba i tarikatit bektashi, poet autor nefesesh e gazelesh bektashiane, publicist dhe historian shqiptar.
Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u zgjedhur anëtar i KNÇ për qarkun e Beratit, pas çlirimit qe në kryesinë e parë të Lidhjes së Shkrimtarëve, i akuzuar si agjent anglez u pushkatua me Baba Shefqet Gllavën më 1948.
Ali Skëndi | |
---|---|
U lind në | 1893 |
Vdiq | 14 janar 1948 Gjirokastër, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia | Shqiptar |
Emrat e tjerë | baba Ali Kulmaku, baba Ali Prishta, Varf Ali Prishta, atë Ali Tyrabiu, varf Ali Tepelena apo Ali Gjirokastra |
Profesioni |
|
U lind më 1893 në Shalës të Tepelenës, i biri i Abaz Skëndit. I ati ishte mbaruar shkollën e lartë për nëpunës në Stamboll dhe emëruar në Kozan të Greqisë, ku shërbeu për 23 vjet. Në vitin 1902 Abazi kthehet në Shqipëri dhe i prirur të ndikojë sadopak në lëvizjen autonomiste shqiptare, i bashkëngjitet veprimit energjik të klerikëve bektashianë. Ai vendoset në teqenë e Prishtës, në Skrapar, e njohur në atë kohë për veprimtarinë atdhetare në mënyrë të veçantë në shpërndarjen e librave shqip në krejt jugun e Shqipërisë. Falë përkushtimit të tij të plotë, Abaz Skëndi merr dorë tek babai i teqesë dhe bëhet myhib (shkalla e parë e praktikantëve mistik të bektashizmit). Deri sa ndërron jetë në vitin 1911, ky shqiptar i madh i shërben me devotshmëri kombit të vet.
Ali Abaz Skëndi kryen arsimin fillor në Berat, ndërsa të mesmen ne Kozan ku mëson, veç greqishtes, edhe gjuhët arabe e turke. Në vitin 1913 kthehet në atdhe dhe vazhdon punën e të atit në teqenë e Prishtës. Mbas masakrës së vitit 1914 nga ana e andartëve grekë, detyrohet të marrë rrugën e mërgimit në Kajro të Egjiptit. Atje bie në kontakt me shoqëritë patriotike, u njoh me idetë e rilindëseve, u ndërgjegjësua për rolin e klerikut bektashi në shërbim të shqiptarizmit. Në këtë kohë studioi me themel letërsi dhe teologji islame, shkroi poezi dhe ese të karakterit filozofik e didaktik. Duhet përmendur këtu përmbledhja rreth 300 faqe “Mësime margaritarësh” me studime për njerëzit e mëdhenj, një pjesë e të cilave u ribotua në Shqipëri më 1934 nën titullin “Xhevher”.
Baba Aliu kthehet në atdhe për të dhënë ndihmesën e vet në shërbim të kombit. Nis veprimtarinë fetare si baba në teqenë e Kulmakut, ku thirret baba Aliu i Tomorit. Në vitin 1921 - 1923, botoi gazetën “Reforma”, e cila bëhet propagandiste e zjarrtë e idealeve rilindase, lufton “helmin e fashizmit”, përkrah tolerancën fetare e bashkëpunimin për të mirën e atdheut. Në këtë gazetë u pasqyrua Kongresi i parë bektashian i Prishtës, ashtu siç zuri vend të rëndësishëm edhe Kongresi kishtar ortodoks i Beratit, që shpalli kishën autoqefale shqiptare.
Baba Aliu ishte klerik patriot dhe intelektual përparimtar, mbështetës i ideve për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit të tërheq vëmendje për profecinë e hidhur: “ I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi !... E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu: “Fli i qetë, Avni ! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”.
Baba Aliu përkrahu luftën çlirimtare, luftoi bishën fashiste që pllakosi vendin, bekoi luftëtarët e lirisë, priti e përcolli në teqe pa bërë dallime politike. Mbas çlirimit, me akuza false e gjyqe të inskenuar, u vranë e u burgosën mijëra intelektualë duke eliminuar kësisoj elitën tonë patriotike. Në këtë kuadër, baba Aliu i Tomorit u dënua nga gjykata ushtarake në Gjirokastër me të njëjtën akuzë standarde si gjithë të tjerët dhe u pushkatua më 14 janar 1948. (Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzën se ka bashkëpunuar me anglezët). Fjala e tij e fundit para pushkatimit ka qënë ; “Ruani dorëshkrimet e mija. Rroftë Shqipëria!”
B. Ali Tomorri qe një nga organizatorët kryesorë të tre Kongreseve Bektashiane:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Baba Ali Tomori, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.