Personat gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) në Serbi përballen me sfida ligjore që personat jashtë këtij komuniteti nuk i përjetojnë.
Aktiviteti seksual midis dy meshkujve ose dy femrave lejohet në Serbi. Të mirat e përbashkëta të ndarë në një raport midis partnerëve të gjinisë së njëjtë nuk gëzon mbrojtjen ligjore që kanë çiftet heteroseksuale. Diskriminimi me bazë orientimin seksual është i dënueshëm në Serbi.
Në maj 2014, organizata Amnesty International e cilësoi Serbinë si një prej shumë shteteve ku ka një mungesë vullneti të shtetit për të trajtuar homofobinë dhe transfobinë, duke vënë re se që prej 2011 autoritetet publike i kanë pezulluar paradat për shkak të kërcënimeve për dhunë fizike nga grupimet homofobike. Që prej atëhere një Paradë e Krenarisë është zhvilluar me sukses në shtator të 2014 në Beograd.
Në 2016 shoqata ILGA (International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association) e renditi Serbinë në vendin e 28 në kuadër të respektimit të të drejtave LGBT nga 49 shtetet europiane të survejuara.
Në qershor 2017 Ana Brnabić u emërua në postin e kryeministres në Serbi, duke u kthyer në gruan e parë dhe njëkohësisht publikisht lezbike që mban një post të tillë publik. Ajo gjithashtu është dhe kryeministria e parë që merr pjesë në një paradë për komunitetin LGBT.
Gjatë udhëheqjes otomane në Serbi, homoseksualiteti ndalohej nga feja dhe shoqëria në përgjithësi. Fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në Serbi ishte i mbushur me trazira, përpost disa periudhave sporadike me stabilitet. Në vitin 1804 Serbia fitoi autonominë nga Perandoria Otomane me dy kryengritje në vazhdim.
Kodi kriminal i Karađorđe (Карађорђев криминални законик) u dekretua menjëherë nga Këshilli i jurisprudencës serbe (Praviteljstvujušči sovjet serbski) diku rreth verës së vitit 1807 dhe qëndroi në fuqi deri në 7 tetor 1813, kur perandoria otomane rimori nën kontroll Serbinë.. Ky kod penalizonte disa çështje të jetës martesore dhe seksualitetit ( si për shembull martesa e imponuar, përdhunimi, divorcimi pa aprovimin e një gjykate klerikësh si dhe vrasjen e fëmijëve). Gjithsesi në këtë seri penalitetesh nuk përmendej aktiviteti seksual mes partnerëve të të njëjtës gjini; ndaj homoseksualiteti u kthye në legal për një periudhë 6 vjeçare.
Në 1858 Perandoria Otomane (ku Serbia ishte vasale) legalizoi marrëdhëniet seksuale mes cifteve të së njëjtës gjini.
Gjithsesi këto reforma progresive që u prezantuan nga Princi Alexander Karađorđević dhe Princi Mihailo u shtypën dhe u hodhën poshtë kur Miloš Obrenović erdhi në fuqi. Në periudhën e parë post-mesjetare Kodi Penal në Principatën e Serbisë, e quajtur ‘’Kaznitelni zakon" (Ligji i ndëshkimeve), I miratuar në 1860, raporti seksual midis meshkujve I cilësuar si ‘’kundra rendit natyror’’ u bë I dënueshëm me 6 muaj deri në 4 vite burgim. Ashtu sikurse në shumë vende të tjera dokumente zyrtare ku përmendet seksualiteti midis lezbikeve nuk ekzistojnë.
Në 1918 Serbia u bë pjesë e mbretërisë Jugosllave. Në pamje të parë kjo federatë shtetesh ka trashëguar ligjet e ndryshme nga territoret e ndryshme të vendeve që u bashkuan nën mbretërinë Jugosllave (edhe pse në mënyrë kontradiktore). Më pas Kodi penal I vitit 1929 I ndalonte ‘’aktet shthurëse kundër rendit natyror’’ si edhe raportin seksual anal midis qenieve njerëzore (heteroseksual dhe homoseksual). Federata e republikave socialiste të Jugosllavisë e minimizoi dënimin ligjor në 1959 duke e kufizuar vetem për raporte seksuale midis homoseksualëve. Dënimi u ul nga 2 në 1 vit burgim.
Në vitin 1977 raportet seksuale midis personave të së njëjtës gjini u legalizua në provincën autonome socialsite të Vojvodinës, teksa raportet seksuale midis meshkujve mbetën ilegale në pjesën tjetër të Republikës socialiste të Serbisë( duek përfshirë dhe Provincën autonome Socialiste të Kosovës). Në vitin 1990 Vojvodina implementoi sistemin ligjor të Serbisë ku homoseksualiteti u kthye kriminalizua sërish.
Në vitin 1994 homoseksualiteti u dekriminalizua zyrtarisht në Republikën e Serbisë, pjesë e mëparshme e Jugosllavisë.
Teksa ciftet brenda gjinisë së njëjtë nuk ajnë njohur kurrë nga ana ligjore për partnership, Kushtetuta e re Serbe ka miratuar në nëntor të 2016 Nenin 62 ku theksohet se martesa përkufizohet si partnership I kurorëzuar midis një gruaje dhe një burri.
Në vitin 2005 Asambleja Kombëtare miratoi në Ligjin e Punës një ndryshim ku ndalohet diskriminimi me bazë orientimin seksual në vendin e punës. Gjithsesi nuk ka ndonjë rast të regjistruar për diskriminim në vendin e punës me bazë orientimin seksual.
Në vitin 2005 Parlamenti miratoi Ligjin për edukimin e lartë, I cili garanton të drejta të barabarta në institucionet shkollre pavarësisht orientimit seksual.
Në 26 Mars 2009 parlamenti miratoi një ligj të unifikuar kundër diskriminimit I cili ndalon edhe diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor në të gjitha fushat.
Në 28 Korrik 2011, parlamenti miratoi një ndryshim në Ligjin për sigurimin shëndetësor, në të cilin ndryshimi I seksit nëpërmjet kirurgjisë do të mbulohet plotësisht nga shteti në programin shëndetësor bazë në mbarë shtetin. Ligji hyri në fuqi që prej vitit 2012.
Që prej 2003 janë bërë ndryshime në legjislacion specifikisht për të luftuar diskriminimin verbal me bazë orientimin seksual brenda medias. Ligji I emetuesve të radios përfshiu ligjin e mësipërm të miratuar në 2002, gjithsesi ligji nuk ishte mjaftueshmërisht efektiv pasi agjensitë radiofonike dhe ato monitoruese të medias kanë dështuar të ndërmarrin masa penale kundrejt personave ofendues.
Në vitin 2010 ushtria ushtarake serbe u dakordësua se persona biseksual dhe gej mund të shërbejnë në akademinë ushtarake, pork y lajm nuk pati mjaftueshëm jehonë në media. Gjithsesi aktvistët për LGBT në Serbi I transmetuan lajet Brenda komuniteteve, duke I inkurajuar personat LGBT për tu bërë pjesë e ushtrisë.
Sipas Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë, në një studim të realizuar në vitin 2012 rezultatet treguan se 48% e serbëve besojnë se homoseksualiteti përbën një sëmundje mendore.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Të drejtat LGBT në Serbi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.