Sylejman Pasha

Sylejman Pasha (turqisht: Süleyman Paşa) ka qenë sanxhakbej i Shkodrës, i Elbasanit dhe Vezir i Perandorisë Osmane nga familja e Bushatlinjve dhe sipas një kronike ishte nip i oxhakut të Hoxhollit.

Histori

Sapo u emërua sanxhakbej i Shkodrës, i kushtoi vëmendje të Vilajetit të Malit të Zi. Ai ishte në dijeni të marrëdhënieve në mes malazezëve dhe Republikës së Venedikut. Pasi dëgjoi se kishte patur biseda mes Mitropolitit Rufim Boljeviq dhe provveditore Zeno, ai u përpoq me të gjitha mjetet për ta thyer atë aleancës dhe për të ndarë Malazezët dhe Brđani nga Venedikasit. Më 1683 venedikasit bënë përpjekje për ta helmuar. Vitin tjetër, më 1684 venedikasit zbarkojnë në Kotorr, shpartallojnë garnizonin e vogël osman të Kastelnuovos dhe Budvës dhe nisen drejt Shkodrës. Sylejman Pasha u doli para me një fuqi sa gjysma e asaj veneciane e theu në zonën mes Tivarit dhe Kotorrit. Pasi çoi krerët e oficerëve, 12 flamuj dhe 4 komandantë regjimentesh në Stamboll, u shpërblye me titullin pashà me dy tuje dhe një qyrk gëzofi foke. Më pas u ngarkua të shtronte fiset e pabindura malësore të sanxhakut të tij.

Gjatë Luftës së Madhe Turke në vitin 1685, ai udhëhoqi një kontigjent që iu afrua Cetines, dhe rrugës luftoi me hajdukë në shërbim të Venedikut nën komandën e Bajo Pivljanin në kodrën e Vrtijeljka (në Betejën e Vrtijeljka), ku i mposhti kaçakët. Thuhet se Sylejmani arriti të depërtonte në Cetinë vetëm me ndihmën e Brđani, të cilët ishin në gjak me fiset e Malit të Zi. Më pas, osmanët fitimtarë parakaluan me 500 koka të prera përmes Cetines, dhe gjithashtu sulmuan manastirin e Cetinjes dhe pallatin e Ivan Crnojeviq. Syleymani ia dërgoi kokën e Bajos sulltanit si trofe. Në 1686 sulmoi Budvën.

Në mars dhe maj 1688, ai sulmoi fisin e Kuçit, i cili, me vojvodën Ivan Drekaloviç, me ndihmën e Kelmendit dhe Piperit, shkatërroi ushtrinë e Syleimanit dy herë, mori Medunin dhe shtiu në dorë sasi të mëdha armësh e pajisjesh. Pasi i joshi dhe i bindi fiset malësore, instauroi institucionin e bajrakut dhe zhduku krejt ndikimin venedikas që nga zotërimet e sanxhakut të tij e deri në Dalmaci, me fiset bashkëluftëtare. Më 1698 vezir e sanxhakbej i Shkodrës, ishte kryekomandant i forcave ushtarake të sanxhaqeve shqiptare për mbrojtjen e bregdetit nga sulmet e flotës veneciane.

Sylejmani hyri në Cetinë përsëri në 1692, përsëri me ndihmën e Brđani, dhe nxorri nga vendi venedikasit, duke ripohuar sundimin e tij mbi Malin e Zi, i cili kishte qenë nën mbrojtjen Venedikase. Arriti një marrëveshje me Venedikasit me 11 kushte nën të cilat ato janë të tërhiqen nga Cetine.

Në ditarin e vet, Mollà Daut Boriçi ka shënuar se më 1106 h (1694) Sylejman Pasha u caktua bejlerbej i Rumelisë. Eqrem bej Vlora kumton se pasi qe sanxhakbej i Shkodrës (1683-1693) u bë i Elbasanit (1693-1695).

Hydaverdi pashë Begolli



?
Sanxhakbeu i Shkodrës



fl. 1685-92
Ali Pasha nga Shkupi



1693-?

Shënime

Referime

Literatura

Tags:

Sylejman Pasha HistoriSylejman Pasha ShënimeSylejman Pasha ReferimeSylejman PashaBushatllinjtëGjuha turkePerandoria OsmaneSanxhaku i ElbasanitSanxhaku i ShkodrësVeziri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi diellorTenisiLeje DrejtimiFormimi i yjeveMeteoriBimët mjekësore në KosovëThanaSerie AKësulëkuqjaEposi i kreshnikëveGjuha standardeMali i ZiAlbert AjnshtajniKundrinoriDramaEmiratet e Bashkuara ArabeFosiletArben TaravariKalaja e PrezësKonferenca e Londrës (1912–1913)ApoloniaStimulim me gjoksKoniPirro i EpiritSportiStatistikaLidhëzaAdem JashariDemokraciaDevejaLista e vendbanimeve ilireFilozofiaShkodraMuzika populloreEmrat e bukur të AllahutAeroplaniEsad pashë ToptaniKarnavaletVetëtimaDinozauriFëmijaDon Kishoti i MançësLetërsia romantike shqiptareKulla EiffelVitamina DLista e personaliteteve ilireWilliam ShakespeareLista e festave në ShqipëriNdihma e parëLeukocitKarizmaArmët e SkënderbeutFabulaSarajet e bardhaVasfije KrasniqiKosovaHistoria e kompjuteritShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreZef PllumiVeshiUniversiteti i PrishtinësShenjat astrologjikeAgim NeshoLista e Kryeministrave të ShqipërisëPylliSeksi analShpikje te ndryshmePrilliEmpatiaFolkloriRilindja Kombëtare ShqiptareVjosa OsmaniIkametiFigura stilistikeSindroma DownHomeri🡆 More